Shkenca Islame: Fushat e studimit

0

Në Mesjetë, posaçërisht në Vitet e Arta Islame skolastikët myslimanë bënë arritje të dukshme në shkencë, matematikë, mjekësi, astronomi, inxhinieri dhe në shumë fusha tjera. Gjatë kësaj kohe filozofia e hershme Islame u zhvillua dhe ishte qendrore në diskutimet shkencore, ku figura kryesore ishin shkencëtarët dhe filozofët.

Shkencat agro-kulturore
Gjatë revolucionit agro kulturorë të myslimanëve, shkencëtarët myslimanë bënë përparime të dukshme në botanikë dhe qaun në themelimin e shkencave agro kulturore. Botanikët dhe agronomët myslimanë demonstruan dituri të përparuara agronomike, agroteknike dhe ekonomike në sferat si meteorologjia, klimatologjia, hidrologjia si dhe në ekonominë dhe menaxhimin e ndërmarrjeve agrokulturore. Ata, gjithashtu, demonstruan dituri agrokulturore në sferat si pedologjia, ekologjia agro-kulturore, ujitja, përpunimi i tokës, mbjellja, shpërndarja e plehut, zhdukja e barërave dëmtuese, mbjellja, prerja e druve, shartimi, krasitja e hardhive, profilaksisë, fitoterapia, kujdesi dhe zhvillimi i kulturave bimore dhe mbledhje dhe grumbullim të të vjelave.[61]

Në shekullin e XIII Ibn al-Baitar botoi librin Kitab al-Jami fi al-Adwiya al-Mufrada që konsiderohet një nga përpilimet më të mëdha botanike që përmban detaje të së paku 1,400 bimëve të ndryshme nga të cilat 200 nga këto bimë ishin zbulime të tija origjinale.[60]

Shkencat e aplikuara
Fielding H. Garrison në librin e tij Historia e Mjekësisë shkruan: “Saracenët ishin origjinues jo vetëm të algjebrës, kimisë dhe gjeologjisë, por të shumë përparimeve ose përmirësimeve të civilizimit siç janë dritat e rrugëve, kanatat e dritareve, fishekzjarrët, instrumentet spango, kultivimi i frutave, parfumet, erëzat etj.”

Në shkencat e aplikuara një numër i madh i arritjeve të dukshme u bënë nga shkencëtarët dhe inxhinierët myslimanë të mesjetës duke përfshirë shkencëtarët si Abbas Ibn Firnas, Taqi al-Din dhe pjesërisht al-Jazari, i cili konsiderohet pionier i robotikës dhe i inxhinierisë së ditëve tona.[62] Disa nga zbulimet që u bënë nga myslimanët e mesjetës janë: kamera obskura, kafeja, fluturakja me ajër, sipërfaqet kontrolluese të fluturimit, sapuni, shamponi, destilimi i pastër, lëngëzimi, kristalizimi, purifikimi, oksidimi, avullimi, filtrimi, alkooli i destiluar, acidi urinor, acidi nitrik, alembik, boshti dhëmbor, valvula, pompa piston këmbyesve thithëse, ora mekanike të nxitura nga uli dhe pesha, roboti humanoid i programueshëm, mbyllësi me kombinim, kuiltimi, çarku i ngritur me majë, bisturi, sharra e dorës, forcepsët, katguti kirurgjik, mulliri me erë, inokulimi, vaksina kundër smallpoksit, pena me ngjyrë, kriptoanaliza, analiza e frekuencës, , qelqi i zbukuruar dhe qelqi kuarc, qilimi Persian, çeku modern, globi qiellorë, raketat eksplozive, torpedo dhe kopshtet artificiale të kënaqësisë.

Astrologjia
Astrologjia Islame, (arabisht: ilm al-nujum), paraqet studimin e qiejve nga ana e myslimanëve të hershëm. Në burimet e hershme arabe fjala ilm al-nujum përdorej për të nënkuptuar së bashku astronominë dhe astrologjinë. Në kohën e mesjetës u bë dallimi i qartë mes termit ilm al-nujum (shkenca e yjeve) dhe termit ilm al-falak (shkenca e orbitave qiellore) që i referohet astrologjisë dhe ilm al-haya (shkenca e kuptimit të qiejve), që i referohet astronomisë. Që të dyja fushat i kishin rrënjët në traditën greke, persiane dhe indiane. Skolastikët myslimanë dituritë rreth këtyre shkencave i mësuan nga traditat e këtyre popujve, i studiuan dhe i zhvilluan në nivel shumë të lartë për përdorim praktik në jetën e tyre.

Dallimi i parë semantik mes astrologjisë dhe astronomisë u bë nga al-Biruni në shekullin e XI, megjithëse ai vetë refuzoi të studiojë astrologjinë.[63] Studimi i astrologjisë ishte gjithashtu u përgënjeshtrua edhe nga astronomë tjerë myslimanë të asaj kohe, nga ata ishin al-Farabi, Ibn al-Haytham, Abisina dhe Averroes. Arsyet e tyre për përgënjeshtrimin e astrologjisë ishin edhe për shkak të metodave të përdorura nga astrologët që ishin hipotetike e jo empirike edhe për shkak të pikëpamjeve të astrologëve që shkaktonin konflikt me islamin ortodoks.[64]

Astronomia
Në astronomi punët e astronomit egjipitano-grek Ptolemi, pjesërisht në librin Almagest dhe arritjet indiane të Brahmaguptës dukshëm u rafinuan gjatë viteve nga astronomët myslimanë. Tabelat astronomike tëEl-Kuarizmit dhe Maslamah Ibn Ahmed el-Majritit shërbyen si burim shumë i rëndësishëm i informimit për mendimtarët e latinizuar evropianë për rizbulimin arritjet në astronomi, ku u shkurajua interesi ekstensiv në astrologji.

Në shekullin XI, astronomët myslimanë filluan të dyshojnë në sistemin e Ptolemeut, një ndër mendimtarët që dyshote ishte Ibn el-Haytham dhe ishin të parët që mbikëqyrën eksperimentet e elaboruara të lidhur me fenomenet astronomike, duke filluar me njoftimin e Ebu el-Reyhan el-Biruni me metodën eksperimentale në astronomi.[65] Shumë nga ata bënë ndryshime dhe përmirësime në modelin e Ptolemeut dhe propozuan modele alternative jo Ptolemeike me strukturë gjeocentrike. Pjesërisht, kritikat dhe përmirësimt nga el-Battani, Ibn el-Haytham, dhe Averroes dhe modelet jo-Ptolemeike nga astronomët në Maragha, Nasir el-Din el-Tuzi (çifti-Tuzi), Mo’ayyeduddin Urdi (Urdi lemma) dhe Ibn el-Shatir më vonë u adoptuan në modelin heleocentrik Kopernikan,[66][67] dhe argumentet e Kopernikut për rrotullimin e Tokës, ishin të ngjashme me ato nga el-Tusi dhe Ali el-Qushji. Disa i referohen arritjeve nga shkolla Maragha si “Revolucioni Maragha”, “Revolucioni Shkollor Maragha”, ose “Revolucioni shkencorë para Rilindjes”.[9]

Ndër kontributet tjera nga astronomët myslimanë përfshijnë zbulimin e Rrugës së Qumështit nga el-Biruni i cili mendonte që është tërësi e shumë yjeve nebularë,[65] zhvillimin e modelit planetarë pa asnjë epicikël nga Ibn Bajjah (Avempace),[68] shkrimet optike nga Ibn el-Haytham që më vonë kanë shpier në themelimin e astronomisë teleskopike evropiane,[69] zhvillimin e astrolaboratorëve universal [70] zbulimin i një numri të madhë të instrumenteve tjera astronomike, vazhdimin e kërkimeve rreth lëvizjes së planetëve pasi Ja’far Muhammed ibn Musa ibn Shakir zbuloi se trupat e rëndë dhe sferat qiellore bien nën ligje të njëja fizike sikur Toka,[71] eksperimentet e para të shtjelluara lidhur me fenomenet astrnomike dhe dallimin e parë mes astronomisë dhe astrologjisë nga Abu al-Rayhan al-Biruni,[72] përdorimin e vrojtimit të saktë empirik dhe teknikave eksperimentuese, [73] ndarjen e filozofisë natyrore nga astronomia nga Ibn al-Haytham,[74] dhe dëshminë e parë të vrojtimit empirik të rrotullimit të Tokës nga al-Tusi dhe al-Qushji.[75] Disa astronomë myslimanë, gjithashtu kanë diskutuar mundësinë e modelit heleocetrik dhe orbita eliptike[76], ndër to janë Ja’far ibn Muhammed Ebu Ma’shar el-Balkhi, Ibn el-Haytham, Ebu el-Rayhan el-Biruni, Ebu Said Sinjari, ‘Umar el-Katibi el-Qazwini dhe Qutb el-Din el-Shirazi.[77]

Kimia
Kimisti i shekullit të XIX-të Geber (Jabir ibn Hayyan), konsiderohet babai i kimisë,[78][79][80] për shkak të shtjellimit të metodës së parë shkencore eksperimentale në kimi, gjithashtu edhe të alembikut, retortit, distilimit të pastër, lëngëzimit, kristalizimit, purifikimit, oksidimit, avullimit dhe filtrimit.[80]

Al-Kindi ishte i pari i cili refuzoi studimin e alkimisë tradicionale dhe të teorisë së transformimit të metaleve,[81] i përcjellë nga Abu Rayhan al-Biruni,[82] Ibn Sina,[83] dhe Ibn Khaldun. Ibn Sina, gjithashtu zbuloi distlimin e avullt dhe prodhoi vajin e parë thelbësor që qoi në zhvillimin e armaterapisë. Razi i pari distiloi vajgurin, zbuloi vajgurin dhe llampat me vajgur, brumin e sapunit dhe formulën për sapun dhe antiseptikë. Në librin e tijë Dyshime rreth Galenit, al-Razi ishte gjithashtu i pari që përmes përdorimit të metodës shkencore dëshmoi se teoria e elementeve klasike e Aristotelit dhe toria e humorizmiz e Galenit ishin të gabuara. Në shekullin e XIII Nasir al-Din al-Tusi filloi një version të hershëm të ligjit të ruajtjes së masës, duke vë në pah se trupi i lëndës është në gjendje të ndryshojë, por nuk është në gjendje të zhduket.[84] Alexander von Humboldt i sheh kimistët myslimanë si themelues të kimisë.[85]

George Sarton në librin e tijë Introduction to the History of Science shkroi:

“Ne gjejmë në shkrimet e tija (Jabir, Geber) pikëpamje të shquara mbi metodën e hulumtimit shkencorë kimikë, teorinë mbi formimin gjeologjik të metaleve (gjashtë metalet ndryshojnë thelbësisht për shkak të proporcioneve të ndryshme të sulfurit dhe merkurit në to); përgatitjen e substancave të ndryshme, arsenit dhe antimonit nga sulfidet e tyre).”[65]

Shkencat e tokës
Shkencëtarët myslimanë, posaçërisht Abu Rayhan al-Biruni, realizuan një numër të madh kontributesh mbi shkencat e tokës.[86] Biruni llogaritet babai i gjeodezisë për kontributet e tija të rëndësishme në këtë fushë,[87]H. Mowlana (2001). “Information in the Arab World”, Cooperation South Journal 1. – (Anglisht) gjithashtu dhe me kontributet e tija në gjeografi dhe gjeologji.

Përveç shkrimeve tjera rreth gjeologjisë në librin e tijë gjeologjia i Indisë Biruni shkroi:

“Por nëse shikon baltën e Indisë me sytë e tu dhe mediton në natyrën e sajë, nëse merr parasyshë gurët e rrumbullakët të gjetur në tokë, me gjithë gjërmimin e thellë, gurët që janë të mëdhenjë gati sa malet dhe ku lumenjtë kanë rrymë të dhunshme, gurët që janë me përmasa më të vogla në largësi më të mëdha nga malet dhe ku rrymimet rrjedin më ngadalë, gurët që paraqiten të pluhurosur në formën e rërës, ku rrymimet fillojnë të stagojnë afër gojave të tyre dhe afër detit – nëse konsideron gjithë këtë mezi do të mendosh se India dikur ishte deti, që nëpërmjet shkallëve ka qenë e mbushur nga stogjet e rrjedhave.”[88]

John J. O’Connor dhe Edmund F. Robertson në librin e tyre MacTutor History of Mathematics archive shkruajnë:

“Kontribute të rëndësishme në gjeodezi dhe gjeografi gjithashtu ka dhënë al-Biruni. Ai paraqiti teknikat e matjes së tokës dhe distancave duke përdorur trekëndëzimin. Ai e gjeti se radiusi i tokës është 6339.6 km, vlerë e pa arritur në perëndim gjer në shekullin e XVI. Masudic canon i tijë përmbanë tabelë me koordinata të 600 vendeve, ku gati për të gjitha vendet kishte njohuri direkte.”

Në gjeologji Ibn Sina në librin e tijë Libri i Kurimit dha dy hipteza rreth maleve. Në kartografi, Harta nga Piri Reis krijuar nga hartografi osman Piri Reis në vitin 1513, ishte një nga hartat më të hershme të botës që përfshinë Amerikat dhe siç duket e para që pëfshinë Antartikun. Harta e tijë e botës kosiderohej më e sakta gjatë shekullit të XVI-të.

Traktatet më të hershme të njohur e që kanë të bëjnë me ambientalizmin dhe shkencën anbientale e posaçërisht me ndotjen ishin traktatet arabe të shkruara nga al-Kindi, al-Razi, Ibn Al-Jazzar, al-Tamimi, al-Masihi, Ibn Sina, Ali ibn Ridwan, Abd-el-latif, dhe Ibn al-Nafis. Punimet e tyre mbuluan një numër të madhë të temave lidhur me ndotjen si ndotja e ajrit, ndotja e ujit, ndotja e tokës, trajtimi pa kujdesë i plehrave të ngurtë bashkiak dhe vlerësimi i ndikimit ambiental i vendeve të caktuara.[89] Kordoba, al-Andalus gjithashtu kishte kontenierët e parë të plehrave dhe paisjet për hedhjen e plehrave.[90]

Referencat
62. Years of Knowledge Rediscovered at Ibn Battuta Mall, MTE Studios – ang.
63. S. Pines (September 1964). “The Semantic Distinction between the Terms Astronomy and Astrology according to al-Biruni”, ”Isis” ”’55”’ (3), p. 343-349. – ang.
64. Harv Saliba, 1994, faqe:60 & 67-69
65. Dr. A. Zahoor (1997), Abu Raihan Muhammad al-Biruni, Hasanuddin University – ang
66. M. Gill (2005). Was Muslim Astronomy the Harbinger of Copernicanism? – ang.
67. Richard Covington (Maj-Qershor 2007). “Rediscovering Arabic science”, Saudi Aramco World, f. 2-16 – ang.
68. Bernard R. Goldstein (Mars 1972). “Theory and Observation in Medieval Astronomy”, Isis 63 (1), f. 39-47 [40-41]. – ang.
69. O. S. Marshall (1950). “Alhazen and the Telescope”, Astronomical Society of the Pacific Leaflets 6, f. 4-11. – ang.
70. Krebs, Robert E. (2004). Groundbreaking Scientific Experiments, Inventions, and Discoveries of the Middle Ages and the Renaissance. Greenwood Press, 196. ISBN 0-3133-2433-6. – ang.
71. George Saliba (1994). “Early Arabic Critique of Ptolemaic Cosmology: A Ninth-Century Text on the Motion of the Celestial Spheres”, Journal for the History of Astronomy 25, f. 115-141 [116]. – ang.
72. S. Pines (September 1964). “The Semantic Distinction between the Terms Astronomy and Astrology according to al-Biruni”, Isis 55 (3), f. 343-349.
73. Toby Huff, The Rise of Early Modern Science, f. 326. Cambridge University Press, ISBN 0521529948.
74. Roshdi Rashed (2007). “The Celestial Kinematics of Ibn al-Haytham”, Arabic Sciences and Philosophy 17, f. 7-55. Cambridge University Press.
75. F. Jamil Ragep (2001), “Tusi and Copernicus: The Earth’s Motion in Context”, Science in Context 14 (1-2), f. 145–163. Cambridge University Press. – ang.
76. Seyyed Hossein Nasr (1964), An Introduction to Islamic Cosmological Doctrines, (Cambridge: Belknap Press of the Harvard University Press), f. 135-136 – ang.
77. A. Baker and L. Chapter (2002), “Part 4: The Sciences”. In M. M. Sharif, “A History of Muslim Philosophy”, Philosophia Islamica. – ang.
78. John Warren (2005). “War and the Cultural Heritage of Iraq: a sadly mismanaged affair”, Third World Quarterly, Volume 26, Issue 4 & 5, p. 815-830. – ang.
79. Dr. A. Zahoor (1997). JABIR IBN HAIYAN (Geber), University of Indonesia. – ang.
80. Paul Vallely, How Islamic Inventors Changed the World, The Independent, 11 Mars 2006. – ang
81. Felix Klein-Frank (2001), “Al-Kindi”, në Oliver Leaman & Hossein Nasr, History of Islamic Philosophy, f. 174. Londër: Routledge. – ang.
82. Michael E. Marmura (1965). “An Introduction to Islamic Cosmological Doctrines. Conceptions of Nature and Methods Used for Its Study by the Ikhwan Al-Safa’an, Al-Biruni, and Ibn Sina nga Seyyed Hossein Nasr”, Speculum 40 (4), f. 744-746. – ang.
83. Robert Briffault (1938). The Making of Humanity f. 196-197. – ang.
84. Farid Alakbarov (Vera 2001). A 13th-Century Darwin? Tusi’s Views on Evolution, Azerbaijan International 9 (2). – ang.
85. Dr. Kasem Ajram (1992). Miracle of Islamic Science, Appendix B. Knowledge House Publishers. ISBN 0911119434 – ang.
86. Plinio Prioreschi, “Al-Kindi, A Precursor Of The Scientific Revolution”, Journal of the International Society for the History of Islamic Medicine, 2002 (2): 17-19.
87. Akbar S. Ahmed (1984). “Al-Beruni: The First Anthropologist”, RAIN 60, f. 9-10. – ang.
88. A. Salam (1984), “Islam and Science”. In C. H. Lai (1987), Ideals and Realities: Selected Essays of Abdus Salam, 2nd ed., World Scientific, Singapore, f. 179-213. – ang.
89. L. Gari (2002), “Arabic Treatises on Environmental Pollution up to the End of the Thirteenth Century”, Environment and History 8 (4), f. 475-488. – ang.
90. S. P. Scott (1904), History of the Moorish Empire in Europe, 3 vols, J. B. Lippincott Company, Philadelphia and London. F. B. Artz (1980), The Mind of the Middle Ages, Third edition revised, University of Chicago Press, f. 148-50. cf. References, 1001 Inventions) – ang.

Përkthyer për projektin Wikipedia Shqip

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakShkenca Islame: Ndikimi në shkencën evropiane
Artikulli tjetërShkenca Islame: Mekanika
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *