Nevoja për marketing të rishqyrtimit

Më herët studiuesit përmes hulumtimeve dhe vlerësimeve të ndryshme, gjithmonë kanë sugjeruar se vetëm 5% e konsumatorëve, të cilët kanë parë reklamën, janë të gatshëm të blejnë produktin ose shërbimin e reklamuar. Sipas hulumtimeve të American Express rreth konsumatorëve të cilët blejnë përmes internetit, vetëm 2% e vizitorëve të shitores së ndërmarrjes janë të gatshëm që në vizitën e parë të blejnë produktin ose shërbimin e caktuar. Në të vërtetë, 98% e konsumatorëve vizitojnë shitoren në internet ose ueb faqen për arsye tjera. Madje, një e treta (1/3) e të…

Shteti i do të dhënat tua nga Facebook – ti je ndoshta terrorist

Përgatiti: Skender Mustafi  Në një lloj mbështetjeje të asaj analize të bërë tek artikulli “Big Data – thika me dy teha“, ku kam trajtuar të dhënat dhe shfrytëzimin e tyre për të marrë vendime të cilat kanë të bëjnë drejtpërdrejtë si me fatin e individëve ashtu edhe me fatin e shteteve, organizatave, instituteve. As në atë artikull e as në këtë nuk do të merrem me atë se si duhet të silleni me shpërndarjen e të dhënave private në internet. Nga përvoja shoh se shumë persona nëpër mediet sociale shprehen…

HTML5 Hap Pas Hapi: Vendosja e simboleve

Autor: Skender Mustafi Simbole speciale në HTML llogariten të gjitha ato që nuk janë të zakonshme në tastiere. Ndodh që shpesh herë të shohim në faqe të ndryshme të paraqiten simbole të çuditshme në vend të shkronjës ë ose ç. Zakonisht këso probleme paraqiten në raste të redaktimit të HTML kodit të faqes. Të ngjashme janë problemet nëse tentoni të përktheni ose rregulloni kodet e Sistemeve për Menaxhimin e Përmbajtjeve si WordPress, Jomla e të tjera. Për të zgjidhur këto probleme duhet të shfrytëzojmë kode të cilat gjenerojnë simbolin e dëshiruar, në…

Gjenerimi i modelit të biznesit: Aktivitetet kyçe

Autor: Skender Mustafi Për realizimin e proceseve për të arritur qëllimet, kompanitë, varësisht nga lloji, madhësia, dhe strategjia e veprimit, përcaktojnë aktivitetet e tyre dhe ato aktivitete ua bashkëngjisin roleve të cilat marrin pjesë në procese. Në këtë artikull do të përshkruhen vetëm aktivitetet kyçe analiza e të cilave ndihmon në gjenerimin e modelit të biznesit të një kompanie të caktuar. Në këtë aspekt, aktivitetet kyçe paraqesin veprimet të cilat kompania duhet patjetër realizuar për të bërë që modeli i biznesit të funksionojë. Secili model i biznesit ka në vete një…

Gjenerimi i Modelit të Biznesiz: Burimet Kyçe

Shkroi: Skender Mustafi  Një nga komponentët më të rëndësishëm për përcaktimin e vlerës së krijuar në gjenerimin e modelit të biznesit është përcaktimi i burimeve kyçe të cilat ndikojnë në krijimin e vlerës. Çdo model i biznesit duhet trajtuar burimet kyçe. Resurset u mundësojnë kompanive që të mund të krijojnë dhe ofrojnë vlerë, të arrijnë segmente të caktuara të tregjeve ose tregje në tërësi, të mirëmbajnë marrëdhëniet me segmentet e definuara të konsumatorëve si dhe marrëdhëniet me partnerët e furnizuesit, dhe gjithashtu të krijojnë të hyra/fitim. Llojin e burimeve kyçe e përcakton lloji…

Nga Windows 3.11 deri tek Windows 8 (të cilin mund të e shkarkoni sot për testim)

Përgaiti: Skender Mustafi Kohëve të fundit me shumë entuziazëm po flitet si ndër përdoruesit e kompjuteri, mediet dhe vlerësuesit e sistemit operativ Windows, ashtu edhe nga vetë Microsoft rreth versionit më të ri të Windows-it. Thuhet të jetë i mrekullueshëm, revolucionar, me mbështetje të reja të përmirësuara. Mua personalisht nuk me duket diç revolucionare në këtë version, së paku testues që tani mund të e shkarkoni. Mos të keqkuptohemi, versioni duket atraktiv dhe me mundësi të reja të cilat lehtësojnë punën tonë, megjithatë ndryshimet tani më i kemi shfrytëzuar në mjete…