Revo Uninstaller

Revo Uninstaller është program ndihmës i cili mundëson largimin e programeve të cilat ju dëshironi dhe njëkohësisht largimin edhe të skedave që programet tentojnë të lënë pas vetes gjatë ç’instalimit. Programi gjithashtu mundëson kontrollimin e lehtë të mjeteve të Windowsit si TCP/IP, Qendrës së Sigurisë (Security Center), Informata mbi rrjetin (Network Information), shërbimeve të Windows-it (Services), etj. Gjithashtu mundëson edhe kontrollimin e programeve të cilat aktivizohen gjatë kyçjes së kompjuterit tuaj, pra ju shumë lehtë mund të zgjidhni se cilin program dëshironi të lini të aktivizohet automatikisht gjatë hyrjes në kompjuterin tuaj.


Karakteristikat
VS Revo Group Ofron 2 versione të programit edhe atë njëri është falas dhe tjetri vetëm 30 ditë falas. Karakteristikat e këtyre dy versioneve janë:

Karakteristikat e të dy versioneve
○ Skenimi dhe grisja e skedave të mbetura pas ç’instalimit
○ Mjetë shtesë për pastrim
○ Ndihmë teknike profesionale falas

Karakteristikat që posedon vetëm versioni PRO
○ Skenim i zgjeruar i skedave të mbetura – algoritëm kërkues më i avancuar
○ Monitorim i vazhdueshëm i ndryshimeve në sistem – gjatë instalimit të programeve
○ Ç’instalim i sforcuar – largim i skedave të programeve tanimë të ç’instaluar
○ Sistem mbështetës (backup) shumë shkallësh duke përfshirë mbështetjen e të gjitha regjistrave
○ Shtype në letër e programeve të instaluara
○ Eksportimi i listës së programeve të instaluara në TXT, HTML, dhe MS Excel
○ Ballinë me mundësi përshtatje
○ Përmbajtje e pamjeve
○ Përmbajtje e ç’instalimeve të njohura si “command line”
○ Funksionim i plot në sisteme operative 64-bit si Windows XP, Windows Vista dhe Windows 7

Info
Emri: Revo Uninstaller & Revo Uninstaller Pro
Madhësia: 2.29mb
Çmimi: Falas & 30 ditë falas
Autor: VS Revo Group

SHKARKO PROGRAMIN

Po këto i keni lexuar?