Si të përpiloj një “Plan Biznesi”?

Autor: Skender MustafiPërditësuar më: 18 Mars 2019Publikuar më: 14 Maj 2010 Hyrje Plani i biznesit është një përmbledhje e shkruar e aktivitetit të propozuar të ndërmarrjes[1]ku, varësisht nga nevoja dhe synimet e saja, këto aktivitete mund të jenë afatshkurtra ose afatgjata. Plani i biznesit është një dokument i gjallë, i cili zhvillohet vazhdimisht e që pasqyron ardhmërinë e ndërmarrjes. Ekspertë të ndryshëm vlerësojnë se plani i biznesit është një nga mjetet më të rëndësishme të një ndërmarrjes dhe që përgatitet për të ose për investuesit në të.[2] Ju mund të…

CMMI: Fushat e proceseve në detaje (synimet dhe praktikat specifike)

CMMI Fushat e proceseve në detaje

Autor: MSc. Skender Mustafi CMMI përmban 22 fusha procesesh të cilat nënkuptojnë aspektet e prodhimit të produktit e që ndërmarrja duhet mbuluar gjatë procesit të prodhimit. Këto fusha në vete përmbajnë synime specifike si dhe praktika specifike që janë të lidhura ngushtë vetëm me fushat specifike të proceseve. Në vijim do të mund të njiheni me të gjitha fushat e proceseve, qëllimin e analizës së tyre si dhe synimet dhe praktikat specifike të cilat janë të ndërlidhura me to. Për më shumë, emërimet e fushave të proceseve, qëllimisht janë lënë…

ITIL: standard për shërbime informatike

ITIL standard për shërbime informatike

Autor: Skender Mustafi ITIL® është shkurtesë për fjalët Information Technology Infrastructure Library që në shqip ka kuptimin Biblioteka e Infrastrukturës së Teknologjisë Informative. ITIL® është mbrojtur me të drejta autori nga korporata Axelos Ltd..  ITIL është tërësia më e përhapur e praktikave e qasjes së Udhëheqjes së Shërbimeve në fushën e Informatikës. ITIL ofron kornizë praktike për identifikimin, planifikimin, dorëzimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve informatike tek bizneset. Njohja me ITIL ITIL është ndërtuar mbi atë bazë që sugjeron që shërbimet informatike dhe informatike në përgjithësi duhet përshtatur varësisht nga nevojat e bizneseve…

HTML5 Hap Pas Hapi: Etiketat (tags)

Autor: Skender Mustafi E gjithë tërësia në HTML është e rrethuar me etiketa (në anglisht tags) të cilat përcaktojnë kornizat e pjesëve të caktuara të tërësisë që quajtur ueb faqe. Pra, bazuar tek këto etiketa mund të caktojmë sipas dëshirës sonë pozitën e tekstit ose/dhe madhësinë, pozitën e karakteristikat tjera të fotove, video materialeve e materialeve tjera të punuara me mjete të ndryshme. Ja një shembull të thjeshtë, supozojmë që ti dëshiron që një fjali të duket kështu: Mirë se vini në faqen time! Në HTML nuk ka pullë e cila tekstin…

Kalimi i tregtuesve tradicional në biznesin elektronik

Autor: Skender Mustafi Tregtuesit tradicional, në anglisht të njohur si tregtuesit-vetëm-në-tulla (anglisht: brick-only marketers) që në fillim të përfshirjes së tyre në biznesin elektronik u përballën me problemin se si të drejtojnë shitjet në internet pa mos ndikuar negativisht ndaj shitjeve në shitoret e tyre, ndaj rishitësve, ose ndaj agjentëve. Megjithatë, ata, së shpejti kuptuan se rreziku i humbjes së bizneseve të tyre nga ana e tregtuesve në internet ishte më i madh se sa rreziku i shqetësimit dhe mllefit të partnerëve të biznesit. Pra, në fjalë të tjera, edhe në…

Çka është SAP?

Autor: Skender Mustafi Shkurtesa SAP rrjedh nga gjermanishtja, “Systeme, Anwendungen, Produkte” e që në shqip ka kuptimin Sistemet Aplikacionet dhe Produktet. Për herë të parë SAP u përdor në vitin 1972 nga pesë ish punëtorë të IBM në filialin Meinheim, Gjermani. Meqë, terminologjia informative dhe ajo e biznesit elektronik shumë shpesh referohet në anglisht, po përmendim se kuptimi i SAP në anglisht është “Systems Applications and Products.”.