Si të instaloj lloje shkronjash (font-e) në kompjuter?

Përgatiti: Skender Mustafi Llojet e ndryshme të shkronjave na mundësojnë që të mund të realizojmë dizajnime më të bukura përmes programeve të ndryshme kompjuterike ose/edhe të shkruajmë ose të përgatisim prezantime tekste të rregulluara me shkronja interesante. Lloje të ndryshme të shkronjave mund të shkarkoni nga interneti ose të shihni tek ndonjëra nga faqet e internetit të paraqitura në listën e artikullit mbi burimet e ndryshme për lloje shkronjash. Isntalimi i llojit ose llojeve të shkronjave në kompjuter bëhet si vijon: Shkarkoni fontin e caktuar nga cilado faqe e internetit. Kaloni…

Top 15 faqe me lloje shkronjash (font) falas

Përgatiti: Skender Mustafi Kompjuteri me si bazë së bashku me sistemin operativ përmban dhe disa lloje shkronjash font-e, si Calibri, Cambria, Ariel, Times new Roman e të tjera, të cilat mund t’i shfrytëzojmë për të shkruar tekste të ndryshme qoftë në programe për tekste si MS Word, MS PowerPoint ose programe tjera për përpunim të fotove, grafikëve e të tjera. Shpesh herë këto lloje shkronjash nuk janë të mjaftueshme për të kënaqur nevojat tona për rregullim, përshtatje e zbukurim të teksteve, fotove e materialeve tjera. Falë internetit dhe angazhimit të njerëzve…

Elementet e rëndësishme në dizajnin e një ueb faqeje

Autor: Skender Mustafi Dizajnët dhe të menduarit e dizajnueseve janë të lidhura ngushtë me trendët, ndjenjat e konsumatorëve dhe inovacionet. Jo gjithherë këto tre burime të rëndësishme inspirimi përputhen mes veti megjithatë dizajnuesit duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët komunikimi. Kjo gjuhë duhet pasur një reflektim pozitiv ndaj vizitorëve të ueb faqes duke u ofruar njëkohësisht ndjenjën e dashamirësisë dhe sigurisë. Megjithatë gjithnjë duke pasur parasysh që informacioni të jetë I kapshëm dhe I ofruar në vendin, me formën dhe me sasinë e duhur. Duke analizuar trendët, vlerësimet e…

Si të përpiloj një “Plan Biznesi”?

Autor: Skender MustafiPërditësuar më: 18 Mars 2019Publikuar më: 14 Maj 2010 Hyrje Plani i biznesit është një përmbledhje e shkruar e aktivitetit të propozuar të ndërmarrjes[1]ku, varësisht nga nevoja dhe synimet e saja, këto aktivitete mund të jenë afatshkurtra ose afatgjata. Plani i biznesit është një dokument i gjallë, i cili zhvillohet vazhdimisht e që pasqyron ardhmërinë e ndërmarrjes. Ekspertë të ndryshëm vlerësojnë se plani i biznesit është një nga mjetet më të rëndësishme të një ndërmarrjes dhe që përgatitet për të ose për investuesit në të.[2] Ju mund të…

Projektori, në klasat e para

Mendim rreth asaj se, projektori a do te ndihmonte apo do te pengonte ne procesin e mësimit në klasat e para të shkollave fillore? Pyetje kjo e nxitur nga i nderuari Mentor Boja. Shkruan: Skender Mustafi Unë kam pasur fat/“keqësi” të mësoj e studioj në sisteme dhe vende të ndryshme. Filloren e kam kryer në sistemin e mbytur komunist që ishte kah fundi i ikjes, shkollën e mesme dhe fakultetin në sistemin postkomunist-prodemokratik që sipas vlerësimit tim gjendej as me mu as me ty e s’di me kë. Dhe përfundimisht studimet…

HTML5 – Efekte Fotografishë

Autor: Skender Mustafi Ky artikull është i menduar si për fillestarët ashtu edhe për profesionistët në HTML. Fillestarët mund të kopjojnë shabllonin e gatshëm dhe me pak ndryshime të përshtatin për nevojat e tyre, kurse profesionistët mund të shohin më në detaje mundësitë që ofron HTML5 për të realizuar më shumë efekte mbi fotografitë. Foto 5 I gjithë veprimi është i thjeshtë, e gjithë pamja është atraktive, dhe i gjithë kodimi është në HTML + CSS pa pasur nevojë më për JavaScript. Mund të thuhet madje: “Thjesht-Lehtë-Shpejtë-Bukur”. Fillimisht do të…