Dizajnimi industrial i produktit

Shkarko punimin në “PDF” Shkruar në vitin 2003 Redaktuar më 21 Maj 2016 Rëndësinë e dizajnimit të produktit e kanë vërejtur  prodhuesit që në fillim të veprimtarisë së tyre në prodhimtarinë industriale. Duke pasur parasysh efektin tërheqës dhe atë të dallueshmërisë gjithmonë prodhuesit janë munduar që përmes logos së tyre të shprehin llojin e veprimtarisë dhe imazhin e tyre të plotë. Kështu kompanitë e mëdha botërore janë paraqitur që në fillim me vizon të qartë duke paraqitur njëkohësisht edhe produktin e tyre dhe dizajnin si pjesë shumë të rëndësishme të…

Analiza e Poterit – Pesë forcat

Autor: Skender Mustafi Struktura e njohur me emrin “Pesë forcat e Porterit” ose “Analiza e Porterit”, për të analizuar industrinë dhe zhvillimet e strategjisë së biznesit, u zhvillua nga Michael E. Porter në Shkollën e Biznesit të Haruardit ( origjinal: Hardward Business School) në vitin 1979. Porter merr për bazë pesë forca të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në suksesin e biznesit të një ndërmarrje që më pas nga kjo analizë të nxirret në pah vlera të cilën ndërmarrja krijon dhe kapë, si dhe strategjitë të cilat mundësojnë zhvillimin e suksesshëm të…

Gjenerimi i modelit të biznesit: Aktivitetet kyçe

Autor: Skender Mustafi Për realizimin e proceseve për të arritur qëllimet, kompanitë, varësisht nga lloji, madhësia, dhe strategjia e veprimit, përcaktojnë aktivitetet e tyre dhe ato aktivitete ua bashkëngjisin roleve të cilat marrin pjesë në procese. Në këtë artikull do të përshkruhen vetëm aktivitetet kyçe analiza e të cilave ndihmon në gjenerimin e modelit të biznesit të një kompanie të caktuar. Në këtë aspekt, aktivitetet kyçe paraqesin veprimet të cilat kompania duhet patjetër realizuar për të bërë që modeli i biznesit të funksionojë. Secili model i biznesit ka në vete një…

Strategjia promocionale tek: Altria Groups Inc. & “Marlboro”

Qëllimi Çdo dit shohim në media elektronike e të shkruara publicitete të ndryshme, dëgjojmë fjalë të shumta për shumë produkte, përballemi me përshtypje të ndryshme për produkte të ndryshme, ndeshemi dhe me grupe të organizuara e të pa organizuara të shitjeve personale por asnjëherë në të vërtetë nuk ju thellohemi këtyre veprimeve edhe pse këto veprime janë kyçe ndonjëherë që ne të e njohim një produkt që na plotëson një nevoje të kamotshme, kyçe në bindjen tonë si dhe shpesh herë na përkujtojnë për gjërat (produktet & shërbimet) e harruara.…

Përfitimet e furnizuesve nga tregtimi shoqëror

Autor: Skender Mustafi Kompanitë kanë nevojë të integrojnë dy aspekte të rëndësishme të sistemeve të medieve shoqërore në mënyrë që të gjenerojnë përfitime nga tregtimi shoqërorë. Këto dy aspekte janë: integrimi i karakteristikave të medieve shoqërore në shitoren e faqes së internetit të kompanisë; dhe pjesëmarrja aktive në rrjetet e medieve shoqërore dhe zhvillimi i aplikacioneve për personalizim përbrenda këtyre rrjeteve. Përfitimet kryesore të cilat kompania mund t’i arrijë përmes implementimit të këtyre aspekteve janë: Lojalitet konsumatorësh Lojaliteti i konsumatorëve mund të arrihet me transparence të kompanisë, duke u dhënë…