Si të shkruaj një punim kërkimor/shkencor/seminarik?

Autor: Skender Mustafi Punimet kërkimore ose shpesh të njohura si punimet shkencore ose në shumë universitete tona edhe si punime seminarike janë punime të cilat studiojnë një problematikë të caktuar të një fushe studimore. Punime të këtilla mund të kërkohen nga institucione të ndryshme si organizata, kompani, universitete etj. Punimet e kërkuara nga institucione jashtë universitare janë punime profesionale të cilat kërkohet të punohen nga profesionistë të fushave të caktuara për interesa specifike të paracaktuara nga institucionet përkatëse. Në anën tjetër punimet kërkimore të kërkuara nga bartës të lëndëve të…

Arti Islam: Punimi i qilimave dhe Qeramika

Punimi i qilimave Shtrojat e dyshemeve e më vonë qilimat janë pjesë të pandashme të vendbanimeve dhe faltoreve të myslimanëve që nga koha e ardhjes së Islamit. Kjo nevojë aq e madhe e shtrojave vije si rezultat i respektimit të urdhrit të All-llahut në shumë ajete në Kur’an[36][37] si dhe respektimit të urdhrave të Muhammedit[38], të dërguarit të fundit në Islam, i cili urdhëron për plotësimin e shumë formave të pastërtisë duke filluar që nga pastrimi nga thonjtë e gjer tek pastrimi i përgjithshëm. Islami ngriti në atë nivel pastërtinë…

HTML5 Hap Pas Hapi: Rregullimi i tekstit (CSS)

Autor: Skender Mustafi Të mësuarit e etiketave bazë për rregullimin e tekstit në HTML është gjysma e punës. Në HTML5 rol kyç në rregullimin e përmbajtjeve tekstuale dhe të gjitha përmbajtjeve tjera në përgjithësi ka CSS, kodi për stilizimin dhe lehtësimin e menaxhimit të stilit të përmbajtjes. Duhet theksuar gjithashtu se efekti i CSS stileve nuk është vetëm përbrenda një skede, por në tërë grupin e skedave të faqes, madje mund të thirret edhe nga burime të jashtme. Ka tri mënyra të vendosjes së stileve në etiketa edhe atë: 1. Vendosja e stilit…

Si t’i organizoj referencat?

Autor: Skender Mustafi Hyrje Në përpilimin e një artikulli të mirëfilltë kërkimor, në cilën do fushë studimore, referencat janë shumë të rëndësishme. Shkëputja e pjesëve të autorëve të ndryshëm dhe mos referencimi i tyre llogaritet plagjiaturë. Në anën tjetër, mos përdorimi i referencave gjatë zhvillimit të idesë dhe shpjegimeve kërkimore dobëson vlerën e punimit dhe të arriturave kërkimore. Vetëm autorët e njohur në fusha studimore mund të minimizojnë referencat, por edhe ata në një artikull shkencor nuk mund t’i shmangen referencave. Meqë referencimi është pjesë nga vlera e punimeve atëherë…

Arti Islam: Historia e artit Islam

Punoi: Skender Mustafi Duke marrë parasysh shtrirjen e shpejtë të territoreve Islame, ndeshjen me kulturat tjera tek popujt tjerë si dhe duke marrë parasysh kohën e realizimit të këtyre ndryshimeve arti Islam gjatë historisë mund të ndahet në disa periudha. Periudha Muavijane Gjatë periudhë Muavijane u zhvillua arkitektura e qytetëruar pasi që u futën koncepte dhe plane të reja në praktikë. Kështu erdhi në shprehje “plani arab”, me oborre dhe xhami të mëdha me stil të ri. Kjo lloj arkitekture u bë e njohur me ndërtimin e xhamisë së madhe…