Llojet e shërbimeve në Re (Cloud Computing)

Autor: Skender Mustafi Kompanitë të cilat kanë të zhvilluar teknologjinë e Kompjuterizimit në Re ofrojnë shërbimet e tyre për konsumatorët bazuar në shumë modele nga të cilat fillimisht tre ishin janë kryesore. Ato ofrojnë: –   1. Infrastrukturën si Shërbim –   2. Platformën si Shërbim –   3. Softuerin si Shërbim –   Modelet tjera të shërbimeve lidhur me këtë teknologji janë të njohura me shkurtesë të përgjithshme XaaS që do të thotë X si shërbim e që janë: Strategjia si Shërbim, Bashkëveprimi si Shërbim, Procesi i Biznesit si Shërbim, Baza e të…

Dhuna ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve si rezultat i dhunës mes partnerëve

Autor: Skender Mustafi1BSc. Punë Sociale Hyrje Në këtë punim do të trajtoj tre elemente të rëndësishme të cilat janë të lidhur drejtpërdrejtë me dhunën ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve e cila reflektohet si rezultat i dhunës në partneritet edhe atë:• dhuna mes partnerëve,• cikli i rrjedhës së dhunës mes partnerëve dhe• dhuna ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve.Dy elementet e para do të trajtohen vetëm në atë masë sa për tu kuptuar si elementet më të rëndësishme të cilat shpien drejt dhunës ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve. Që në fillim duhet theksuar se si…

Prodhimi i fëmijëve – Perspektiva biologjike, ekonomike, psikologjike, sociale dhe islame

Autor:Skender MustafiJusuf Zimeri Abstrakt Shoqëria njerëzore po përballet me një rrjedhë të zhvillimeve të reja mjekësore, të cilat kanë zënë rrënjë në shoqërinë moderne dekadën e kaluar, por që tani kanë marrë hov në zhvillim. Ndër më të diskutuarat dhe më kontradiktoret nga ato është ajo e “nënës barrëmbajtëse” ose “nënës zëvendësuese1”. Është fjala për mbjelljen e vezores së fekonduar të një nënë e cila mban barrën e shtatzënisë në këmbim të të mirave materiale ose si një akt human e vullnetar për të gëzuar të tjerët me fëmijë. Kjo…

Modeli i kompetencave mediatike nga Heinz Moser dhe zbatimi i tij në praktikë

AutorSkender Mustafi Në shoqërinë moderne, fjala media i referohet kryesisht togut të fjalëve “media masive” përmes të cilave shumë njerëz fitojnë qasje tek informacionet. Media janë të gjitha pajisjet e ndryshme elektronike fundore, si dhe aplikacionet dhe përmbajtja që funksionojnë në këto pajisje (DIVSI 2015: 12). ‘Kompetencat mediatike’ janë talentet dhe aftësitë që njerëzit kanë ose që ata fitojnë përmes mediave për të zgjidhur probleme të caktuara, si dhe vullneti dhe aftësitë e lidhura me to për të qenë në gjendje të përdorin zgjidhjen e problemeve me sukses dhe me…

Citimi i drejtë i fjalës së shkruar

Citimi nëpër shkrime

Citimi është një zbukurim dhe pasuri në fjalën e shkruar. Nëse një sjellje e caktuar është përhapur në një shoqëri nuk do të thotë se është e drejtë dhe se duhet vepruar po në të njëjtën mënyrë. Edhe pse ky nuk është një shkrim i cili vlerëson të tjerët më duhet të theksoj se është bërë zakon që shkrimet në gjuhën shqipe të jenë të pastër nga referencat. Shikuar nga prizmi shkencor, fitohet përshtypja se autori ka zbuluar të gjitha të arriturat në shkrim ose ka pasur të gjitha mendimet…

Nevoja për marketing të rishqyrtimit

Më herët studiuesit përmes hulumtimeve dhe vlerësimeve të ndryshme, gjithmonë kanë sugjeruar se vetëm 5% e konsumatorëve, të cilët kanë parë reklamën, janë të gatshëm të blejnë produktin ose shërbimin e reklamuar. Sipas hulumtimeve të American Express rreth konsumatorëve të cilët blejnë përmes internetit, vetëm 2% e vizitorëve të shitores së ndërmarrjes janë të gatshëm që në vizitën e parë të blejnë produktin ose shërbimin e caktuar. Në të vërtetë, 98% e konsumatorëve vizitojnë shitoren në internet ose ueb faqen për arsye tjera. Madje, një e treta (1/3) e të…