Shpjegimi gjerman i politikës

0

Nga gjermanishtja përktheu dhe përshtati: Skender Mustafi

Djali kthehet nga shkolla dhe i thotë babait: Në shkollë, tani, kemi të drejtë civile. A mund të më shpjegosh çka është politika?

Babai thotë: Mirë, dëgjo. Unë i sjellë paratë në shtëpi, unë jam kapitali. Nëna jote menaxhon paratë dhe i harxhon ato, ajo është qeveria. Gjyshi që jeton me ne kujdeset që gjithçka të ecin me drejtësi dhe në harmoni, është sindikata. Ana e cila ndihmon në mirëmbajtjen e shtëpisë, është klasa punëtore. Dhe për kë e bëjmë këtë? Për ty. Ti je populli. Dhe vëllai jot i cili akoma është në pelena, është ardhmëria. E kuptove?

Djali i ngatërruar thotë: Duhet të mendoj mbi këtë.

Natën i del gjumi djaloshit sepse vëllai i tij i vogël kishte kryer nevojën në pelena dhe qante. Ngrihet dhe shkon tek dhoma e prindërve ku e gjen nënën duke fjetur e duke gërhitur saqë nuk e zgjon dot nga gjumi. Nga aty, shkon tek Ana të cilën e gjen në shtrat me babanë e tij, kurse gjyshi vrojton në dritare nga jashtë. Atij i bëhet mjaft, shkon në krevat dhe bie të flejë.

Në mëngjes babai e pyet: A e ke menduar dhe e ke kuptuar çfarë do të thotë politikë?

Djaloshi thotë: Po, tani e kam kuptuar. Pra, kapitali keqpërdorë klasën punëtore, përderisa sindikata vrojton, kurse qeveria fle. Në anën tjetër, populli injorohet dhe ardhmëria është në mut.

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakAty ku ngurron Google, depërton Gjirafa
Artikulli tjetërUnë
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *