Planifikimi dhe kontrolli

Autor: Skender MUSTAFI Shkruar në vitin 2003 Redaktuar më: 12 Maj 2016 Në këtë studim nga të gjithë elementet e një procesi ekonomik do të vë në dritë vetëm planifikimin dhe kontrollin. Këto dy elemente janë jetësore në ekonominë e sotme qoftë nëse trajtojmë tregun në tërësi në aspekt makroekonomik, qoftë nëse trajtojmë ndërmarrjen në veçanti në aspekt mikroekonomik. Për më shumë, kur kemi parasysh ndërmarrjen, planifikimi dhe kontrolli aplikohen në të gjitha proceset dhe gjatë gjithë realizimit të cilit do proces të saj. Për të kuptuar këto dy elemente të proceseve ekonomike, fillimisht…

Zhvillimi i internetit dhe varësia e biznesit

Autor: Skender Mustafi Teknologjia informative dhe biznesi po gërshetohen në mënyrë të pandashme. Nuk mendoj se ndokush mund të flasë kuptimplotë për njërën pa mos folur për tjetrën. Bill Gates Kompanitë të cilat tanimë kanë shtrirë rrjetin e sofistikuar të internetit në strukturat e tyre dhe kanë zhvilluar përmbajtje specifike në të e që është jetësore për nevojat e biznesit të tyre, nuk është e thënë të kenë arritur kulmin e suksesit të biznesit të tyre. Në ditët e sodit interneti është teknologjia kyçe e cila u mundëson bizneseve, posaçërisht ndërmarrjeve të vogla…

Çfarë nënkupton Menaxhimi i Zinxhirit të Furnizimit?

Autor: Skender Mustafi Menaxhimi i zinxhirit të Furnizimit shpesh, shkurt, i thirrur edhe në shqip si SCM (akronim nga anglishtja: supply chain management – SCM) nënkupton kontrollimin e zinxhirit të furnizimit si proces biznesi që nga furnizuesit, përmes kompanisë e deri tek konsumatori. Në këtë pikëpamje, duhet theksuar që zinxhiri i furnizimit nuk përfshinë vetëm produktin fizik dhe aktivitetet e tij, por gjithashtu edhe informacionet të cilat kanë të bëjnë me produktin si dhe përbërësit tjerë të cilët trajtojnë produktin nga faza në fazë, ose hap pas hapi. Definimi Në literaturë mund të…

Çka është SAP?

Autor: Skender Mustafi Shkurtesa SAP rrjedh nga gjermanishtja, “Systeme, Anwendungen, Produkte” e që në shqip ka kuptimin Sistemet Aplikacionet dhe Produktet. Për herë të parë SAP u përdor në vitin 1972 nga pesë ish punëtorë të IBM në filialin Meinheim, Gjermani. Meqë, terminologjia informative dhe ajo e biznesit elektronik shumë shpesh referohet në anglisht, po përmendim se kuptimi i SAP në anglisht është “Systems Applications and Products.”.

Çka është ERP?

Autor: Skender Mustafi Shkurtesa ERP vie nga anglishtja Enterprise Resource Planning që në shqip ka kuptimin Planifikimi i Burimeve të Ndërmarrjes. ERP është softuer për menaxhimin e biznesit i cili i mundëson ndrërmarrjes që të shfrytëzojë sistem të aplikacioneve të integruara që të mund të menaxhojë biznesin. Në të vërtetë, ERP softueri integron të gjitha aspektet e një aktiviteti në ndërmarrjes siç janë: zhvillimi, prodhimi, shitjet dhe marketingu.