Shpjegimi gjerman i politikës

Youtube Screenshot

Nga gjermanishtja përktheu dhe përshtati: Skender Mustafi Djali kthehet nga shkolla dhe i thotë babait: Në shkollë, tani, kemi të drejtë civile. A mund të më shpjegosh çka është politika? Babai thotë: Mirë, dëgjo. Unë i sjellë paratë në shtëpi, unë jam kapitali. Nëna jote menaxhon paratë dhe i harxhon ato, ajo është qeveria. Gjyshi që jeton me ne kujdeset që gjithçka të ecin me drejtësi dhe në harmoni, është sindikata. Ana e cila ndihmon në mirëmbajtjen e shtëpisë, është klasa punëtore. Dhe për kë e bëjmë këtë? Për ty.…

210+ thënie mbi familjen

Më të mirët nga ju janë ata të cilët janë më të mirët për familjet e tyre. – Muhammed Ibn Abdullah (paqja qoftë mbi të) Në lidhjet familjare, dashuria në të vërtetë shqiptohet “K.O.H.Ë – Dieter F. Uchtdorf Njeriu duhet sjellë ndjeshëm dhe sjellshëm me fëmijët. Jeta familjare është lidhja më e mirë. Fëmijët janë gjykatësit tanë më të mirë. – Otto von Bizmark Pasardhësit njeriu nuk mund t’i ndryshojë, por mund të përcaktojë çfarë do të ndodhë me pasardhësit. – François de la Rachefoucauld Çdo gjeneratë përqesh baballarët, përqeshë gjyshërit…

Ma mbush një akullore, një fyll “sonçoklet” dhe mos më çaj trapin

Autor: Skender Mustafi MSc. BIS & BSc. BA Nëse vërtetë më ka mësuar diç kurbeti janë: dhimbja për vendlindje dhe dhimbja për njerëzit që jetojnë në atë tokë sepse vetëm së bashku kanë kuptim të plotë, njohja e vetes dhe njohja e shoqërisë sime nga e cila vijë sepse të harruarit e faktit të prejardhjes pamundëson njohjen e vendit dhe shoqërisë në të cilin gjenden, mbrojtja e identitetit tim sepse ikja nga identiteti për të marrë një identitet tjetër të lë pa identitet. Sa i përket kësaj pikës së fundit…

Mbreti dhe Bujku

Një mbret kishte dalë në një piknik në natyrë për të përthithur pak ajër të pastër. Gjatë shëtitjes pa një bujk i cili me plotë hare po mbjelltë tokën. E takoi dhe epyeti: Mbreti: O burrë, po shoh sejeni shumë të gëzuar që po punoni tokën, a është kjo toka e juaj? Bujku: Jo zotëri, kjo nuk është toka ime, unë punoj me mëditje- me rrogë. Mbreti: Po sa rrogë merre për këtë punë që e bëni ju ? Bujku: Për këtë punë marr katër dinarë!. Mbreti: A të mjaftojnë…

Plaku, kopshti, patatet dhe shërbimi shtetërorë

Përktheu dhe përshtati nga gjermanishtja: Skender Mustafi Publikuar në internet nga: Tadday Rastetter Një arab i vjetër ka 40 vite që jeton në Çikago. Me gjithë qejf do të donte që në kopshtin e tij të mbillte patate, por është i vetëm, i vjetër e i dobët. Djali i tij studion në Paris. Për këtë ai i shkruan një letër elektronike djalit të tij. “I dashur Ahmed, jam shumë i mërzitur meqë në kopshtin tim nuk mund të mbjell patate. Jam i sigurt që po të ishte ti këtu do të mund të…

110+ thënie nga Mark Tuein (Mark Twain)

Përktheu dhe përshtati: Skender Mustafi Për të pasur sukses në jetë nevojiten dy gjëra: injoranca dhe besimi në veten. Shko në Parajsë për klimën, në Ferr për shoqërinë. Mos ec vërdallë dhe të thuash se bota të ka borxh një jetë. Bota nuk të ka borxh asgjë. Ishte më parë këtu. Pleqëria është çështje e mendjes mbi materien. Nëse nuk ja vë mendjen nuk është me rëndësi. Sekreti i të ecurit përpara është të fillosh. I merr faktet së pari, pastaj mund t’i shformosh si të duash. Nuk mund të…