Jeta virtuale dhe virtualiteti real

Autor: Mrs. Skender Mustafi Foto: Bryan Kramer – bryankramer.com Ajo që mund të vihet re në këtë kohë të zhvillimit të madh teknologjik e sidomos të zhvillimit të teknologjive të sistemeve të informimit është fakti se personaliteti i njeriut është bërë një çështje gjithnjë e më abstrakte duke qenë një mbështjellës i dy realiteteve, atij fizik dhe atij virtual. Njerëzit të cilët me përmasa të mëdha kanë përqafuar realitetin virtuale duke e vënë në rëndësi thuajse të barabartë me atë fizik, në të shumtën e rasteve janë të pa vetëdijshëm për seriozitetin me të…

Shkurtesat më të rëndësishme të Windows 10 dhe 11

Shpesh herë kemi nevojë për të vepruar diç tek aplikacionet bazë të Windows-it, por jo të gjithë kuptojmë elementet e këtij sistemi operativ si dhe mënyrën për të gjetur elementet e dëshiruara.  Në të vërtetë në versionet e fundit të Windows-it është lehtësuar gjithçka dhe me shumë pak angazhim mund të gjenden të gjitha. Më poshtë do të radhisim shkurtesat më të rëndësishme, funksioni dhe kuptimi i tyre si dhe mënyrë për të ndërvepruar me ato. Zakonisht këto kërkesa janë të ndërlidhura me tastierën dhe pullat e saja ose me…

Modeli i kompetencave mediatike nga Heinz Moser dhe zbatimi i tij në praktikë

AutorSkender Mustafi Në shoqërinë moderne, fjala media i referohet kryesisht togut të fjalëve “media masive” përmes të cilave shumë njerëz fitojnë qasje tek informacionet. Media janë të gjitha pajisjet e ndryshme elektronike fundore, si dhe aplikacionet dhe përmbajtja që funksionojnë në këto pajisje (DIVSI 2015: 12). ‘Kompetencat mediatike’ janë talentet dhe aftësitë që njerëzit kanë ose që ata fitojnë përmes mediave për të zgjidhur probleme të caktuara, si dhe vullneti dhe aftësitë e lidhura me to për të qenë në gjendje të përdorin zgjidhjen e problemeve me sukses dhe me…

Promovimi i vlerës së të mësuarit në shkollë

Autor: Skender Mustafi autorë dhe hulumtues marketingu I gjithë angazhimi në shkollë përmbyllet me sukses nëse arrihet të bëhet motivimi i nxënësit për nxënie të mësimit. Në të kundërtën, e gjithë punë është vetëm rutinë dhe jo angazhim profesional. Vlera dhe motivimi i nxënësit Është parim shkencorë që kur të mendohet mbi konsumimin e vlerës, fillimisht të mendohet rreth vetë vlerës dhe konsumuesit të saj dhe jo rreth ofruesit të saj, mjeteve, rrugëve dhe proceseve të krijimit dhe shpërndarjes. Një njësi mësimore në një lëndë të caktuar, nuk është vlera. Shembull: Të mësosh nxënësin se…

Format e pagesës gjatë shitë-blerjes

Autor: Skender Mustafi BSc. në BA dhe MSc. në BIS Ky artikull është rezultat i një nxitjeje si të rrjedhave historike e po ashtu edhe të zhvillimeve të reja ne sferën e shitë-blerjeve, si aktivitet ekonomik. Trajtimi i formave të pagesës gjatë procesit të shit-blerjeve është shumë i rëndësishëm në mënyrë që të mund të kuptohen mundësitë të cilat i kemi si ndërmarrje dhe konsumatorë, gjatë realizimit të këtij aktiviteti. Në vijim do të shpalosim të gjitha format e pagesës duke i paraqitur ato në mënyrë kronologjike. Shkëmbimi si formë…

Profili në internet: të kuptuarit, të mirat, rreziqet dhe keqpërdorimi

Autor: Skender Mustafi Ambienti Rëndësia e të dhënave është e njohur që kur mund të gjenden dëshmi me shkrim të lëna mbi shoqëritë, madje edhe më herët. Nga ajo që njohim përmes të dhënave që kemi mbi shoqëritë dhe mbi zhvillimin e rrjedhave të marrëdhënieve shoqërore del në pah fakti se për të arritur deri tek të dhënat/informacionet njerëzit kanë shkuar tek burimi i të dhënave, qoftë përmes rrugëve legale apo përmes atyre ilegale. Me paraqitjen dhe zhvillimin e teknologjive informative kjo qasje tradicionale ka ndryshuar. Tani, „mbledhësit e të…