Si t’i organizoj referencat?

Autor: Skender Mustafi Hyrje Në përpilimin e një artikulli të mirëfilltë kërkimor, në cilën do fushë studimore, referencat janë shumë të rëndësishme. Shkëputja e pjesëve të autorëve të ndryshëm dhe mos referencimi i tyre llogaritet plagjiaturë. Në anën tjetër, mos përdorimi i referencave gjatë zhvillimit të idesë dhe shpjegimeve kërkimore dobëson vlerën e punimit dhe të arriturave kërkimore. Vetëm autorët e njohur në fusha studimore mund të minimizojnë referencat, por edhe ata në një artikull shkencor nuk mund t’i shmangen referencave. Meqë referencimi është pjesë nga vlera e punimeve atëherë…

Promovimi i vlerës së të mësuarit në shkollë

Autor: Skender Mustafi autorë dhe hulumtues marketingu I gjithë angazhimi në shkollë përmbyllet me sukses nëse arrihet të bëhet motivimi i nxënësit për nxënie të mësimit. Në të kundërtën, e gjithë punë është vetëm rutinë dhe jo angazhim profesional. Vlera dhe motivimi i nxënësit Është parim shkencorë që kur të mendohet mbi konsumimin e vlerës, fillimisht të mendohet rreth vetë vlerës dhe konsumuesit të saj dhe jo rreth ofruesit të saj, mjeteve, rrugëve dhe proceseve të krijimit dhe shpërndarjes. Një njësi mësimore në një lëndë të caktuar, nuk është vlera. Shembull: Të mësosh nxënësin se…

Definimi i marketingut tradicional

Skender Mustafi shkëputje e përshtatur nga libri: “Maqketingu: Qasje shkencore-islame” ref. Mustafi S. (2018). Marketingu: Qasje shkrencore-islame. Fjalaime!, Shkup, f. 315, ISBN: 978-608-245-271-5 Meqë marketingu është rritur dhe zhvilluar vazhdimisht nën ndikim të paraqitjes së praktikave, teknologjive e qasjeve të reja, idetë dhe definicionet e marketingut kanë qenë gjithnjë në ndryshim e sipër. Definicione të plota të kohëve të fundit janë nxjerrë nga burime të ndryshme profesionale ku një ndër to është edhe bordi i drejtorëve të Organizatës Amerikane të Marketingut (AMA). Ky Bord (AMA, 2003) definon marketingun si “aktivitet,…

Rëndësia e marketingut në pikëpamje islame

Skender Mustafi shkëputje e përshtatur nga libri: “Maqketingu: Qasje shkencore-islame” ref. Mustafi S. (2018). Marketingu: Qasje shkrencore-islame. Fjalaime!, Shkup, f. 315, ISBN: 978-608-245-271-5 Të gjitha ndërmarrjet, e madje edhe vetë individët, në mënyrë formale ose jo formale, janë të përfshirë në aktivitete marketingu. Marketingu, na rrethon kudo në jetën e përditshme edhe atë qoftë nga perspektiva e ndërmarrjes, qoftë nga ajo e konsumatorit. Rëndësia e trajtimit të marketingut është jetësore për të kuptuar sjelljen e konsumatorëve ndaj ndërmarrjeve dhe produkteve e shërbimeve të tyre. Gjithashtu, është i rëndësishëm për të…

Analiza 5C

Autor: MSc. Skender Mustafi 5C1 është njëkohësisht metodë dhe kornizë e cila u mundëson ndërmarrjeve mbledhjen e informacioneve, në njërën anë si brenda ndërmarrjes ashtu edhe jashtë ndërmarrjes dhe në anën tjetër si nga ambienti mikroekonomik ashtu edhe nga ai makroekonomik. Pesë elementet përbërëse të analizës janë: Ndërmarrja; Përmes njohjes së synimeve, objektivave, pozitës, rendimentit, linjës së produkteve dhe shërbimeve të ndërmarrjes, mund të fitohet një pasqyrë rreth gjendjes së ndërmarrjes dhe aftësive të saja për të qëndruar në tregun ekzistues si dhe për të depërtuar në tregje të reja;…

Format e pagesës gjatë shitë-blerjes

Autor: Skender Mustafi BSc. në BA dhe MSc. në BIS Shkarko PDF:  Ky artikull është rezultat i një nxitjeje si të rrjedhave historike e po ashtu edhe të zhvillimeve të reja ne sferën e shitë-blerjeve, si aktivitet ekonomik. Trajtimi i formave të pagesës gjatë procesit të shit-blerjeve është shumë i rëndësishëm në mënyrë që të mund të kuptohen mundësitë të cilat i kemi si ndërmarrje dhe konsumatorë, gjatë realizimit të këtij aktiviteti. Në vijim do të shpalosim të gjitha format e pagesës duke i paraqitur ato në mënyrë kronologjike. Shkëmbimi…