Rëndësia e marketingut në pikëpamje islame

Skender Mustafi
shkëputje e përshtatur nga libri:
“Maqketingu: Qasje shkencore-islame”
ref. Mustafi S. (2018). Marketingu: Qasje shkrencore-islame.
Fjalaime!, Shkup, f. 315, ISBN: 978-608-245-271-5

Të gjitha ndërmarrjet, e madje edhe vetë individët, në mënyrë formale ose jo formale, janë të përfshirë në aktivitete marketingu. Marketingu, na rrethon kudo në jetën e përditshme edhe atë qoftë nga perspektiva e ndërmarrjes, qoftë nga ajo e konsumatorit. Rëndësia e trajtimit të marketingut është jetësore për të kuptuar sjelljen e konsumatorëve ndaj ndërmarrjeve dhe produkteve e shërbimeve të tyre. Gjithashtu, është i rëndësishëm për të kuptuar sjelljen e ndërmarrjeve kundrejt reagimit të konsumatorëve dhe për të shfrytëzuar në të mirë, si dhe r përmirësimin e kësaj sjelljeje përmes ligjshmërisë, urtësisë dhe metodave islame.


Marketingu dhe pjesët e tij përbërëse, nëpër libra shkencore, zakonisht trajtohen vetëm nga perspektiva e ndërmarrjes. Kjo perspektivë ka të bëjë me gjenerimin e vlerave për të realizuar përfitime, ku si qëllim kryesorë është edukimi i individëve, grupeve dhe i ndërmarrjeve drejtë të kuptuarit të marketingut si mjet për të
tërhequr dhe mbajtur konsumatorët afër. Kjo ka të bëjë me njohjen e rrugëve të cilat mundësojnë ndërlidhjen me sukses me konsumatorët vetëm në rast përfitimesh. Megjithatë, të kuptuarit e marketingut mund të trajtohet edhe nga pikëpamja e konsumatorëve. Kjo pikëpamje përfshinë njohjen e mënyrës se si ndërmarrjet komunikojnë me konsumatorët dhe njohjen e “kurtheve” të ndërmarrjeve për të nxitur shitjen e produkteve dhe shërbimeve të tyre. Përmes kësaj pikëpamje, konsumatori njeh veten, e cila është nxitëse e reagimeve të ndërmarrjeve.

Për më shumë, marketingu Islam është më shumë se një shkencë e cila merret me studimin e proceseve ekonomike të cilat ndihmojnë njohjen e konsumatorëve, plotësimin e nevojave të tyre dhe kënaqjen e dëshirave të tyre, dhe ka synim më të lartë, në vete, arritjen e bekimit të All-llahut (Husnain, 2011).

Kështu që, qëllimi i kësa qasjeje është që të qartësojë tërësinë dhe rolin e marketingut në mënyrë që si konsumatorët ashtu edhe ndërmarrjet të njohin njëri-tjetrin si dhe që të dyja palët të njohin qëndrimin Islam rreth aktiviteteve të tyre.

Meqë marketingu luan rolin e një grepi, kompania rolin e një peshkatari dhe konsumatori rolin e një peshku, peshkatarët bëjnë çmos, zakonisht përbrenda kornizave ligjore të një shteti apo të një tërësie më të gjerë gjeografike, për të kapur sa më shumë peshq, madje edhe duke tejkaluar kufijtë e një normaleje ku bënë pjesë morali, etika, e vlerat tjera individuale e shoqërore.

Konsumatorët për shkak të efektit të lartë joshës së produkteve dhe shërbimeve, dhe për shkak të mos njohjes së elementeve të ndryshme të marketingut bien preh e vendimeve jo të mira të tyre.

Rrjedhimisht, ne kemi nevojë për dituri profesionale rreth marketingut, dituri kjo e cila na mundëson të njohim qëndrimin e drejtë Islam ndaj marketingut, elementeve dhe aktiviteteve të tij. Andaj, trajtimi shkencor-islam i elemente-ve të marketingut është i domosdoshëm në mënyrë që të vetëdijesohet shoqëria islame si në aspektin e implementimit profesional të mjeteve shkencore të marketingut me bazë islame, ashtu edhe në aspektin e realizimit të veprimeve morale e të lejuara të cilat gjenerojnë vlera jo vetëm për këtë botë, por edhe për botën tjetër.

Ne jetojmë të rrethuar nga një ambient joislam i cili në shumë pika ngrihet mbi vlera tjera nga ajo që Islami na mëson e na urdhëron dhe jemi shumë pakë në dijeni, – duke u bazuar në materiale e ligjërata të pakta mbi pjesë të caktuara të marketingut në aspekt Islam,- rreth asaj çfarë është e lejuar dhe çfarë është e ndaluar nga marketingu, për ne qoftë si sipërmarrës ashtu dhe si konsumatorë, nga ajo që ofron tregu.

Duke marrë parasysh këtë situatë, ne kemi nevojë urgjente për këtë lloj diturie, të aktiviteteve të marketingut, meqë është pjesë e përditshme e jetës sonë.

 

Referencat

# Hussnain, S. A. (2011). What Is Islamic Marketing. Global Journal of Management and Business Research, 2011. 11(11);4. https://globaljournals.org/GJMBR_Volume11/10.What-Is-Islamic-Marketing.pdf; Qasur më 16 mars, 2016

Komentet nga Facebook:

Po këto keni lexuar?!!

Leave a Comment