Rregulli Politik dhe Rrënimi Politik

0

Shkarko punimin në “Word”

Hendeku Politik
Dallimi më i madh ndërmjet shteteve nuk qëndron në formën e tyre të qeverisjes por në shkallën e qeverisjes.
Hendeku politik i ngjan dhe ka të bëjë për shumëçka me hendekun ekonomik, por nuk është identik me të.
Vendet të cilat kanë ekonomi të nënzhvilluara mund të kenë sistem politik mjaft të zhvilluar, ndërkaq vendet me nivel të lartë të mirëqenies ekonomike mund të kenë ende politika kaotike dhe të paorganizuara.
– Gjatë viteve të ’50 dhe ’60, në mbarë Azinë, Afrikën dhe Amerikën latine erdhi deri tek një degradim i politikave dhe legjitimitetit të qeverive.

Por çfarë e shkaktoi këtë dhunë dhe destabilitet?
– teza kryesore e kësaj libre është se, një ndër arsyet kryesore për këtë dukuri ishin ndërrimet e shpejta sociale dhe mobilizimi i shpejtë të grupeve të reja në politikë, të pasuara nga një zhvillim i ngadalshëm i institucioneve politike.

Sipas de Toucquevillit, “niveli i pjesëmarrjes politike është duke u rritur shumë më shpejtë se ‘arti i shoqërimit të përbashkët’.
Urbanizimi, shkollimi, edukimi, industrializimi, përhapja e mass-mediave, të gjitha këto minojnë burimet tradicionale të autoritetit politik dhe institucionet politike tradicionale.

– Problemi kryesor në politikë qëndron në mangësinë e zhvillimit të institucioneve politike përballë ndryshimeve të shpejtë ekonomike dhe shoqërore.

Gjatë viteve të ’50, bindja dominuese në politikën e jashtme amerikane ishte se zhvillimi ekonomik – eliminimi i varfërisë, sëmundjeve dhe analfabetizmit – është mëse i nevojshëm për zhvillimin stabil ekonomik dhe politik të një vendi.
Sipas amerikanëve, ndihma ekonomike promovon zhvillimin ekonomik, zhvillimi ekonomik promovon ndërkaq stabilitetin politik.
Megjithatë, India gjatë viteve të ’50 ishte një ndër vendet më të varfra në botë, por ajo megjithatë karakterizohej nga një stabilitet i brendshëm politik në krahasim me vendet tjera më të zhvilluara, si p.sh Venezuela apo Argjentina.
Arsyeja e dytë pse SHBA-të nuk i kushtonin edhe aq rëndësi zhvillimit politik, qëndron në faktin se Amerika gjatë historisë së saj kurrë nuk pati nevojë të “gjejë” një rend politik stabil.
Amerikanët kurrë nuk patën nevojë të merakosen për krijimin e një qeverie.
Prandaj, kur një amerikan i rëndomtë mendon për ndërtimin e një qeverie efektive dhe stabile, ai nuk mendon në krijimin e një autoriteti për mbledhjen e pushtetit, por më tepër, në ndarjen dhe kufizimin e autoritetit dhe pushtetit shtetëror.
Mirëpo, autoritetit duhet të ekzistojë para se të kufizohet.

Qeveritë komuniste nuk janë edhe aq të mira sa qeveritë e lira dhe demokratike në ofrimin e mirëqenies sociale dhe industrisë së zhvilluar, por ato megjithatë janë shumë më të mira në vendosjen e  autoritetit efektiv.
Asnjë qeveri komuniste në një vend në zhvillim nuk është përmbysur deri më sot me grushtet.

Institucionet politike: Komuniteti dhe Rendi Politik

Forcat shoqërore dhe institucionet politike
Niveli i zhvillimit të komunitetit politik që një shoqëri arrin, reflekton marrëdhëniet ndërmjet institucioneve politike dhe forcave shoqërore që i përbëjnë ato. Me “forca shoqërore” nënkuptojmë çdo grup etnik, religjioz, territorial apo ekonomik.
Sa më heterogjene dhe komplekse të jetë një shoqëri, aq më i varur bëhet ruajtja dhe zhvillimi i komunitetit politik nga puna efektive e institucioneve politike.
Në një shoqëri në të cilën të gjithë i përkasin një grupi shoqëror, konfliktet janë të limituara dhe zgjidhen vetëm përmes strukturave të forcave shoqërore, që do të thotë se nuk ka nevojë për ndonjë institucione të veçantë politik.
Në një shoqëri të rëndomtë, komuniteti politik haset në marrëdhëniet ndërmjet një personi ndaj personit tjetër: burrit ndaj gruas, vëllaut ndaj vëllaut, etj. (Obligimet e komunitetit janë direkte dhe asgjë nuk ndërhyn nga jashtë).
Në një shoqëri komplekse ndërkaq, komunitetit politik përfshin marrëdhëniet ndërmjet njerëzve apo grupeve të njerëzve , me grupet që dallojnë prej tyre. (Obligimi është ndonjë, mit, kod i sjelljes apo traditë që  ato grupe e kanë të përbashkët).
Consesus juris dhe Utilitas communio – janë dy medaljet e komunitetit politik.
Ndërkaq, krijimi i institucioneve politike që reflektojnë interesin e përbashkët të një shoqërie, është si rrjedhojë elementi i tretë i domosdoshëm për mirëmbajtjen e komunitetit politik në një shoqëri komplekse.
“Në një shoqëri komplekse, komuniteti është produkt i aksionit politik dhe i mirëmbajtjes nga institucionet politike”.
Historikisht, institucionet politike kanë dalur nga mospajtimet ndërmjet forcave shoqërore, si dhe zhvillimi gradual i procedurave për zgjidhjen e këtyre mospajtimeve.
Derisa forcat shoqërore bëhen më të larmishme, institucione politike duhet të bëhen më komplekse dhe më autoritative. Dhe është pikërisht ky fenomen, i cili dështoi që të ndodh në shoqëritë në zhvillim të shek.XX, ku forcat shoqërore u bënë të fuqishme ndërsa institucionet politike më të dobëta.
“Zhvillimi i shtetit ngeli prapa evolutimit të shoqërisë”.

Kriteret e Institucionalizimit Politik
Komunitetit politik në një shoqëri varet nga fuqia e organizatave politike dhe procedurat efektive në shoqëri. Kjo fuqi si rrjedhojë, varet nga përmasat e përkrahjes për këto organizata dhe procedura, si dhe niveli i institucionalizimit të tyre.
Institucionalizimi nënkupton procesin në bazë të së cilit organizatat dhe procedurat fitojnë vlerë dhe stabilitet. Niveli i institucionalizimit mund të definohet nga adaptimi, kompleksiteti, autonomia dhe koherenca e organizatave dhe procedurave të veta.

Adaptimi dhe rigjideti
Sa më adaptuese të jenë organizatat dhe procedurat, aq më i lartë është niveli i institucionalizimit.
Një organizatë p.sh mund të jetë viktimë e suksesit të saj në të kaluarën, por e paaftë që të përshtatet ndaj sfidave të reja.
Adaptimi i një organizate mund të matet përafërsisht me moshën e saj dhe atë në tri mënyra:

1.Kronologjike – Sa më gjatë që në organizatë apo procedurë është në funksion, aq më i lartë do të jetë niveli i institucionalizimit. Sa më jetëgjatë të jetë, aq më të mëdha janë gjasat që një organizatë të mbijetojë gjatë kohës në të ardhmen.
Institucionet politike pra nuk krijohen brenda natës.
Në fakt, konfliktet e ashpra apo sfida të ngjashme më serioze mund të transformojnë organizatat në institucione shumë më shpejtë se çdo rrethanë tjetër 4normale.Zakonisht edhe partitë më të mëdha janë të lindura në revolucione.

2. Përmes moshës së përgjithshme : Sa më shpesh që një organizatë ka ndërruar liderët dhe ka tejkaluar problemet me zgjidhje paqësore, aq më e institucionalizuar ajo është.
Dihet se partitë politike mund të funksionojnë nën një lidership për vite me radhë.

3. Në aspektin e funksionimit: Zakonisht kur themelohen organizatat e ndryshme, ato kryejnë një funksion të caktuar. Por kur ai funksion nuk nevojitet më, atëherë ajo organizatë përballet me krizë serioze. Ajo ose gjen ndonjë funksion të ri për të kryer ose pajtohet me vdekjen.
Kjo do të thotë po ashtu se, një organizatë e cila ka përballuar më shuëm sfida gjatë jetës së saj dhe e cila u është adoptuar rrethanave të kohës, aq më e institucionalizuar është ajo.
Një parti politike përfiton në aspektin e funksionimit sa herë që ajo ndryshon përfaqësimin nga një rajon në rajonin tjetër, pao sa herë që kalon nga opozita në pozitë dhe anasjelltas. E kundërta vlen për partitë më pak të institucionalizuara.

 

Kompleksiteti – Thjeshtësia
Sa më e komplikuar që është një organizatë (politike) aq më e institucionalizuar është ajo.
Sa më i madh që është numri i nën-njësive, aq më të mëdha janë aftësitë e organizatës që të siguroj dhe ruaj lojalitetin e anëtarësisë. Pra, çdo organizatë e cila ka më shumë misione, e ka më lehtë që tu adoptohet rrethanave në të cilat duhet hequr dorë nga një mision se ajo e cila vetëm një mision në programin e saj.
Zakonisht, sistemet politike tradicionale dhe relativisht primitive janë më të ngarkuara dhe më lehtë shkatërrohen nga procesi i modernizimit. Në të kundërtën, shoqëritë tradicionalisht më komplekse, janë më të afta që tu adoptohen kërkesave të reja.
Sistem i thjeshtë politik është ai i cili varet nga jnë individ.
Amerika p.sh ka institucionin e Presidentit, Kongresit dhe Gjykatës Supreme, që gjatë historisë kanë luajtur role të ndryshme në funksionimin dhe ruajtjes së stabilitetit në shoqëri.
Platoni dhe aristoteli sugjeronin se “polisi” më i mirë është ai i cili kombinon oligarkinë me demokracinë.
Kompleksiteti pra prodhon stabilitet.

 

Autonomia –Subordinimi
Një masë e tretë e institucionalizimit është përmasat në të cilat një organizatë politike dhe procedurat ekzistojnë pavarur nga grupet tjera shoqërore dhe metodat e sjelljes.
Institucionalizimi politik në kuptimin e autonomisë, nënkupton zhvillimin e organizatave politike dhe procedurave të cilat nuk janë vetëm shprehje e interesave të një grupi të posaçëm shoqëror.
Si në rastin e gjyqësisë, autonomia e institucioneve politike matet me përmasat në të cilat interesi dhe vlerat e tyre janë të dallueshme nga interesat e institucioneve tjera dhe grupeve shoqërore.
Procedurat politike po ashtu kanë nivelin e tyre të autonomisë, që varet nga shkalla me të cilën një zyrtarë politik mund të përmbyset nga disa ushtarë, ose me ndihmën e parave.
Organizatat politike të cilat zakonisht janë të ndieshme ndaj ndikimeve jopolitike brenda shoqërisë, zakonisht janë më të ndieshme nga ndikimet jashtë vendit.
Në çdo shoqëri të ndikuar nga ndryshimet sociale, shfaqen grupe të reja që kërkojnë të marrin pjesë në politikë. Dhe në rastet kur mungon autonomia e sistemit, ato grupe mund të futen në politikë pa pasur nevojën e identifikimit me procedurat e themeluara politike më herët.
Qendra mbetet për liderët më të lartë, ndërkaq periferia e nën-njësive ndihmon në filtrimin e anëtarëve të rinj në politik, si dhe pranimin e tyre pa kërcënuar integritetin e sistemit ekzistues politik dhe institucional.

 

Koherenca – Jouniteti
Sa më e unifikuar dhe më koherente që është një organizatë, aq më e institucionalizyar është ajo.
Zgjerimi i shpejtë apo substancial në anëtarësin e një organizate të sistemit, mëton që të dobësojë koherencën. Kordinimi dhe disciplina janë shumë domethënëse në këtë aspekt.

 

Institucionet politike dhe Interesi Publik
Pa institucione të fuqishme politike, një shoqërie i mungojnë mjetet për të definuar dhe realizuar interesin e saj të përbashkët.
Në të vërtetë, kapaciteti për të krijuar institucione politike, nënkupton kapacitetin për të krijuar interesin e përbashkët publik.

Tradicionalisht, interesi publik është definuar në tri mënyra:

  1. përmes vlerave idelae dhe normave si p.sh ligji natyror ose arsyeja e thjeshtë, të harmonizuar me interesin e një individi të vetëm,
  2. të një grupi klasor (Marks) ose shumicës,
  3. si rezultat i procesit garues ndërmjet individëve apo grupeve.

– Interesi publik përfshin çdo gjë që fuqizon institucionet qeveritare.

Demokratët besojnë se institucionet qeveritare kanë funksione përfaqësuese, që do të thotë të shprehurit e interesit të një grupi tjetër (zgjedhësve). Por ata harrojnë se edhe instuticionet qeveritare kanë po ashtu interesa të tyre vetanake.
Sipas teorisë demokratike, aksionet qeveritare derivojnë legjitimitetin e tyre nga përmasat në të cilat ato përfaqësojnë vullnetin e popullit.
Sipas konceptit procedural, ato janë legjitime nëse përfaqësojnë rezultatin e një procesi konfliktesh dhe kompromisi në të cilin kanë marrë pjesë të gjitha grupet e interesuara.
Ekzistimi i institucioneve politike, të afta që ti japin substancë interesit publik (si p.sh Presidenca në SHBA), i bën të dallueshme edhe më shumë vendet e zhvilluara nga vendet në zhvillim.
Në jnë shoqëri të mbrapshtë dhe të pazhvilluar, secili liderë, secili individ, dhe secili grup, ndjek dhe supozohet se ndjek vetëm interesin e tij afatshkurtë material, pa ndonjë interesim më të madh për interesin e gjërë publik.

Pjesëmarrja Politike: Modernizimi dhe Rënia Politike
Modernizimi është një proces shumëfunksional, i cili përfshin ndryshimet në të gjitha sferat e të menduarit dhe aktivitetit njerëzor. (urbanizimi, industrializimi, demokratizimi. Edukimi dhe pjesëmarrja mediale).
Në aspektin psikologjik, modernizimi përfshin një ndryshim fundamental të vlerave dhe qëndrimit.
Modernizimi nënkupton edhe një rritje më të shpejtë të popullatës urbane në krahasim me atë rurale, si dhe një rënie të agrokulturës në raport me industrializimin.

Të gjitha aspektet e modernizimit, që janë më të rëndësishmet për politikën, mund të klasifikohen në dy kategori:

  1. Mobilizimi Social –  angazhimet sociale, ekonomike dhe psikologjike të vjetra të një shoqërie, erodohen apo thyhen, ashtu  që njerëzit e rëndomtë vihen në dispozicion për një skemë të re të shqërizimit dhe sjelljes. Kjo nënkupton një ndryshim në sjellje, vlkera dhe pritjet e njerëzve.
  2. Zhvillimi ekonomik –mund të matet me të ardhurat kombëtare për kokë banori apo niveli i industrializimit.

Aspektet më kryesore të modernizimit politik mund të kategorizohen në tri aspekte:

  1. Modernizimi politik nënkupton racionalizim të autoritetit – zëvendësimi i një grupi të madh të autoritetit politik tradicional, religjioz, familjarë apo etnik, me autoritet politik kombëtar sekular dhe të vetëm. Kjo nënkupton pavarësin shtetërore nga ndikimi i jashtëm dhe pavarësin e brendshme të një shteti nga forcat rajonale dhe lokale.
  2. Modernizimi politik përfshin diferencimin e funksioneve të reja politike  dhe zhvillimin e strukturave të specializuara për të kryer këto funksione.
  3. Modernizimi politik nënkupton një pjesëmarrje të rritur në politikë nga grupet e ndryshme shoqërore në shoqëri.

1         Modernizimi nuk nënkupton domosdoshmërisht një lëvizje sinjifikante drejt sistemit modern politik.
2         Për më shumë se gjithçka, shteti modern dallohet nga shteti tradicional për nga përmasat e pjesëmarrjes së popullatës në politikë.

Në shoqëritë tradicionale pjesëmarrja politike është më shumë e koncentruar në fshat, për ç’arsye aspekti më fundamental i modernizimit politik është pjesëmarrja në politik përtej kufijve të fshatit, si dhe zhvillimi i institucioneve të reja politike për të organizuar këtë pjesëmarrje.
Pikërisht, për këtë arsye, modernizimi di të krijoj armiqësi përmes konfliktit të vlerave të reja dhe të vjetra në një shoqëri.
Modernizimi pra nënkupton vetëdijesimin e të gjitha grupeve në shoqëri, për interesat e tyre ndaj grupeve tjera. Por njëherit ajo rrit gjasat për konflikt ndërmjet grupeve tradicionale dhe moderne, por edhe ndërmjet vetë grupeve moderne. (P.sh konflikti ndërmjet elitave afrikane të shkolluara në SHBA me elitat moderne vendore).

 

Modernizimi dhe Dhuna
Moderniteti ofron siguri, por modernizimi ndjell destabilitet.
Nëse vendet e varfra janë jostabile politikisht, kjo nuk është për faktin se ato janë të varfra, por për faktin se ato përpiqen të bëhen më të pasura.
Gjatë viteve të ’60, çdo shtet i prapambetur dhe jostabil ishte shtet në modernizim e sipër.
Të dhënat tregojnë se një shoqëri e pastër tradicionale do të ishte më stabile politikisht se një vend që kalon nëpër fazën e tranzicionit.
Shpeshtia e revolucioneve në Amerikën latine është direkt e lidhur me nivelin e zhvillimit ekonomik të vendeve përkatëse.
Në fakt, në vendet në zhvillim,dhuna dhe destabiliteti hasen më së shpeshti në pjesët më të pasura të vendit.
Hoselitz dhe Weiner zbuluan se “korelacioni ndërmjet stabilitetit politik dhe zhvillimit ekonomik është shumë i dobët, e madje edhe negativ”.
Në Itali p.sh, qendra e komunistëve është pikërisht në veriun e zhvilluar, se në jugun e varfër.
Niveli i destabilitetit të një vendi është i lidhur pra me përqindjen e modernizimit në atë vend.

– Tetë indikatorët e modernizimit janë:
1. shkollimi primar dhe post-primar;
2.konsumimi i kalorive;
3. shpenzimet e të jetuarit;
4. radio;
5. mortaliteti i fëmijëve;
6. urbanizimi;
7. shkrim-leximi;
8. të ardhurat kombëtare.

– Modernizimi i Evropës përendimore dhe Amerikës veriore është zhvilluar për një periudhë të gjatë kohore, p.sh në Angli zgjati 183 vjetë (1649-1832), SHBA 89 vjetë (1776-1865), ndërkaq në vendet jopërendimore shumë gjëra janë zhvilluar në mënyrë simultane (të njëkohshme), prandaj edhe ka ende probleme të pazgjidhura.
Karl Dojç vlerëson se indikatorët bazë të procesit të modernizimit në SHBA dhe Angli kanë ndryshuar për 0.1 përqind në vit, ndërkaq në vendet në zhvillim 1 përqind në vit.

Mobilizimi Social dhe Destabiliteti
Marrëdhënia ndërmjet mobilizimit social dhe destabilitetit politik duket arsyeshmërisht direkt.
Përballë pjesëmarrjes në rritje të qytetarëve dhe vetëdijësimit të tyre politik, në rast të mungesës së institucioneve të afta politike, rezultati është dhuna e rritur dhe destabiliteti politik.
Sa më i shpejtë shkollimi in popullatës, dhe paaftësia e qeverisë për ta kanalizuar këtë dukuri në institucione përkatëse, aq më të mëdha janë gajsat për ndryshimin e dhunshëm të pushtetit. Një përvojë e tillë ngjau pikërisht në Shri Lankë gjatë viteve 1948-1956, Burmë ’60 dhe Kore veriore ’60.
Shikuar në përgjithësi, sa më i lartë të jetë numri i të papunësuarve të shkolluar, aq më destabilizuese janë rrethanat politike në një shtet. Kuba ishte vendi i katërt me popullatën më të shkolluar kur ajo përjetoi revolucionin komunist.
Pjesëmarrësit qytetarë në politik që janë më  të pashkolluar, paraqesin rrezik shumë më të vogël për sistemin politik demokratik, se p.sh pjesëmarrësit e shkolluar. Ky shembull ilustrohet më së miri në rastin e Indisë.

 

Zhvillimi ekonomik dhe destabiliteti
Zhvillimi i shpejtë ekonomik mund të :
1.   çrregullojë grupet tradicionale të një shoqërie, duke rritur numrin e atyre që preferojnë revolucionet
2.   prodhon pasanika të shpejtë dhe të ri, që synojnë të fitojnë pushtetin ekuivalent me statusin e tyre të ri
3.   rrit mobilizimin gjeografik, duke shkaktuar migrimin masiv dhe të shpejtë nga zonat rurale në zonat urbane
4.   rrit hendekun ndërmet shtresës së pasur dhe të varfër, dhe shton numrin e atyre që janë të varfër
5.   rrit të ardhurat e një nmri të vogël personash, duke shkaktuar lakminë e të tjerëve e me këtë edhe destabilizimin shoqëror
6.   kërkon një restriktim të përgjithshëm të konsumit, duke shkaktuar pakënaqësin e popullatës.
7.   rrit nivelin e edukimit dhe qasjen ndaj mass-mediave, gjë që rrit kërkesat e popullatës tej nivelit të realizueshmërisë.
8.   shkakton konfliktet rajonale dhe etnike rreth përhapjes së investimeve
9.   rrit kapacitet për kërkesa të  një grupacioni apo organizate, të cilat qeveria nuk është e aftë ti plotësoj.

Rritja ekonomike shton nivelin e mirëqenies materiale, duke shkaktuar njëherit edhe frustrimin social.
Tukevill thotë se të gjitha revolucionet, në Francë, Angli, Amerikë, Rusi etj., janë pasuar nga një zhvillim i hovshëm ekonomik i shoqërisë, si pasojë e industrializimit.
Mirëpo, në disa vende të Amerikës latine është konstatuar se zhvillimi ekonomik nuk ka shkaktuar aq shumë destabilitete politike, që do të thotë se marrëdhënia ndërmjet këtyre dy variablave është më e komplikuar seç mendohet.
Disa teoricientë thonë se varfëria barrierë e mirë kundër destabilitetit. Sepse ata të cilët mendojnë për të siguruar bukën e nesërme nuk kanë kohë për të tu marrë me angazhime politike.
Në anën tjetër, edhe vendet të cilat kanë arritur zhvillim të theksuar ekonomik, stabiliteti politik është më i madh. Kjo do të thotë se korelacionin ndërmjet zhvillimit ekonomik dhe destabilitetit ekziston vetëm në ato vende ku është shënuar një zhvillim mesatar apo fillestar ekonomik.

Hipoteza e hendekut
Mobilizimi shoqëror është më shkatërrues se zhvillimi ekonomik.
Modernizimi rrit dallimin ndërmjet aspiratave kërkuese dhe realizuese, gjë që shkakton frustrimin e popullatës dhe pakënaqësi.
Përmasat në të cilat frustrimi shoqëror prodhon pjesëmarrjen politike varet për shumëçka nga natyra e strukturave ekonomike dhe sociale e një shoqërie tradicionale.
– Shumica e vendeve në modernizim e sipër, përveç urbanizimit kanë nivel të ulët të mobilitetit socio-ekonomik.
Toka apo çdo pasuri tjetër më e madhe është ngushtë e lidhur me oligarkinë vendore, ose korporatat e jashtme investitore.
Moszhvillimi i politik i një vendi, shikuar në aspektin e institucionalizimit politik, e bënë edhe më të vështirë që kërkesat ndaj qeverisë së vendit të kanalizohen në kanale legjitime, duke bërë që pjesëmarrja e shtuar politike të kalojë në destabilitet politik.
– Pikërisht për këtë, Revolucionet zakonsiht ndodhin kur pas një zhvillimi domethënës ekonomik, një vend stagnon shpejtë. Siç ishte rasti me Kubën e viteve 1952-1953.

Pabarazia dhe destabiliteti
Pabarazia politike është ngushtë e lidhur me destabilitetin politik.
Modernizimi ndikon pabarazinë ekonomike e me këtë edhe destabilitetin politik në dy mënyra:
a.   së pari, pasuria dhe të ardhurat janë më pabarazisht të shpërndara në vendet e varfëra se në vendet ekonomikisht të zhvilluara. (mobilizimi social rrit vetëdijësimin rreth pabarazisë e me këtë edhe reagimin e popullatës).
b.   Në aspektin afatgjatë, zhvillimi ekonomik prodhon një shpërndarje me të barbartë të të ardhurave se në shoqëritë tradicionale.

Modernizimi dhe korrupsioni
Korrupsioni është sjellje e një zyrtari publik, e cila devijon nga normat e pranuara me qëllim që ti shërbejë qëllimeve private. Korrupsioni është po ashtu mungesë e institucionalizimit efektiv politik.
Korrupsioni në shoqëritë në modernizim nuk ka të bëjë edhe aq shumë me devijimin nga normat e pranuara të sjelljes, sa me devijimin nga normat e kornizës së themeluar më herët të sjelljes. Prandaj, konflikti ndërmjet normave tradicionale dhe moderne, hap mundësi të reja për individët që të veprojnë në mënyrat që nuk i justifikojnë asnjëra normë.
Korrupsioni njëherit kërkon bërjen e dallimit ndërmjet rolit publik dhe atij privat.
Sepse p.sh është e pamundur që të akuzohet mbreti për korrupsion në mbretërinë e tij, në rast se popullata vendore nuk bën dallimin ndërmjet mbretit si individ dhe mbretit si mbret.
Në shoqëritë tradicionale dhe të pazhvilluara, nuk ekzistonte dallimi ndërmjet obligimit ndaj shtetit dhe ndaj familjes, prandaj vetëm pasi që u kuptua ky dallim u bë i mundur akuzimi i personave për korrupsion.
Korrupsioni prandaj është produkt i të dalluarit ndërmjet mirëqenies publike dhe interesit privat, që vije së bashku me modernizimin.
– Modernizimi kontribuon në korrupsion, pasi që krijon burime të reja të pasurisë dhe pushtetit.
Ekziston korrupsioni i të varfërve (me ç’rast pushteti politik këmbehet për para, Afrikë) dhe korrupsioni i të pasurve (me ç’rast paratë ndërrohen pushtet politik, SHBA)
Shumëfishimi i ligjeve njëherit ofron mundësi të reja për korrupsion.
Premtimi i  një politikani për të ndërtuar një urë në rast se votohet për të mund të konsiderohet si vepër korrupsioni po aq si edhe atij i cili u jep para fshatarëve për të votuar për të.
Çdo vend i korruptuar anon kah dhuna, mirëpo dhuna është më e rrezikshme se korrupsioni.
Korrupsioni madje shpeshherë mund të jetë dobiprurës për funksionimin e sistemit, sikurse ç’ështe reforma. Korrupsioni në fakt mund të jetë zëvendësues i reformës, ndërkaq së bashku me të mund të zëvendësoj edhe revolucionin.
– Korrupsioni shërben për të zbutur presionin e grupeve të ndryshme për ndryshimin e politikave, sikurse reforma që shërben për të reduktuar presionin e klasave të ndryshme për ndryshime strukturore.
Përmasat e korrupsionit që modernizimi prodhon në një vend janë në funksion të natyrës së shoqërisë tradicionale si proceseve modernizuese.
Duhet thënë se vendet më të polarizuara në aspektin e shtresave popullore, kanë më pak korrupsion politik.
Kështu p.sh niveli i lartë i korrupsionit në Afrikë, mund të ndërlidhet me ekzistimin e vogël të ndarjeve klasore, si dhe kalimin e shpejtë nga varfëria në pasuri.
Në të gjitha shoqëritë në zhvillim, niveli i korrupsionit rritet sa më lartë strukturës politike që shkohet të burokracisë. Sepse ata që marrin më shumë pushtet kanë më shumë mundësi për të arritur tek pasurimi i shpejtë.
Në shtetet e zhvilluara ndërkaq, niveli i korrupsionit mund të haset më së shumti në nivelet e ulëta të burokracisë. Arsyeja për këtë qëndron në institucionet politike kombëtare të fuqishme dhe stabile.
Gjatë shekullit 18 dhe 19, korrupsioni i ndërrmarjeve hekurodhore dhe industrialistëve në fakt ndihmoi zhvillimin e shpejtë të SHBA-ve.
Kjo ngase një shoqëro e zhvilluar tradicionale mund të përmirësohet më shumë me pak korrupsion, ndërkaq një shoqëri me korrupsion dominues nuk ka gjasa që të përmirësohet me më shumë korrupsion.
Historikisht, partitë e fuqishme organizative janë ndërtuar qoftë nga revolucioni (nën), apo nga patronazhi (mbi). Siç është rasti me Ataturkun dhe Partinë republikane Popullore gjatë viteve të ’20 dhe ’30, apo partinë Revolucionare Meksikane gjatë viteve të ’20.
Korrupsioni më së shumti mbijeton në vendet me parti politike të paafta dhe  joefektive, dhe në shoqëritë ku dominon interesi individual, familjar apo klanor.

 

Hendeku Qytet – Fshat: Depërtimi urban dhe kryengritja e “të gjelbërve”
Një ndër rezultatet politike kryesore të modernizimit është edhe hendeku ndërmjet fshatit dhe qytetit. Dhe ky dallim është një pengesë e madhe drejt integrimit kombëtarë.
Modernizimi në fakt matet pjesërisht edhe me rritjen e qyteteve.
Përmirësimi i infrastrukturës ka reduktuar hendekun qytet-fshat por megjithatë nuk e ka eliminuar atë.
Një prej probleme fundamentale të politikave në shoqëritë modernizuese është pikërisht zhvillimi i mjeteve për tejkalimin e këtij hendeku ndërmjet qytetit dhe fshatit, dhe rivendosjen e unitetit kombëtarë që modernizimi e ka shkatërruar.
Zakonisht elementet urbane të shtresës së mesme përmbysin elitën sunduese rurale të shoqërisë tradicionale, një proces ky që zakonisht shoqërohet me dhunë.
Sa më urbane që bëhet një politikë shtetërore aq më jostabile ajo është. Prandaj kërkohet një aleancë ndërmjet grupeve urbane dhe masave popullore në fshatra.
Dallojmë 4 lloje të kryengritjeve të fshatarëve:

  1. kur intelektualët nacionalist mobilizojnë grupet e ndryshme fshatare në politikë, si në Indi dhe Tunis;
  2. kur elitat urbane formojnë aleanca me votuesit rural për të mposhtur partitë më të forta urbane,
  3. mobilizimi nën lidershipin ushtarak (Kore Jugore, Egjipt).
  4. kur në mungesë të tri burimeve të mësipërme, një grup intelektualësh urban mobilizojnë dhe organizojnë fshatarët kundër sistemit politik, gjë që zakonisht rezulton me revolucion.

Destabiliteti urban është i vogël por universal, destabiliteti rural ndërkaq është i madh por i shmangshëm.
Me rritjen e urbanitetit, qeveria e qyteteve fiton ndikim gjithnjë e më të madh në fshatra, me çka edhe faza e modernizimit kalon në modernitet dhe atëherë fillon stabiliteti politik i gjithmbarshëm. Në këtë rast, shoqëria e cila dikur karakterizohej me kulturë tradicionale rurale, tani karakterizohet me kulturë moderne urbane.

Stabiliteti Politik: Shtetet civile dhe pretoriane
Sistemet politike mund të identifikohen nga niveli i tyre i institucionalizimit politik (dallojmë nivel të lartë dhe të ulët) dhe niveli i pjesëmarrjes politike (nivel të lartë, të mesëm dhe të ulët).
Stabiliteti i çdo sistemi politik varet pra nga raporti ndërmjet pjesëmarrjes politike dhe institucionalizimit politik.
Niveli i institucionalizimit politik në një shoqëri mund të jetë shumë më i ulët në një shoqëri me pjesëmarrje të vogël politike se me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, ndonëse shoqëritë me nivel të ulët në dy aspektet mund të jetë shumë më stabile se ato me nivel të lartë të pjesëmarrjes por me nivel të ulët të institucionalizimit politik (të cilat pra quhet shtet pretoriane).
Shtete civile quhen shoqëritë me nivel të lartë të institucionalizimit por me nivel të ulët të pjesëmarrjes.

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakZoti Ekziston
Artikulli tjetëroazë në tharje
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *