Konsumimi i përmbajtjeve mediatike nga fëmijët e moshës 6 deri në 11 vjeç

AutorSkender MustafiMSc. Implementim i Sistemeve të Informimit në BiznesBSc.-Studiues Çështjet SocialePunim shkencor pran FHNW Lexo tek: Research Gate Hyrje Akoma e kam në mur broshurën që «Zyra për Parandalimin e Varësisë në Kantonin e Cyrihut» në vitin 2017 e botoi dhe shpërndau nëpër shkolla. Ndër të tjera, në të theksohet dhe për shkak të ruajtjes së shëndetit të fëmijëve në mënyrë profesionale rekomandohet një qëndrim prej 30 minutash para ekraneve të mjeteve elektronike për fëmijët 3 deri në 5 vjeç ose një kohë prej 1 ore për fëmijët 9 deri…

Shkenca Islame: Ndikimi në shkencën evropiane

Skender Mustafi Punuar për projektin Wikipedia Shqip Kontribut drejt rritjes së shkencës evropiane ishte kërkimi i skolastikëve evropianë për dituri të reja, të cilat mund të gjendeshin vetëm në mesin e myslimanëve posaçërisht në Spanjën Islae dhe në Sicili. Këta skolastikë përkthyen tekstet e reja shkencore dhe filozofike nga gjuha arabe në gjuhën latine. Njëri nga përkthyesit më produktiv në Spanjë ishte Zherardi nga Kremona i cili përktheu 87 libra nga arabishtja në latinisht, duke përfshirë: nga Muhammad ibn Musa al-Khwarizmi librin Algjebra dhe Almukabala, nga Jabir ibn Aflah librin…

Arti Islam: Kaligrafia

Kaligrafia Islame ose – bukur shkrimi arab fokusohet si një formë parësore e artit dhe si një shprehje vizuale që lidhet me parimet kozmike dhe shpirtërore të popujve që përqafuan Islamin, si dhe me prejardhjet socio-historike të tyre. Anembanë botës islame, kaligrafia është një simbol që përfaqëson bashkimin, bukurinë dhe fuqinë.[14] Kaligrafia përfaqëson drejtpërsëdrejti përgjigjen e shpirtit të myslimanëve ndaj zbritjes së shpalljes Kur’anore. Poezia arabe ekzistonte para zbritjes së Kur’anit, mirëpo nuk kishte kaligrafi arabe para shpalljes Kur’anore. Kaligrafia islame është një art specifik islam pa ndonjë para prirje…

Arti Islam: Në vende të ndryshme

Arti në Siri, Irak dhe Anadoll Turqit seljuk zgjeruan kufijtë përtej Iranit gjer në Anadoll duke fituar mbi Perandorinë Bizantine në betejën e Manzikertit në vitin 1071 dhe vendosën sulltanat të pavarur si pjesë nga kalifati në Iran. Ata u dobësuan shumë gjer në vitin 1243 kur dhe territoret i pushtuan Mongolët, por parat mbetën nën emrin e tyre gjer në vitin 1304. Arkitektura dhe objektet sintetizonin stile të ndryshme, së bashku Iraniane dhe Siriane, shpesh vlerësimi i saktë është shumë i rëndë. Në këtë kohë në këto territore u…

Arti Islam: Historia e artit Islam

Punoi: Skender Mustafi Duke marrë parasysh shtrirjen e shpejtë të territoreve Islame, ndeshjen me kulturat tjera tek popujt tjerë si dhe duke marrë parasysh kohën e realizimit të këtyre ndryshimeve arti Islam gjatë historisë mund të ndahet në disa periudha. Periudha Muavijane Gjatë periudhë Muavijane u zhvillua arkitektura e qytetëruar pasi që u futën koncepte dhe plane të reja në praktikë. Kështu erdhi në shprehje “plani arab”, me oborre dhe xhami të mëdha me stil të ri. Kjo lloj arkitekture u bë e njohur me ndërtimin e xhamisë së madhe…