Fazat e zhvillimit të fëmijëve sipas Jean Piaget

Autor: Skender MustafiBSc. Punë Sociale Jean Piaget (lexo Zhan Piazhe) (1896 – 1980), ishte një psikolog i njohur zviceran i thelluar në psikologjinë e zhvillimit. Ai u bë i njohur me punën e tij në fushën e zhvillimit mendor të fëmijëve. Ishte njëri nga profesionistët e parë që studiuan zhvillimin e fëmijëve në mënyrë shkencore. Piaget besonte se fëmijët kalojnë disa faza të caktuara, të cilat dukshëm dallojnë nga njëra-tjetra, gjatë zhvillimit të aftësive të tyre intelektuale. Këto faza ndahen mbi supozimin se fëmija eksploron në mënyrë aktive mjedisin ku…

100+ thënie nga Edward de Bono

Përgatiti, përktheu dhe përshtati: Skender Mustafi Inteligjenca është potencial. Të menduarit është aftësia me të cilën shfrytëzojmë atë potencial. Rregulli i parë i intelektualizmit është: ‘Nuk ke shumë për të thënë, bëje sa më komplekse që është e mundur.’ Të menduarit nuk është zëvendësues për informacionin, por informacioni mund të jetë zëvendësues për të menduarit. Vetëm praktika nuk mjafton. Marrëdhënia mes inteligjencës dhe të menduarit është sikur ajo mes automjetit dhe grahësit të atij automjeti. Të menduarit është aftësia e të vepruarit me të cilën inteligjenca vepron në bazë përvojën. Duhet zhvilluar aftësinë e…

Si të shkruaj hyrjen e një punimi shkencor?

Përgatiti: Skender Mustafi Hyrja e një punimi është njëra nga tri pjesët kryesore promovuese të punimit tuaj kërkimor, përkrah abstraktit dhe përfundimit. Shpesh herë mentorët profesorët/kërkues shkencorë kërkojnë që kërkimin që ju ose ata propozojnë të e shpalosni përmes hyrjes, Kështu ata kuptojnë përmbajtjen dhe mënyrën se si ju do ta shtjelloni temën që po propozoni për kërkim ose kuptojnë se sa dhe si e keni kuptuar temën që u është ofruar për kërkim. Për më tepër, hyrja është nga pjesët e para që lexohet nga të interesuarit për të…

Shkenca Islame: Metoda shkencore

Shkencëtarët myslimanë i vunë theks më të madh eksperimentimit se sa popujt e civilizimeve më të hershme, (shembull filozofët grek më shumë i vunë theks racionalitetit se sa eksperimentimit), kjo ishte për shkak të përqendrimit të madh në vrojtimin empirik të gjetur në Kur’an dhe sunnet,[14][15] [16][17] dhe për shkak të themelimit rigoroz të metodave historike në shkenën e hadithit.[14] Ata paraqitën për herë të parë kuantifikimin, vrojtimin preciz, eksperimentin e kontrolluar dhe përshkrimin e kujdesshëm. Qasja e tyre e re ndaj hetimit shkencorë çoi drejt zhvillimit të metodës shkencore…