Si ta vjedh një artikull/punim shkencor?

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 3 minuta Autor: MSc. Skender Mustafi Botuar më 5 shtator 2013 Freskuar më 24 shtator 2018 Nga elementet karakteristike që hasim çdo ditë nëpër media qofshin ato tradicionale si gazeta, televizioni e radio, ose ato moderne si ato elektronike të formave të ndryshme është vjedhja e materialeve, ose “trajtimi” i çështjeve shkencore pa mos pasur nevojë për shfrytëzimin e referencave. Ta arsyetoj këtë gjendje si pasojë e mosinformimit ose pamundësisë për informim është disi poshtëruese për mua si trajtues i kësaj tematike, në një kohë në të cilën çdo i dyti pretendon të e njohë…

Si të shkruaj përfundimin e një punimi shkencor?

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 3 minuta Përgatiti: Skender Mustafi Mos mendoni se keni përfunduar me punimin kërkimor. E di që kjo tingëllon vrazhdë megjithatë ju akoma nuk jeni në një gjendje për tu kënaqur me “frytin” tuaj. Mentorët shpesh janë të çuditshëm sa i përket punimeve kërkimore. Ju mund të e keni takuar mentorin tuaj disa herë për konsultime gjatë realizimit të punimit kërkimor, megjithatë mos mendoni se jeni mirëkuptuar tërësisht. Pra, ju duhet të jepni tani maksimumin tuaj që tërë mundin që keni dhënë për realizimin e punimit të e bëni me vlerë. Thjeshtë, kjo është…

Si të shkruaj abstraktin e një punimi shkencor?

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 3 minuta Përgatiti: Skender Mustafi Abstrakti është pjesa e parë e cila vije tek një punim pavarësisht nëse është i shkurtër apo i gjatë (pra punim seminari ose thellë shkencor si teza e diplomës për beçelor (bachelor ose mastër). Është pjesa e cila i mundëson lexuesit të lidhet nga jeta e tij reale në temën e trajtuar në punim. Thjeshtë, shpesh herë nga kjo pjesë varet nëse lexuesi kalon më tej për të lexuar temën apo jo, do të zhgënjehet lexuesi në fund apo jo.

Si të shkruaj hyrjen e një punimi shkencor?

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 4 minuta Përgatiti: Skender Mustafi Hyrja e një punimi është njëra nga tri pjesët kryesore promovuese të punimit tuaj kërkimor, përkrah abstraktit dhe përfundimit. Shpesh herë mentorët profesorët/kërkues shkencorë kërkojnë që kërkimin që ju ose ata propozojnë të e shpalosni përmes hyrjes, Kështu ata kuptojnë përmbajtjen dhe mënyrën se si ju do ta shtjelloni temën që po propozoni për kërkim ose kuptojnë se sa dhe si e keni kuptuar temën që u është ofruar për kërkim. Për më tepër, hyrja është nga pjesët e para që lexohet nga të interesuarit për të…

Si të shkruaj një punim kërkimor/shkencor/seminarik?

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 4 minuta Autor: Skender Mustafi Punimet kërkimore ose shpesh të njohura si punimet shkencore ose në shumë universitete tona edhe si punime seminarike janë punime të cilat studiojnë një problematikë të caktuar të një fushe studimore. Punime të këtilla mund të kërkohen nga institucione të ndryshme si organizata, kompani, universitete etj. Punimet e kërkuara nga institucione jashtë universitare janë punime profesionale të cilat kërkohet të punohen nga profesionistë të fushave të caktuara për interesa specifike të paracaktuara nga institucionet përkatëse. Në anën tjetër punimet kërkimore të kërkuara nga bartës të lëndëve të…