Si të shkruaj hyrjen e një punimi shkencor?

Përgatiti: Skender Mustafi Hyrja e një punimi është njëra nga tri pjesët kryesore promovuese të punimit tuaj kërkimor, përkrah abstraktit dhe përfundimit. Shpesh herë mentorët profesorët/kërkues shkencorë kërkojnë që kërkimin që ju ose ata propozojnë të e shpalosni përmes hyrjes, Kështu ata kuptojnë përmbajtjen dhe mënyrën se si ju do ta shtjelloni temën që po propozoni për kërkim ose kuptojnë se sa dhe si e keni kuptuar temën që u është ofruar për kërkim. Për më tepër, hyrja është nga pjesët e para që lexohet nga të interesuarit për të…

Si të shkruaj një punim kërkimor/shkencor/seminarik?

Punimet kërkimore ose shpesh të njohura si punimet shkencore ose në shumë universitete tona edhe si punime seminarike janë punime të cilat studiojnë një problematikë të caktuar të një fushe studimore. Punime të këtilla mund të kërkohen nga institucione të ndryshme si organizata, kompani, universitete etj. Punimet e kërkuara nga institucione jashtë universitare janë punime profesionale të cilat kërkohet të punohen nga profesionistë të fushave të caktuara për interesa specifike të paracaktuara nga institucionet përkatëse. Në anën tjetër punimet kërkimore të kërkuara nga bartës të lëndëve të ndryshme gjatë studimeve…