Pse tani më shumë se kurrë duhet investuar në marketingun në Internet?

Shpesh herë në ditët e sotme, profesionistët apo ndërmarrjet e vogla nuk bëjnë publicitet në ueb nga frika e një kostoje të lartë. Për këtë frikë jo të motivueshme shumë prej tyre heqin dorë nga një ueb faqe shumë efikase dhe si rrjedhim privohen nga instrumente marketingu shumë të rëndësishme të cilat në kohët e sotme mund të cilësohen si jetësore. Në një shoqëri gjithnjë e më shumë teknologjike e të lidhur ngushtë me internetin është e pajustifikueshme mungesa e një prezence online, në telefona, në rrjete sociale e në…

Vendi si funksion i marketingut në internet

Autor: Skender Mustafi Vendi, në marketing, zakonisht definohet si lokacioni ku produkti mund të blihet. Shpesh referohet edhe si kanal i distribucionit. Vendi në marketingun tradicional përfshinë shitoren fizike, kurse në marketingun në internet përfshin çfarëdo shitore virtuale. Është raporti informacion-rrjet-elektronikë që ka ndikim të drejtpërdrejtë në diferencimin vendin tradicional nga vendin në internet si funksione të marketingut. Vendi në internet (vendi online) ka ndikim të madh në definimin e përgjithshëm të marketingut në internet dhe në të kuptuarit e funksioneve tjera të marketingut. Në thelb, varësisht nga fakti se…

Çmimi si funksion i marketingut në internet

Autor: Skender Mustafi Në përcaktimin e çmimit, tradicionalisht, kompania duhet të pasojë procedurën gjashtë hapëshe: (1) selektimi i objektivave të çmimit; (2) përcaktimi i kërkesave; (3) vlerësimi i shpenzimeve; (4)  analiza e ofertave dhe kostove të konkurrentëve; (5) përzgjedhja e metodës së përcaktimit të çmimit; dhe (6) përzgjedhja e çmimit përfundimtar (Kotler, Keller, Brady, Goodman, & Hansen, 2009).

Dallimi mes produktit si funksi i marketingut në internet dhe atij tradicional

Autor: Skender Mustafi Produkti tradicional është definuar si gjithçka që mund të ofrohet për vëmendje, blerje, përdorim, ose konsumim që mund të plotësojë dëshirat ose nevojat (Kotler & Armstrong, 2008). Në anën tjetër produkti në internet, nga LSE (2010), është definuar si tërësi që mund të kodohet në mënyrë digjitale pastaj të transmetohet shpejtë, me saktësi dhe lirë. Pra, është të kuptuarit e produktit ajo që e bën të dallohet produkti tradicional nga produkti në internet dhe jo shërbimi li lidhur me të.

Promocioni si funksion i marketingut në internet

Autor: Skender Mustafi Shumë autorë konsiderojnë se marketingu në internet është forma që është në rritje më të shpejtë e marketingut direkt (Kotler & Armstrong, 2010). Më tej, autorët e njëjtë, gjithashtu dhe Kotleri, konsiderojnë se miksi promocional përbëhet nga marketingu direkt dhe mjete tjera (M. Trehan & R. Trehan, 2007, p. 17) të cilat kompania i përdorë për të arritur objektivat e reklamimit dhe marketingut (Armstrong, Harker, Kotler, & Brennan, 2009). Prandaj, marketingu në internet konsiderohet si pjesë e miksit promocional. Si pasojë, kur këta autorë deklarojnë se marketingu në…

Ankandi si instrument i marketingut në internet

Autor: Skender Mustafi Ankandet janë instrumente shumë të njohura të çmimit si në marketingun tradicional ashtu edhe në marketingun në internet. Synimi i këtyre instrumenteve është që të arrijnë çmimin shitës sa më të lartë të mundshëm. Ajo që duhet kuptuar është se ankandi si instrument i marketingut në internet dallon nga ankandi si instrument i marketingut tradicional pasi që mjetet e ankandit në internet dallojnë nga mjetet e atij tradicional.