RocketDock

Autor: Skender Mustafi

RocketDock është program për organizimin e ikonave të programeve në desktop. Nga karakteristikat e këtij programi është mundësia e instalimit të shtesave të ndryshme që lehtësojnë menaxhimin e aplikacioneve. Dritaren e programit mund të e poziciononi sipas dëshirës, mund të e fshihni, mund t’ia ndërroni formën sipas dëshirës, si dhe veprime tjera.
Programi ndërvepron edhe me programe tjera si : MobyDock, ObjectDock, RK Launcher, dhe me pamjet e Y’z Dock. Punon mrekullueshëm edhe në kompjuterë të ngadalshëm. Është i përkthyer në shumë gjuhë dhe është shumë i lehtë për tu përkthyer.

Karakteristikat
○ Mundëson zvogëlimin e dritares
○ Para-pamje të drejtpërdrejtë të dritareve në Vista
○ Pamje e thjeshtë kap-dhe-hedh
○ Mbështetje për shumë monitorë
○ Mbështet ikona PNG dhe ICO
○ Ikonat rriten me kalimin e miut mbi to
○ Fshehje automatike dhe paraqitje pas kalimit me mi mbi hapsirë
○ Mundësi për pozicionim dhe rregullim të pamjes sipas dëshirës
○ Tërësisht i ndryshueshëm
○ Mbështetje të shtesave të ObjectDock
○ Ndërvepron me fytyrat e MobyDock, ObjectDock, RK Launcher dhe Y’z Dock
○ Vepron shumë mirë edhe në kompjuterë të ngadalshëm
○ I përshtatshëm me Unikod
○ Mbështetë shumë gjuhë dhe është i lehtë për përkthim

Info
Emri: RocketDock
Madhësia: 6.2MB
Çmimi: Falas
Autori: Punk Labs

SHKARKO PROGRAMIN

Po këto i keni lexuar?