Shkenca Islame: Shkencat shoqërore

Gjatë civilizimit Islam u bënë kontribute të dukshme në shkencat shoqërore.

Abu al-Rayhan al-Biruni (973-1048) u përshkrua si “antropologu i parë”.[87] Ai shkroi studime të detajuara krahasuese në antropologjinë e njerëzve, religjioneve dhe kulturave të Lindjes së Mesme, Mesdheut dhe Azisë Jugore. Antropologjia e religjionit e Birunit ishte e mundëshme vetëm për skolastikët e zhytur thellë në traditën e kombeve.[170] Biruni u vlerësua nga shumë skolastikë myslimanë për antropologjinë e tijë islame.[171] Biruni gjithashtu shihet edhe si babai i indologjisë.[172] Al-Saghani (d. 990) shkroi disa nga komentet e hershme në historinë e shkencës të cilat përfshinë një krahasim mes skolastikëve “antikë” (duke përfshirë babilonët, egjiptasit, grekët dhe indianët antikë) dhe “modernë” (shkencëtarët myslimanë të kohës së tijë).[173] Al-Muqaddasi (b. 945) gjithashtu dha kontribut të madhë në shkencat shoqërore.

Ibn Khaldun (1332-1406), konsiderohet paraardhës i disa shkencave shoqërore[174] si demografisë,[175] historisë kulturore,[176] historiografisë,[177] filozofisë së historisë,[178] sociologjisë,[175][178] dhe shkencave shoqërore,[179] dhe shihet si një nga paraardhësit e ekonomisë moderne[180][181]. Ai më së miri njihet për librin e tij Muqaddimah (latinizuar si Prolegomenon). Disa nga idetë e tija të paraqitura në librin Muqaddimah ishin mbi fushat si filozofia sociale, teoritë mbi konfliktet shoqërore, kohezioni strukturorë, kapitali shoqërorë, rrjeti shqërorë, dialektika, lakorja e Lafferit, metoda historike, animi sistemik, rënia dhe ngritja e civilizimeve, unazat kundërvepruese, teoria e sistemeve dhe përgjegjësia korporale dhe shoqërore.

Franz Rosenthal në librin e tijë History of Muslim Historiography’ (sq.: Historia e Historiografisë Myslimane) shkruan:

“Historiografia myslimane në të gjitha kohërat ka qenë e bashkruar në lidhjet më të afërta me zhvillimin e përgjithshëm të shkollimit në Islam dhe pozita e diturisë historike në edukimin myslimanë ka ushtruar ndikimi vendimtar mbi nivelin intelektuarl në shkrimin historik….Myslimanët arritën përparim të përcaktuar përtej shkrimeve të mëhershme historike në të kuptuarit sociologjik të historisë dhe sistematizimin e historiografisë. Zhvillimi i shkrimeve moderne historike duket se ka arritur shpejtësi dhe sasi të konsiderueshme përmes përdorimit të literaturës myslimane e cila mundësoi që historianët perëndimorë, që nga shekulli XVII e këtej, të shohin seksion të madhë të botës përmes syve të huaj. Historiografia myslimane indirekt dhe me modesti ndihmoi t’i japë formë mendimit historik të ditës së sotme.”[182] Ai gjithashtu paraqiti metoden shkencore në shkencat shoqërore.[183]

Referencat

170. J. T. Walbridge (1998). “Explaining Away the Greek Gods in Islam”, Journal of the History of Ideas 59 (3), f. 389-403. – ang.
171. Richard Tapper (1995). “Islamic Anthropology” and the “Anthropology of Islam”, Anthropological Quarterly 68 (3), Anthropological Analysis and Islamic Texts, f. 185-193. – ang.
172. Zafarul-Islam Khan, At The Threshhold Of A New Millennium – II, The Milli Gazette. – ang.
173. Franz Rosenthal (1950). “Al-Asturlabi and as-Samaw’al on Scientific Progress”, Osiris 9, f. 555-564 [559]. – ang.
174. Akbar Ahmed (2002). “Ibn Khaldun’s Understanding of Civilizations and the Dilemmas of Islam and the West Today”, Middle East Journal 56 (1), f. 25.
175. H. Mowlana (2001). “Information in the Arab World”, Cooperation South Journal 1. – ang.
176. Mohamad Abdalla (Summer 2007). “Ibn Khaldun on the Fate of Islamic Science after the 11th Century”, Islam & Science 5 (1), f. 61-70. – ang.
177. Salahuddin Ahmed (1999). A Dictionary of Muslim Names. C. Hurst & Co. Publishers. ISBN 1850653569. – ang.
178. Dr. S. W. Akhtar (1997). “The Islamic Concept of Knowledge”, Al-Tawhid: A Quarterly Journal of Islamic Thought & Culture 12 (3). – ang.
179. Akbar Ahmed (2002). “Ibn Khaldun’s Understanding of Civilizations and the Dilemmas of Islam and the West Today”, Middle East Journal 56, f. 25. – ang.
180. I. M. Oweiss (1988), “Ibn Khaldun, the Father of Economics”, Arab Civilization: Challenges and Responses, New York University Press, ISBN 0887066984.
181. Jean David C. Boulakia (1971), “Ibn Khaldun: A Fourteenth-Century Economist”, The Journal of Political Economy 79 (5): 1105-1118.
182. Historiography. The Islamic Scholar. – ang.

Përkthyer për projektin Wikipedia Shqip
Përktheu: Skender Mustafi

Po këto i keni lexuar?