20+ shtesa falas për të siguruar faqen tuaj në WordPress

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 4 minuta Faqet e ngritura mbi WordPress shpesh herë janë bërë preh e sulmeve të ndryshme masive qoftë përmes qasjes individuale, qoftë përmes robotëve të ndryshëm. Fatmirësisht, për mbrojtjen e faqeve ofrohen shtesa të shumta të cilat mund të shkarkohen dhe instalohen si me pagesë ashtu edhe falas. Më poshtë mund të gjeni listën e shtesave më të popullarizuara për mbrojtjen e faqeve. 1. WordFence WordPress Security ka mbi 22 milion shkarkime. Shtesa përmbanë të gjitha karakteristikat dhe freskohet në mënyrë të vazhdueshme. Mund ta gjeni me version falas ose me pagesë.SHKARKO SHTESËN 2. iThemes…

Top 15 faqe me lloje shkronjash (font) falas

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 1 minutë Përgatiti: Skender Mustafi Kompjuteri me si bazë së bashku me sistemin operativ përmban dhe disa lloje shkronjash font-e, si Calibri, Cambria, Ariel, Times new Roman e të tjera, të cilat mund t’i shfrytëzojmë për të shkruar tekste të ndryshme qoftë në programe për tekste si MS Word, MS PowerPoint ose programe tjera për përpunim të fotove, grafikëve e të tjera. Shpesh herë këto lloje shkronjash nuk janë të mjaftueshme për të kënaqur nevojat tona për rregullim, përshtatje e zbukurim të teksteve, fotove e materialeve tjera. Falë internetit dhe angazhimit të njerëzve…

Faqe interneti me shtesa të reja

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 2 minuta Përgatiti: Skender Mustafi Nga ofertat më të reja dhe më interesante në regjistrimin e emrave të faqeve të internetit është ajo nga Name.com Inc.. Name.com ofron regjistrimin e faqeve të internetit me shtesa tjera nga ato që i njohim si standarde si com, net, org, edu, tv e të tjera. Kjo kompani ofron një mori shtesash të reja si social, capital, ninja, exchange, flights e të tjerë. Numri i shtesave të reja është i shumtë edhe pse nuk është i pa kufizuar. Interesante për tu vërejtur është fakti që ofertat nuk janë sikur për…

Si i rendit fjalët kyçe dhe faqet Google në motor kërkimi?

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 5 minuta Autor: Skender Mustafi Po ua sjell këtë artikull lexuesve meqë vlerësoj se edhe juve u është lodhur truri nga disa njerëz të cilët ndoshta nga dëshira për të shprehur një dashuri ose nga pa dituria merren me çështje të kota. Gjithë ditën hanë bukë duke e lyer me Google dhe prapë se prapë e qeshi e përqeshin këtë motor të mrekullueshëm kërkimi. Ta kemi të qartë, unë nuk e kam martuar Google që të e mbrojë, por në brendi jam i tillë që mbrojë vlerat e mira. Andaj, me plotë bindje…

14 faqe për të kërkuar dokumente falas (doc,pdf,ppt etj.)

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 2 minuta Autor: Skender Mustafi Artikulli së fundi u freskua më: 22 Maj, 2013 Artikulli u botua më: 5 Janar, 2012 Google.com, Bing.com, Ask.com, search.yahoo.com janë motorë të mirë kërkimi megjithatë në disa raste edhe ato janë të tepërt. Sot, thuajse të gjithë kërkojnë tek Google e cila herë pas here ndërron mënyrën e paraqitjes së rezultateve  veprim i cili ndikon edhe në vlerën e rezultateve. Më bezdisës dhe më nevrikosës është rasti kur ju keni nevojë për diç specifike në një kohë të shkurtër, pra ju dëshironi rezultate të mira dhe…

20+ ueb faqe për modelim FALAS-ONLINE të diagrameve të llojeve të ndryshme

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 3 minuta Përgatiti: Skender Mustafi Realizimi i veprimeve të ndryshme drejtpërdrejtë në internet shpeshherë është më i mirë se realizimi i tyre përmes softuerëve në kompjuter, posaçërisht kur këto mjete mundësojnë ripërpunimin e dokumentacioneve të realizuara më parë. Në këtë mënyrë ju nuk keni nevojë të instaloni softuerë në kompjuterin tuaj duke punuar drejtpërdrejtë në internet dhe duke nxjerrë vetëm produktin në disk. Madje disa aplikacione si Google Drive, mundësojnë ruajtjen e dokumenteve të përpunuara në “re” (nga anglishtja: Clouds) e tyre në internet. Më poshtë do të paraqesim një listë faqesh të…