qeni dhe ujkonja

Duke ndjekur ujkonjën, qeni mburrej për shpejtësinë e këmbëve të dhe të fuqisë së vet. Ai mendonte në të vërtetë, se ulkonja ikte pse frikësohej nga ai. Atëherë ajo u kthye e i tha qenit: – Nuk frikësohem unë prej teje, por prej zotërisë tënde.   Referenca – Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në rs të maqedonisë sipas planit dhe programit arsimor. ISBN 86-369-0018-2

arra

Një dru arre që ishte buzë rrugës, kishte dhënë shumë fryte. Kalimtarët, për shkak të frytit, ia thyenin degët me gurë dhe shkopinj. Prandaj ajo tha e pikëlluar: – Sa fatkeqe që jam! Pikërisht ata, të cilët i gëzoj me frytet e mia, ma shpërblejnë me të keqe. Përrallëza qorton mosmirënjohjen dhe njerëzit që e kthejnë të mirën me të keqe.   Referenca – Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në rs të maqedonisë sipas planit dhe programit arsimor. ISBN 86-369-0018-2

Dhija e gomari

Njëherë një njeri kishte një dhi e një gomar. Dhia ia kishte lakmi gomarit për ushqimin me bollëk që i jepnin dhe thoshte se ai tani përpiqej duke rrotulluar gurin e mullirit e mandej duke bartur barrën. Prandaj e këshilloi që të shtirej se nuk mund të ecën me këmbët e veta dhe të rrëzohet në ndonjë hendek, e me këtë mënyre t’i japin pushim. Ai u besoi këtyre fjalëve dhe pasi u rrëzua në lëndinë, u lëndua. I zoti thirri veterinarin dhe iu lut për ndihmë. Veterinari i tha…

Maçorri dhe minjt

Në një shtëpi kishte shumë minj. Maçorri e mori vesh këtë, shkoi atje dhe qëndroi që t’i gjuajë e t’i hajë të gjithë një nga një. Mirëpo minjtë iknin në vrima nga zhurma më e vogël. Pasi nuk mund t’i zinte më, maçorri e ndau mendjen t’i joshë me dredhi. Prandaj hipi mbi një kunj druri, u var dhe u bë si i ngordhur. Një mi shikoi nga vrima dhe kur e pa, tha: – I dashuri im, nuk do t’ju afrohemi edhe sikur të shndërrohesh në thes. Përrallëza tregon…

çuni dhe fati

Njëherë një çun po flinte afër një pusi. Fati iu afrua dhe nisi t’i flasë me zë të lartë – Çohu dhe largohu prej këndej që të mos biesh në pus, sepse atëherë të gjithë do të më shajnë mua. Porosia: Shpesh herë nga mendjelehtësia jonë bijmë në fatkeqësi, dhe atëherë ia lëmë fajin fatit. Referenca – Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në rs të maqedonisë sipas planit dhe programit arsimor. ISBN 86-369-0018-2

qentë e dhelpra

Qentë gjetën një ditë një lëkurë luani të rrjepur dhe filluan të e bëjnë copë-copë. Dhelpra e pa këtë e u tha: – Sikur ky luan të ishte gjallë, do ta ndienit se kthetrat e tij janë më të forta se dhëmbët tuaj. Përrallëza flet për ata që përbuzin njerëzit e shquar, kur këta humbin lavdinë. Referenca – Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në rs të maqedonisë sipas planit dhe programit arsimor. ISBN 86-369-0018-2