Peshkatari dhe peshku i vogël

Ezopi Një peshkatar hodhi një here rrjetin në ujë dhe zuri një peshk të vogël. Peshku i vogël filloi t’i lutet shumë që ta lëshojë tani, pasi është i vogël, kurse më vonë, kur të rritet, ka për të qenë më i dobishëm për të. Atëherë peshkatari tha:– Do të isha vërtetë budalla sikur të hiqja dorë nga fitimi i sigurt dhe të shkoja të ndjek diçka jo të sigurt. Përrallëza tregon se është më mirë një fitim i sigurt sado i vogël që të jetë, se sa një fitim…

Peshkatari dhe fyelli i tij

Ezopi Një peshkatar, i cili dinte t’i binte shumë bukur fyellit, mori një ditë fyellin dhe rrjetin e shkoi në det për të gjuajtur peshq. Aty u ul mbi një shkëmb dhe filloi t’i bjerë fyellit, duke menduar se zëri i ëmbël i fyellit do t’i joshte peshqit. Megjithëse u mundua për një kohë të gjatë, prapëseprapë nuk doli asnjë peshk. Atëherë e la fyellin, mori rrjetin, e hodhi në ujë dhe zuri shumë peshq. I hoqi prej rrjetit në bregdet dhe kur i pa duke u përpëlitur, tha: O…

Dhia e bariu

Një dhi ishte larguar njëherë prej vathit, dhe bariu u mundua ta kthejë te të tjerat. Pasi me thirrje e me fishkëllima nuk mundi të bëjë asnjë, mori një gur dhe ia theu bririn. Pastaj filloi t’i lutet që të mos i kallëzojë për këtë zotërisë. Dhia iu përgjigj: Je vërtetë më i marri ndër të gjithë barinjtë; në qoftë se unë hesht, vetë briri ka për t’i treguar. Kështu janë krejt të marrë edhe ata që duan të fshehin atë që duket fare qartë. Referenca– Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha…

Bariu e dhitë

Bariu i çoi dhitë e veta për të kullotur. Atje vuri re se dhitë e tij ishin përzier me dhi të egra, dhe kur erdhi mbrëmja i shtiu të gjitha në shpellën e vet. Të nesërmen, pasi u bë dimër i fortë, nuk mund t’i nxjerrë në kullotë të rëndomtë, prandaj i la në shpellë. Dhive të veta u gjeti nga pak ushqim, sa të mos i marrë uria, kurse dhive të egra u gjeti mjaft ushqim për t’i bërë krejtësisht për vete. Dimri mbaroi dhe ai i nxori të…

Bilbili dhe skifteri

Një bilbil kishte qëndruar mbi një lis të lartë dhe, si rëndomë po këndonte. Skifteri e diktoi dhe, meqenëse ishte i uritur, fluturoi dhe e rrëmbeu bilbilin. Duke dashur të shpëtojë, bilbili filloi të lutet, duke i thënë se si ishte i vogël e nuk do të nginte skifterin, prandaj duhet të kapte ndonjë zog më të madh, në qoftë se është i uritur. Skifteri ia preu fjalën e i tha: Do të isha vërtet I marrë sikur ta lija ushqimin e gatshëm që e kam në kthetra dhe të…

Shqiponja e dhelpra

Shqiponja e dhelpra lidhën miqësi dhe vendosën të banojnë afër njëra-tjetrës, për ta përforcuar kështu edhe më tepër miqësinë. Shqiponja fluturoi në një dru tepër të lartë dhe ndërtoi çerdhen; ndërsa dhelpra mbeti në një kaçubë nën drurin dhe aty polli këlyshët. Një herë dhelpra doli për të gjuajtur, kurse shqiponja që kishte mbetur pa ushqim, fluturoi poshtë tek kaçuba, ia rrëmbeu këlyshët dhelprës dhe i hëngri bashkë me shqiponjat e veta të vogla. Kur u kthye dhelpra pa se çka i kishte ndodhur, nuk u pikëllua aq për zhdukjen…