shqiponja dhe njeriu

Një herë një njeri zuri një shqiponjë, ja preu menjëherë krahët dhe e lëshoi ndër pula. Ajo dukej e pikëlluar për gjendjen e saj të mjerë. Një njeri tjetër e bleu këtë shqiponjë dhe e la që t’i rriten prapë krahët. Atëherë shqiponja i hapi krahët e fluturoi, zuri një lepur dhe ia solli menjëherë mirëbërësit të vet. Dhelpra e pa këtë e i tha: – Mos ia dhuro këtij, por atij të parit, që mos të zërë prapë dhe mos t’i shkulë prapë krahët. Porosia e përrallëzës: Mirëbërësit duhet t’i…

Thënie mbi shqiptarët e Shqipërinë

Mblodhi: Skender Mustafi “Nga thëniet të cilat mbledhim nëpër lista të caktuara duhet përfshirë edhe ato të cilat nuk na pëlqejnë, por që i takojnë temës. Sfida më e madhe është të pranohet dhe të hidhet në shesh e vërteta e jo të injorohet ajo.” – Skender Mustafi “…duam vetëm bashkimin dhe unitetin e racës shqiptare, përparimin e saj intelektual dhe ekonomik me qëllim që të bëhemi mjaft të fortë për të kundërshtuar atë që synon të na përpijë ne…” – Ismail Qemali “Shqipëria u takon shqiptarëve dhe jo komunitetit…