Ish luftëtarët janë pjesë e popullit tonë!

Autor: MSc. Skender Mustafi Përgjigje ndaj shkrimit: “Veteranët dhe zgjidhja e problemit të tyre.” nga Driton Smakaj Veteranët e luftës parimisht nuk janë njëkohësisht dhe politikanë. Kjo është dëshmuar me rrjedhat politike në Kosovë, të cilat akoma nuk kanë të ndalur. Rrjedha pa vlera. Aq më shumë, ata nuk janë as ekonomistë. Në fakt, nga përvoja e pas luftës mund të kërkohej nga qeveria që të lirohet nga korrupsioni së paku sa i përket angazhimit të ish luftëtarëve në biznes, ose/dhe në zhvillimin e politikave të drejta të biznesit. Politika…

Thënie mbi Kosovën

Pavarësia është katarzë…; Gjërat nuk do të ndryshojnë brenda natës dhe ne nuk mund të harrojmë të kaluarën, por ndoshta do të ndjehem e sigurtë tani dhe ankthet e mia përfundimisht do të më largohen. (Antoneta Kastrati,  New York Times, 18, Shkurt, 2008, ref) Ndihmojeni vendin tonë, që po bën çdo gjë të e shpëtojë Kosovën nga këta që duan të na e rrëmbejnë. Nëse e harrojmë Kosovën, Kosova do të na harrojë ne. Kosova është Vendi jonë i Shenjtë, Jerusalemi jonë. (patriarku serb Irinej, 25 Janar 2010) Unë besoj se…

Thënie mbi shqiptarët e Shqipërinë

Mblodhi: Skender Mustafi “Nga thëniet të cilat mbledhim nëpër lista të caktuara duhet përfshirë edhe ato të cilat nuk na pëlqejnë, por që i takojnë temës. Sfida më e madhe është të pranohet dhe të hidhet në shesh e vërteta e jo të injorohet ajo.” – Skender Mustafi “…duam vetëm bashkimin dhe unitetin e racës shqiptare, përparimin e saj intelektual dhe ekonomik me qëllim që të bëhemi mjaft të fortë për të kundërshtuar atë që synon të na përpijë ne…” – Ismail Qemali “Shqipëria u takon shqiptarëve dhe jo komunitetit…

2014 (fjalët e mia)

Studimi Të studiosh është pa vlerë nëse nuk e tejkalon atë. Studiuesi duhet të e tejkalojë studimin, pra duhet të e kuptojë dhe implementojë atë, të arritur, tërësisht apo pjesërisht (nëse ka mundësi). Studim nuk është vetëm plani universitar, por edhe të gjitha problematikat tjera të cilat kërkojnë të kuptuar e më pas implementim. T’i tjerrësh mundësitë e veshjes së shtëpisë me mobilie në bazë të hapësirës, buxhetit e funksionalitetit, është studim. Ne çdo ditë “studiojmë” rrjedhën politike shtetërore, ndërkohë që kemi problem me ligat e ujit për shkak se…

BIG BROTHER – Emancopëtim i kulturës së shqiptarëve!

Makineri mediatike jo për ”emancipimin” e shoqërisë sonë, por për emanCOPËTIMIN e kulturës sonë! Cikle emisionesh – episodash shumë tendencioze për ndërrimin e kulturës sonë sociale me një kulturë që asnjë shoqëri e civilizuar në botë nuk e ka; shkurt dhe shqip është servim pa asnjë vlerë njerëzore, madje as më të voglën morale, faktikisht aty ka vlera nënshtazore, njashtu kjo vlen edhe për “Shpijën e Kosovës”, që në fakt nuk e përfaqëson Kosovën tonë të pasuruar me vlera që i kemi trashëguar shekuj me radhë, me djersë e me…

Fjalët e mia

Skender Mustafi

Autor: Skender Mustafi Këto shënime janë realizuar për një periudhë më të gjatë edhe se një muaj duke ngërthyer në vete kohë dhe situata të ndryshme personale e shoqërore, kështu që në një moment të caktuar mund të duken interesante dhe të përshtatshme kurse në një moment tjetër ndoshta të tepruara dhe të pa përshtatshme, por vlerësoj se mirë është të i mbledh në një vend që të mos ngarendni të i gjeni nëpër vende të ndryshme. Shënimet janë postuar në formën origjinale të shkruar më parë. Unë nuk i frikohem…