Video e shkurt: përshkrimi, vlera dhe shfrytëzimi

Autor: Skender Mustafi Siç edhe analizuam dhe trajtuam tek artikulli “Gjatësia ideale e videove për reklamim”, në pikëpamjen e biznesit, videot me përmbajtje reklamuese janë më të shpërndarat në internet, me mbi 49% në vitin 2018. Gjithashtu analizat e shumta, të përcjella nga politikat e portaleve të njohura, vërtetojnë se shikuesit më së shumti janë të interesuar rreth videove të cilat ngërthejnë idenë brenda 60 – 90 sekondave. Sidoqoftë, të gjitha analizat dhe sugjerimet profesionale përqendrohen në realizimin e videove të shkurtra. Për më shumë, është gjithashtu më shqetësuese nëse…

10+ ueb faqe me foto FALAS për promocion më të mirë

Fjalaime Dizajn

Autor: MSc. Skender Mustafi Komunikimi dhe marketingu kanë të bëjnë me të gjitha metodat, taktikat dhe instrumentet e përballjes me njeriun, konsumatorin, klientin, publikun, ejt.. Gjithnjë, e në vazhdimësi, është bërë përpjekje për të gjetur strategjinë më të mirë për t’iu qasur tjetrit. Për ta bërë atë që fillimisht të kuptojë qartë porosinë. Të pranojë porosinë e dërguar. Të kuptojë vlerat e asaj porosie. Së fundi të reagojë ndaj porosisë së pranuar. Ky reagim mund të jetë përmes konsumimit të vlerave direkte, të ofruara nga ana e dërguesit të porosisë,…

Jeta virtuale dhe virtualiteti real

Autor: Mrs. Skender Mustafi Foto: Bryan Kramer – bryankramer.com Ajo që mund të vihet re në këtë kohë të zhvillimit të madh teknologjik e sidomos të zhvillimit të teknologjive të sistemeve të informimit është fakti se personaliteti i njeriut është bërë një çështje gjithnjë e më abstrakte duke qenë një mbështjellës i dy realiteteve, atij fizik dhe atij virtual. Njerëzit të cilët me përmasa të mëdha kanë përqafuar realitetin virtuale duke e vënë në rëndësi thuajse të barabartë me atë fizik, në të shumtën e rasteve janë të pa vetëdijshëm për seriozitetin me të…

10 këshilla për një prezantim bindës

Përgatiti: Skender Mustafi Prezantimet bëhet me një qëllim të vetëm,  bindjen e audiencës në përputhje me konceptin tuaj që prezantoni. Pavarësisht nëse prezantoni një produkt, një teori ose ndonjë tërësi/strategji marketingu, audienca duhet bindur me prezantimin e bërë. Përndryshe qëllimi i prezantimit nuk është arritur. Fundja i tërë mundi bëhet që, jo vetëm të shpaloset diç, por që audienca të pranojë atë që shpaloset si të vërtetë. Më poshtë po paraqesim 10 këshilla për të mbajtur dëgjuesit zgjuar dhe të koncentruar gjatë prezantimit tuaj, madje edhe në fund të jenë të kënaqur…

Arti Islam: Miniaturat

Përktheu dhe përshtati: Skender Mustafi Në artin Islam zënë vend të rëndësishëm edhe miniaturat. Miniaturat më të mira janë ato persiane dhe pas tyre mogulet e turket, që u ndikuan nga persianët përbëjnë kryevepra të artit dhe pasqyrojnë kulmin e artit të pikturës në botën islame. Këto miniatura, sidomos ato të periudhave timuride dhe safavide, në të vërtetë janë çmuar universalisht si kryevepra të mrekullueshme artistike. Miniaturat persiane arritën përsosje të mahnitshme nga këndvështrimi i ekzekutimit të detajeve, ndërthurjes së ngjyrave dhe trajtimit të tyre shpirtëror e jo natyralist të…