CMMI: modeli i vlerësimit të proceseve dhe menaxhimit të rreziqeve në ndërmarrje

CMMI modeli i vlerësimit të proceseve dhe menaxhimit të rreziqeve në ndërmarrje

Autor: MSc. Skender Mustafi Njohja me CMMI CMMI është akronim i fjalëve Capability Maturity Model Integration që në shqip ka kuptimin Integrimi i Modelit të Pjekurisë së Aftësive (IMPA) dhe është zgjerim i CMM- Modeli i Pjekurisë së Aftësive. Në fillim është zhvilluar CMM, madje për fusha të ndryshme veprimi si CMM për inxhinieri sistemesh, CMM për softuerë, CMM për njerëz, e CMM për përvetësim sotueri. Me paraqitjen  e problemit të integrimit të të gjithë CMM-ve në ndërmarrje është paraqitur nevoja për CMMI. CMMI është familje e modeleve të referimit…

ITIL: standard për shërbime informatike

ITIL standard për shërbime informatike

Autor: Skender Mustafi ITIL® është shkurtesë për fjalët Information Technology Infrastructure Library që në shqip ka kuptimin Biblioteka e Infrastrukturës së Teknologjisë Informative. ITIL® është mbrojtur me të drejta autori nga korporata Axelos Ltd..  ITIL është tërësia më e përhapur e praktikave e qasjes së Udhëheqjes së Shërbimeve në fushën e Informatikës. ITIL ofron kornizë praktike për identifikimin, planifikimin, dorëzimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve informatike tek bizneset. Njohja me ITIL ITIL është ndërtuar mbi atë bazë që sugjeron që shërbimet informatike dhe informatike në përgjithësi duhet përshtatur varësisht nga nevojat e bizneseve…

10 softuerë falas si zëvendësim për Microsoft Office

Përgatiti: Skender Mustafi Siç e dimë paketa e softuerëve për zyra ofruar nga Microsoft që njihet si Microsoft Office është paketë me pagesë. Një paketë e tillë, në internet nuk mund të gjendet e njëjtë, por softuerët bazë dhe më të rëndësishëm për veprimtarinë e përditshme siç janë Word, PowerPoint, Excel, janë të programuara nga kompani e grupe të ndryshme programuesish dhe ofrohen falas qoftë si aplikacione të cilat mund të instalohen në kompjuter, gjithashtu edhe si aplikacione të cilat mund të i shfrytëzoni në “Re” (Cloud Computin).  Lista e radhitur…

Kalimi i tregtuesve tradicional në biznesin elektronik

Autor: Skender Mustafi Tregtuesit tradicional, në anglisht të njohur si tregtuesit-vetëm-në-tulla (anglisht: brick-only marketers) që në fillim të përfshirjes së tyre në biznesin elektronik u përballën me problemin se si të drejtojnë shitjet në internet pa mos ndikuar negativisht ndaj shitjeve në shitoret e tyre, ndaj rishitësve, ose ndaj agjentëve. Megjithatë, ata, së shpejti kuptuan se rreziku i humbjes së bizneseve të tyre nga ana e tregtuesve në internet ishte më i madh se sa rreziku i shqetësimit dhe mllefit të partnerëve të biznesit. Pra, në fjalë të tjera, edhe në…

Gjenerimi i modelit të biznesit: Kanalet e komunikimit, shpërndarjes dhe shitjes

Përgatiti: Skender Mustafi Identifikimi i konsumatorëve dhe grupimi i tyre në segmente të caktuara bazuar në parametra të paracaktuar mundëson njohjen e konsumatorëve. Përcaktimi i strategjive për përllogaritjen e vlerës e cila pretendohet të krijohet, propozohet, pasqyron suksesin i cili planifikohet të arrihet duke u ofruar produktet/shërbimet segmenteve të caktuara të konsumatorëve tanimë të identifikuar. Hapi i ardhshëm në zhvillimin e modelit të biznesit është identifikimi dhe përcaktimi i kanaleve të komunikimit, shpërndarjes dhe shitjes me secilin segment të konsumatorëve. Njohja e konsumatorëve është element i cili gjithnjë ka luajtur rol të madh…

Çka është SAP?

Autor: Skender Mustafi Shkurtesa SAP rrjedh nga gjermanishtja, “Systeme, Anwendungen, Produkte” e që në shqip ka kuptimin Sistemet Aplikacionet dhe Produktet. Për herë të parë SAP u përdor në vitin 1972 nga pesë ish punëtorë të IBM në filialin Meinheim, Gjermani. Meqë, terminologjia informative dhe ajo e biznesit elektronik shumë shpesh referohet në anglisht, po përmendim se kuptimi i SAP në anglisht është “Systems Applications and Products.”.