Mbivlerësimi dhe sundimi i mençurisë

Autor: Skender Mustafi Koment ndaj shkrimit: “Qyteti i mençur dhe shtëpitë që mendojnë për energjinë” tek  Deutsche Welle Ideja e implementimit të teknologjive të mençura të prodhimit të energjisë elektrike nuk është e re. Kjo ide nisë që nga vetë Nikolla Teslla dhe ngërthehet nga shkencëtarë të ndryshëm. Ajo që vihet në pah nga ana e hulumtuesve të ndryshëm të zhvillimeve politiko-socialo-ekonomike, është fakti se kjo mençuri sundohet nga duar të forta. Këto duar nuk shohin interes në implementimin e kësaj teknologjie. Si pasojë e kësaj force të jashtëzakonshme e cila shtyhet…

Fjalët e mia

Skender Mustafi

Autor: Skender Mustafi Këto shënime janë realizuar për një periudhë më të gjatë edhe se një muaj duke ngërthyer në vete kohë dhe situata të ndryshme personale e shoqërore, kështu që në një moment të caktuar mund të duken interesante dhe të përshtatshme kurse në një moment tjetër ndoshta të tepruara dhe të pa përshtatshme, por vlerësoj se mirë është të i mbledh në një vend që të mos ngarendni të i gjeni nëpër vende të ndryshme. Shënimet janë postuar në formën origjinale të shkruar më parë. Unë nuk i frikohem…

Gjenerimi i Modelit të Biznesit: Struktura e propozuar nga Osterwalder dhe Pigneur

Përgatiti: Skender Mustafi Siç e dimë, modeli i biznesit përshkruan mënyrën, rrugën, taktikat, se si një organizatë krijon, shpërndanë dhe zë vlerë. Pra, duke shqyrtuar komponentë të ndryshëm, modelet e biznesit përshkruajnë dhe qartësojnë ndërlidhjen e komponentëve të ndryshme të kompanisë në mënyrë që krijimi i vlerës të qartësohet që më pastaj nga ajo vlerë të përcaktohet pjesa e cila u shpërndahet konsumatorëve dhe “të tjerëve” dhe pjesa e cila mbetet për organizatën. Studiues të ndryshëm në veprat e tyre sugjerojnë struktura të ndryshme për përpilimin e modeleve të biznesit,…

Si të shkruaj abstraktin e një punimi shkencor?

Përgatiti: Skender Mustafi Abstrakti është pjesa e parë e cila vije tek një punim pavarësisht nëse është i shkurtër apo i gjatë (pra punim seminari ose thellë shkencor si teza e diplomës për beçelor (bachelor ose mastër). Është pjesa e cila i mundëson lexuesit të lidhet nga jeta e tij reale në temën e trajtuar në punim. Thjeshtë, shpesh herë nga kjo pjesë varet nëse lexuesi kalon më tej për të lexuar temën apo jo, do të zhgënjehet lexuesi në fund apo jo.