shqiponja dhe njeriu

Një herë një njeri zuri një shqiponjë, ja preu menjëherë krahët dhe e lëshoi ndër pula. Ajo dukej e pikëlluar për gjendjen e saj të mjerë. Një njeri tjetër e bleu këtë shqiponjë dhe e la që t’i rriten prapë krahët. Atëherë shqiponja i hapi krahët e fluturoi, zuri një lepur dhe ia solli menjëherë mirëbërësit të vet.

Dhelpra e pa këtë e i tha:
– Mos ia dhuro këtij, por atij të parit, që mos të zërë prapë dhe mos t’i shkulë prapë krahët.

Porosia e përrallëzës: Mirëbërësit duhet t’i kthehet e mira, kurse prej të këqinjve duhet ruajtur.

Referenca
– Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në rs të maqedonisë sipas planit dhe programit arsimor. ISBN 86-369-0018-2

Komentet nga Facebook:

Po këto keni lexuar?!!

Leave a Comment