Modele Biznesi në fushat e Qytetit të Mençur

IBM Smart Planet

Autor: Skender Mustafi Modeli i biznesit paraqet një strukturë të dizajnuar mirë për të paraqitur në mënyrë sa më të qartë veprimin e biznesit të planifikuar. Si i tillë, modeli i biznesit, zhvillon elementet deri në kufirin e marrjes së vendimeve strategjike, dhe aty ndalon. Kështu, gjatë gjenerimit të një modeli të biznesit trajtohen të gjithë palët e mundshme të interesuara për të përfituar nga vlera krijuar. Gjenerohen informacione dhe paraqiten ndërlidhjet e faktorëve të cilët ndikojnë në krijimin e vlerës. Qyteti i mençur është qyteti i cili ulë shpenzimet dhe…

Ndikimi i Internetit në Modelet Tradicionale të Biznesit

Autor: Skender Mustafi Numri i modeleve të biznesit tradicional është shumë i madh, si rrjedhojë përqendrimi në këtë artikull do të jetë në analizën e ndikimit të Internetit në veçanti vetëm mbi disa nga industritë më të mëdha dhe në përgjithësi mbi të gjithë modelet tradicionale të biznesit si tërësi. Kjo do të ndihmojë në sqarimin më të përafërt të ndikimit të Internetit mbi modelet e biznesit tradicional dhe nevojën e bizneseve tradicionale për të zhvilluar strategji të reja si përgjigje ndaj këtyre ndryshimeve.

Zhvillimi i internetit dhe varësia e biznesit

Autor: Skender Mustafi Teknologjia informative dhe biznesi po gërshetohen në mënyrë të pandashme. Nuk mendoj se ndokush mund të flasë kuptimplotë për njërën pa mos folur për tjetrën. Bill Gates Kompanitë të cilat tanimë kanë shtrirë rrjetin e sofistikuar të internetit në strukturat e tyre dhe kanë zhvilluar përmbajtje specifike në të e që është jetësore për nevojat e biznesit të tyre, nuk është e thënë të kenë arritur kulmin e suksesit të biznesit të tyre. Në ditët e sodit interneti është teknologjia kyçe e cila u mundëson bizneseve, posaçërisht ndërmarrjeve të vogla…

Kalimi i tregtuesve tradicional në biznesin elektronik

Autor: Skender Mustafi Tregtuesit tradicional, në anglisht të njohur si tregtuesit-vetëm-në-tulla (anglisht: brick-only marketers) që në fillim të përfshirjes së tyre në biznesin elektronik u përballën me problemin se si të drejtojnë shitjet në internet pa mos ndikuar negativisht ndaj shitjeve në shitoret e tyre, ndaj rishitësve, ose ndaj agjentëve. Megjithatë, ata, së shpejti kuptuan se rreziku i humbjes së bizneseve të tyre nga ana e tregtuesve në internet ishte më i madh se sa rreziku i shqetësimit dhe mllefit të partnerëve të biznesit. Pra, në fjalë të tjera, edhe në…

Gjenerimi i modelit të biznesit: Struktura e shpenzimeve

Autor: Msc. Skender Mustafi Meqë shpenzimet përcaktohen nga të gjitha elementet e një biznesit, atëherë kjo komponentë e modelit të biznesit duhet lënë e fundit në trajtim. Gjatë analizës së komponentëve tjera të modelit të biznesit kërkuesit përcaktojnë role të ndryshme të cilat i takojnë biznesit për të cilin është duke u zhvilluar modeli ose për partnerët e tij. Madje përveç roleve është e patjetërsueshme të hulumtohen edhe faktorët në mënyrë që shpërndarja e burimeve dhe aktiviteteve të bëhet në mënyrë optimale duke mundësuar që biznesi të veprojë me fitim…

Gjenerimi i Modelit të Biznesit: Partnerët Kyç

Autor: Skender Mustafi Identifikimi i partnerëve kyç gjatë analizës dhe zhvillimit të modelit të ri ose/dhe zgjerimit/përmirësimit të modelit ekzistues të biznesit është veprim kyç i cili ndikon në implementimin e suksesshëm të modelit të biznesit. Në këtë mënyrë nga kjo pikëpamje kompania studion rrjetin e furnizuesve dhe partnerëve të cilët bëjnë që modeli i biznesit të jetë i suksesshëm. Bizneset në ditët e sodit nxisin partneritetet e shumta shtytur nga nevoja dhe kushtet e ndryshme. Në këtë aspekt, duke analizuar kanalet e komunikimit, shpërndarjes dhe shitjes, burimet kyçe, si dhe aktivitetet kyçe…