Shkenca Islame: Matematika

0

John J. O’Connor dhe Edmund F. Robertson në librin e tyre MacTutor History of Mathematics archive shkruajnë:

“Hulumtimet e tanishme pikturojnë pikturë të re të borxhit që ne i kemi matematikës Islame. Papritmas, shumë ide për të cilat më herët mendohej të jenë koncepte të reja briliante nga matematikanët evropianë të shekullit të XVI, XVII dhe XVIII, tani dalin të jenë ide të matematikanëve myslimanë/arabë gati IV shekuj më të hershme.”[91]

El-Kuarizmi (780-850), nga emri i të cilit rrjedh algoritmi, dukshëm kontribuoi në algjebër e cila u emërua sipas librit të tij Kitab al-Jabr, libr i parë i algjebrës elementare. [92] Ai gjithashtu paraqiti atë që tani njihet si Numrat arabë, që prejardhjen origjinale e kanë nga India, megjithëse matematikanët myslimanë bënë disa pastrime në sistemin numerik, siç është paraqitja e pikës decimale. El-Kindi (801-873) ishte pionier në kriptanalizë dhe kriptologji. Ai i paraqiti sqarimet e para të njohura të kriptanalizës dhe analizës së frekuencës në veprën e tjë Dorëshkrimi mbi Deshifrimin e Porosive Kriptografike. [93] [94]

Dëshmia e parë e njohur nga induksioni matematikor është paraqitur në librin e shkruar nga El-Karaxhi rreth vitit 1000, i cili e përdori atë për të dëshmuar teoremën binominale, trekëndëshin e Paskalit dhe shumën e kubeve të integraleve. [95] Historiani i matematikës, F. Woepcke, [96] e çmon matematikanin Al-Karaxhi si “i pari, i cili paraqiti teorinë e analizës matematike algjebrike.” Ibn el-Haytham ishte matematikani i parë, i cili derivoi formulën për shumën e katër fuqive dhe përdorimin e metodës së induksionit, ai zhvilloi metodë për determinimin e formulës së përgjithshme për shumën e çdo fuqie integrali, që ishte bazike për zhvillimin e analizës matematike të integralit. [97] Poeti dhe matematikani persian i shekullit të XI, Omar Khayyám, ishte i pari i cili gjeti zgjedhje të përgjithëshme gjeometrike për ekuacionet kubike dhe qoi në themelimet për zhvillimin e gjeometrisë analitike, gjeometrisë algjebrike dhe gjeometrisë jo Euklidike. Sheref el-Din el-Tusi (1135-1213) themeloi zgjedhjet algjebrike dhe numerike të ekuacioneve kubike dhe ishte i pari që zbuloi derivatin e polinomeve kubike, një rezultat i rëndësishëm në analizën matematike diferenciale. [98]

Ndër arritjet tjera të matematikanëve myslimanë janë edhe zbulimi trigonometrisë sferike, [99] zbulimi i të gjitha funksioneve trigonometrike, përveç sinusit dhe kosinusit, zhvillimi i gjeometrisë analitike nga Ibn el-Hajtam, mohimi i parë i gjeometrisë së Euklidit dhe postulatit paralel nga Nasir el-Din el-Tusi, tentimi i parë në gjeometrinë jo Euklidiane nga Sadr el-Din, zhvillimi i algjebrës simbolike nga Abu al-Hasan ibn Ali al-Qalasadi, [100] dhe përparime tjera të shumta në algjebër, aritmetikë, analizë matematike, kriptografi, gjeometri, teorinë e numrave dhe trigonometri.

Referencat

91. John J. O’Connor and Edmund F. Robertson (1999). Arabic mathematics: forgotten brilliance? MacTutor History of Mathematics archive. – ang.
92. Eglash (1999), f.61 – ang.
93. Simon Singh, The Code Book, f. 14-20. – ang.
94. Muslimheritage.com Al-Kindi, Cryptgraphy, Codebreaking and Ciphers – ang.
95. Victor J. Katz (1998). History of Mathematics: An Introduction, f. 255-259. Addison-Wesley. ISBN 0321016181. – ang.
96. F. Woepcke (1853). Extrait du Fakhri, traité d’Algèbre par Abou Bekr Mohammed Ben Alhacan Alkarkhi, Paris. – ang.
97. Victor J. Katz (1995). “Ideas of Calculus in Islam and India”, Mathematics Magazine 68 (3), f. 163-174. – ang.
98. J. L. Berggren (1990). “Innovation and Tradition in Sharaf al-Din al-Tusi’s Muadalat”, Journal of the American Oriental Society 110, f. 304-309. – ang.
99. Syed, M. H. (2005). Islam and Science ang. Anmol Publications PVT. LTD., 71. ISBN 8-1261-1345-6.
100. MacTutor

Përkthyer për projektin Wikipedia Shqip

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakShkenca Islame: Optika
Artikulli tjetërShkenca Islame: Rënia
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *