Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës

Autor: Skender Mustafi

Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës është shtesë për WordPress e cila mundëson paraqitjen e festave zyrtare të Kosovës në kutizë (widget) në datat e caktuara. Kjo shtesë në versionin momental mbështetë datat zyrtare të vitit 2012.

Instalimi

  1. Shkarko shtesën nga WordPress: http://wordpress.org/extend/plugins/festat-e-kosoves/
  2. E nxjerr nga arkivi
  3. Dosjen “festat-e-Kosoves” e ngarkoni tek “plugins”
  4. Kaloni tek paneli i administruesit dhe e aktivizoni shtesën

Përdorimi

  1. Kaloni tek “widgets”, po ashtu tek administruesi
  2. Tani në të gjeni shtesën e instaluar të cilën mund të e vendosni në cilindo shirit të faqes suaj.

 

Suksese!