Faqe interneti: Nevoja dhe rëndësia për biznesin?

Gacaferri

Autor: MSc. Skender Mustafi Njohje Gjatë hulumtimit të librit tim të fundit, mbi 95% të të dhënave të hulumtimit, për rreth tri vite, i kam shfrytëzuar nga interneti. Kam shfletuar me qindra faqe interneti. Madje, edhe librat e autorëve ndërkombëtarë nuk I kam lexuar në versionin e shtypur, por atë elektronik. Për më shumë, kërkim specifik kam bërë vetëm për ndërmarrjet që kam njohur më herët. Në përgjithësi, kërkimet i kam bërë në mënyrë të përgjithshme, siç i bëjmë zakonisht në motorët e kërkimit si Gjirafa, Google, Bing, etj.. Shfrytëzimi…

150+ thënie mbi librin dhe leximin

thenie mbi librin dhe leximin

Përgatiti, përktheu dhe përshtati: Skender Mustafi lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka) (Kur’an, 96:1) Leximi duhet përcjellë me të menduar dhe me të vepruar, përndryshe leximi si i vetëm është i dëmshëm pas një kohe të caktuar. (Skender Mustafi) Sot jemi dëshmitarë se po dominon elektronika, e me theks të veçantë interneti, kurse interesimi i leximit të librit gjithnjë e më shumë po zbehet. Ndoshta dikush këtë do ta arsyetonte me dinamikën e kohës, andaj këtë e quan lehtësi e përparim, por dikush do ta quante edhe djallëzi. …

Libri që ia vlen të lexohet, ia vlen të blihet

Autor: MSc. Skender Mustafi “Libri që ia vlen të lexohet, ia vlen të blihet” – John Ruskin Libri “Fikhu Islam – Dispozita nga Namazi, Agjërimi, Zeqati dhe Haxhxhi” ia vlen të blihet dhe lexohet. Dekadën e fundit jemi fundosur nga më të shumtat informacione të fabrikuara, të pa fabrikuara, të forta, të dobëta, të mesme, e të shumë llojeve tjera. Përkundër që kemi paketuar informacionet sipas forcës, fatkeqësisht akoma nuk kemi instrumente për të matur atë (forcën). Se si është realizuar matja dhe si është bërë paketimi, mos më pyesni. Shpesh herë jo…

Modeli i kompetencave mediatike nga Heinz Moser dhe zbatimi i tij në praktikë

AutorSkender Mustafi Në shoqërinë moderne, fjala media i referohet kryesisht togut të fjalëve “media masive” përmes të cilave shumë njerëz fitojnë qasje tek informacionet. Media janë të gjitha pajisjet e ndryshme elektronike fundore, si dhe aplikacionet dhe përmbajtja që funksionojnë në këto pajisje (DIVSI 2015: 12). ‘Kompetencat mediatike’ janë talentet dhe aftësitë që njerëzit kanë ose që ata fitojnë përmes mediave për të zgjidhur probleme të caktuara, si dhe vullneti dhe aftësitë e lidhura me to për të qenë në gjendje të përdorin zgjidhjen e problemeve me sukses dhe me…

Top 15 faqe me lloje shkronjash (font) falas

Përgatiti: Skender Mustafi Kompjuteri me si bazë së bashku me sistemin operativ përmban dhe disa lloje shkronjash font-e, si Calibri, Cambria, Ariel, Times new Roman e të tjera, të cilat mund t’i shfrytëzojmë për të shkruar tekste të ndryshme qoftë në programe për tekste si MS Word, MS PowerPoint ose programe tjera për përpunim të fotove, grafikëve e të tjera. Shpesh herë këto lloje shkronjash nuk janë të mjaftueshme për të kënaqur nevojat tona për rregullim, përshtatje e zbukurim të teksteve, fotove e materialeve tjera. Falë internetit dhe angazhimit të njerëzve…

Marketing miksi në internet (virtual)

Autor: MSc. Skender Mustafi Akoma ka diskutime rreth studiuesve të marketingut rreth asaj se si duhet shikuar marketingu modern, cilët elemente duhet vendosur në majë dhe cilat në fund të piramidës së marketingut. Nëse merrni dhe shoshitni publikime0t, në këtë lëmi, pas vitit 2010, mund të vëreni se vendimet janë të ndryshme dhe nuk ekziston pëlqim i studiuesve i cili favorizon një element dhe ngritë atë qartë mbi elementet tjera. Për të kuptuar, vlerësuar dhe ndarë  funksionet e marketingut, fillimisht duhet kuptuar, vlerësuar dhe ndarë marketingun. Duhet kuptuar marketingun tradicional…