Reagim ndaj shkrimit të Arbër Xhaferit

0

Autor: Skender Mustafi

small1Reagimi është bërë në formë komenti ndaj shkrimit të Arbër Xhaferit publikuar tek Koha.net.mk

Është shumë e logjikshme ardhja e një gjendje të këtillë në rajonin tonë, ku populli identifikohet si i ndryshëm. Madje thellimi kalon edhe në karta edhe më të gjëra kur koka të popullit haptazi “rrahin faqet” po për këtë çështje (Kadare – Qosja). Pra, thënë troç, çështja e çrrënjosjes së kulturës islame nga populli shqiptar i këtij rajoni nuk është problem i ditës së sodit. Është një brengë historike, por problemi është se akoma nuk janë gjetur mjetet e duhura për të realizuar këtë. Shumë persona janë marrë me analizën e kësaj problematike. Tani siç duket juve ju erdhi radha që nga kjo “pite” të hapi pak duke gjuajtur gurë nga e djathta/majta në të majtë/djathë. Pra siç na thotë populli: “Hedh gurin e fshih dorën.”

Personalitete sikur ju të cilët përmes “po kjo nuk është asgjë”, “kjo është shqiptare”, „kjo nuk është shqiptare, por arabe“ arritën të fusin në zemër të shoqërisë sonë urrejtjen jo vetëm ndaj një shqiptari tjetër, por në shumë raste edhe ndaj vetes. Falë angazhimit tuaj të mirëfilltë keni arritur që të gjeni elementet më provokuese për të futur në mesin e një popullate që u ka dhënë gjakun, siç edhe cekët në shkrim. Tipi juaj, përgjegjës për shumë vite mbi vlerat kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni zgjodhi persona të ndryshëm në poste të ndryshme për të mbrojtur po ato emra institucionesh që ju vetë i vutë. Dhe tani gjeni sy e faqe për të shpjeguar gjendjen?
Tendencat qorre për të identifikuar veten me diçka që nuk është e juaja e shtynë Kadarenë, që iku nga Shqipëria me ikjen e komunizmit, juve dhe shumë të tjerë të vetë identifikuar si intelektual të distancohen nga realiteti kulturorë e fetarë i popullit të Maqedonisë e edhe në një masë të madhe të atij të Kosovës. Dhe ju i njihnit bijtë e këtij populli, siç edhe cekët në shkrimin tuaj, që ata në masë të madhe e kishin ngatërruar fjalën e urtë në „Besnik banu e edhe besë zin.“ Dhe ja, ju që me vite të tëra gatuat nga mielli i këtij populli, tani gjuani gurë.

Pretendimet tuaja për të ç’identifikuar popullin tonë nga kultura, vlerat dhe të arriturat qindra vjeçare sa për tu ngjarë perëndimorëve, është e kotë. Ju ndoshta mund që të përdorni aftësinë tuaj për të vepruar tërthor, por akoma ka të tillë të tipit tuaj që ua prishin terezinë, si Ismail Kadare, Veton Surroi etj. Mos harroni se plani juaj i thënë troç nga persona tjerë e zhveshë edhe faqen tuaj.

Për të mos e zgjatur, populli nuk harron se ju jeni po ata që bijtë e këtij populli i emëruat kriminelë. Emra të tillë si Pjetër Bogdani, ju i zgjodhët dhe i futët tek institucionet shqiptare duke tentuar që të i mbillni në kokat e shqiptarëve si vlera të pa zëvendësueshme të popullit të vetë. Populli është vigjilent dhe i kupton vlerat shqiptare, por se ju i hijezuar të gjithë të tjerët që kishin ndonjë forcë islame në fjalën e tyre. Ju përmes dorës suaj të pa turp, po tentoni që nga ky popull të shkulni një vlerë që nuk konvenon, por që këtij populli i ka sjellë të mira qindra vite duke e mbrojtur edhe nga vetë çrrënjosja dhe zhdukja nga faqja e dheut. Vetëm ata që janë të pa turp përbuzin një popull që asnjëherë nuk ka munguar në çështjen kombëtare dhe „gabimisht“ po me të njëjtën zemër është identifikuar si musliman. Unë kësaj pune do i thosha:“O Muharrem Marku, xhaminë se deshte, kishës s’ja dite rendin, e ku … pe do vendin?“.

Skender Mustafi

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *