Dhija e gomari

Njëherë një njeri kishte një dhi e një gomar. Dhia ia kishte lakmi gomarit për ushqimin me bollëk që i jepnin dhe thoshte se ai tani përpiqej duke rrotulluar gurin e mullirit e mandej duke bartur barrën. Prandaj e këshilloi që të shtirej se nuk mund të ecën me këmbët e veta dhe të rrëzohet në ndonjë hendek, e me këtë mënyre t’i japin pushim. Ai u besoi këtyre fjalëve dhe pasi u rrëzua në lëndinë, u lëndua. I zoti thirri veterinarin dhe iu lut për ndihmë. Veterinari i tha…

Gomari dhe ujku

Një herë ujku shkoi në lëndinë dhe gjeti një gomar duke kullotur. Iu afrua gomarit dhe deshi t’i sulej e ta hajë. Gomari e ndjeu rrezikun dhe e luti ujkun. Aman, – i tha ujkut, – mos më ha, se unë di ku ka mish shumë më të mirë. Unë di një vend ku një tufë delesh të majme  kullosin dhe mund të të shpie atje që të hash e të ngopesh mish. Ujku u mendua shpejt. Goja i rrodhi lëng për mish deleje dhe i tha: Mirë pra, më…

700 thënie nga Rumi

Përmblodhi dhe përgatiti: Skender Mustafi Xhalaludin Muhammed Rumi (1207 – 1273), ishte poet persian i shekullit të 13-të, fakih hanefi, dijetar islamik, teolog maturidi dhe mistik sufi me origjinë nga Khorasani i Madh në Iranin e Madh. Poezitë e tij janë përkthyer gjerësisht në shumë nga gjuhët e botës dhe janë zhvendosur në formate të ndryshme. Veprat e Rumit janë shkruar kryesisht në persisht, por herë pas here ai ka përdorure dhe turqishten, arabishten dhe greqishten në vargjet e tij. Ik nga reja e zezë që të rrethon. Atëherë do…

2014 (fjalët e mia)

Studimi Të studiosh është pa vlerë nëse nuk e tejkalon atë. Studiuesi duhet të e tejkalojë studimin, pra duhet të e kuptojë dhe implementojë atë, të arritur, tërësisht apo pjesërisht (nëse ka mundësi). Studim nuk është vetëm plani universitar, por edhe të gjitha problematikat tjera të cilat kërkojnë të kuptuar e më pas implementim. T’i tjerrësh mundësitë e veshjes së shtëpisë me mobilie në bazë të hapësirës, buxhetit e funksionalitetit, është studim. Ne çdo ditë “studiojmë” rrjedhën politike shtetërore, ndërkohë që kemi problem me ligat e ujit për shkak se…

Një aplikacion për celularë: falas apo me pagesë qoftë edhe 1€?

Autor: Skender Mustafi Programimi i aplikacioneve nuk është punë e cila bëhet nga të gjithë. Madje nuk është punë e cila bëhet nga shumica. Madje nuk është punë e cila bëhet nga shumica e programuesve. Një numër i vogël i njerëzve programojnë programe për celularë edhe atë për një lloj gjuhe programuese. Të pakët janë ata të cilët janë profesionistë për më shumë se një gjuhë programuese dhe realizojnë projektet në kohë dhe me sukses.

101 Fjalë të thëna nga populli

Kur mazi del para pele. Kur lecka përdhoset. (Origjinal krahina:Kur stela përdhoset.) Ata bum me top, na bum me moral. Kësaj pune i thonë lagëm sot e më rruaj pasnesër. Të gjallit ia kanë inati, jo të vdekurit. Ti pe do Amerikën ma shumë se Bushi. M’rrove, t’rrova, brisku i berberit. Nuk ka fjalë të mëdha, por tru të vegjël. Para pavarësisë hajsha bukë e shpresë për liri, tani po ha pavarësi e shpresë për bukë. Unë foli për lisa e ti për fshisa. Si lopa si viçi. Aj që…