.NET Framework – të gjitha versionet

Autor: Skender MustafiFreskuar më 17.12.2018 .NET Framework është aplikacion-kornizë e zhvilluar dhe ofruar nga Microsoft për sistemin operativ Windows, Linux dhe MacOS.  Koriza, në vete, përmban shumë biblioteka nga të gjitha gjuhët e njohura dhe të shfrytëzuara të programimit. Në këtë mënyrë mundësohet leximi dhe ekzekutimi i aplikacioneve në kompjuterët të cilët kanë si sistem operativ Windows, Lunux ose MacOS. Versionet e ndryshme të aplikacionit mund t’i shkarkoni falas. Më poshtë janë nyjat e lidhura me faqen e korporatës Microsoft. Versioni Nyja .NET Framework 4.7.2 shkarko (x86 dhe x64) .NET Framework…

13 shtesat për Firefox, më mirat e vitit 2013

Përgatiti: Skender Mustafi   1) URL Link: Nëse keni pasur ndonjë nyje (link) në e-mail që ka pasur URL të parregullt, duke shfrytëzuar këtë shtesë mund të përzgjidhni tekstin dhe të e hapni atë në formë të nyjës. 2) Click and Clean: përmes kësaj shtese mund të pastroni shfletuesin tuaj në mënyrë të organizuar dhe shumë efikase. 3) Clear Console: Një shtesë me specifika të veçanta për pastrimin e “mbeturinave” nga shëtitjet nëpër internet. Madje pastrimin shfletuesi mund të e bëjë automatikisht, nëse e aktivizoni atë. 4) Self-Destructing Cookies: Kjo shtesë nuk është vetëm një shtesë për menaxhimin e…

Si të fitosh para përmes reklamës së Google.com?

Autor: Skender Mustafi Hyrje Të flasësh mbi temën se si funksionon marketingu tek Google është njëjtë sikur të flasësh mbi atë se si vetë Google.com funksionon, madje edhe mbi cilën ide kjo kompani është themeluar dhe ngritur deri në shkallën momentale të përfitimeve. Në këtë analizë do të keni mundësinë të informoheni mbi konceptin e organizimit të elementeve të marketingut tek Google dhe mundësinë që ju keni për të fituar para përmes Google. Kjo analizë përqendrohet vetëm mbi shtjellimin e koncepteve përbërëse të marketingut të Google-s dhe jo për veprimet teknike që…

Cili shfletues është më i miri për momentin?!

Autor: Skender Mustafi A është me rëndësi të diskutojmë për këtë çështje? Po, si për programuesit e ueb faqeve ashtu edhe për shfrytëzuesit e thjeshtë. Vini re, programuesit e faqeve të kompanive dhe ofruesve të shërbimeve të cilat në vëllim financiar janë të mëdha programojnë dhe dizajnojnë faqet e tyre që tu përgjigjen njëjtë të gjithë shfletuesve, por jo edhe kompanitë e vogla dhe ofruesit tjerë të shërbimeve. Që të programohet një faqe për të gjithë shfletuesit vërtetë nevojitet investim i konsiderueshëm në kohë dhe mjete financiare. Madje edhe sikur ti…

HTML5 Hap Pas Hapi: Nyjezimi

Autor: Skender Mustafi Një nga karakteristikat bazë që e bën që HTML të dallojë nga gjuhët tjera të programimit të ueb aplikacioneve është nyjëzimi (në anglisht linking ose nyje që në anglisht është link). HTML ofron mundësinë që elemente të ndryshme të mund të nyjëzohen në mënyrë që lundrimi nëpër faqe të bëhet sa më i përshtatshëm dhe atraktiv. Nyjat në të gjitha faqet në përgjithësi i gjeni me ngjyra të ndryshme varësisht nga gjendja e tyre. Nyjat mund të jenë: Të pa vizituara Është një rregull e pa shkruar sa i përket…

130+ thënie mbi diturinë

  Injoranca e tij ishte e mrekullueshme sikur dituria e tij. – Arthur Conan Doyle Natyra e mire është më e vlefshme se dituria, më shumë se paraja, më shumë se nderi, për personin që e posedon. – Henry Ward Beecher Dituria nuk ka vlerë përveç nëse e fut në praktikë. – Anton Chekhov Dituria njerëzore është prind i dyshimit. – Fluke Greville Dituria është burimi më demokratik i fuqisë. – Alvin Toffler E gjithë dituria jonë na sjell më afër injorancës sonë. – T. S. Eliot Dituria rritet në…