shqiponja, sorra dhe bariu

Një shqiponjë ra fluturimthi mbi një shkëmb të lartë dhe rrëmbeu një qengj. Këtë e pa sorra dhe nga smira deshi të ndjekë shembullin e saj. Prandaj, u lëshua me një krrokatje të madhe dhe u hodh mbi një dash. Por, iu ngatërruan kthetrat në leshin e dendur të dashit dhe nuk mundi të fluturojë lart, kështu filloi të përplasë krahët.

Bariu e pa se çka ndodhi, vrapoi dhe e kapi sorrën. Mandej ia preu krahët dhe, në mbrëmje, ua çoi fëmijëve të vet. Kur e pyetën fëmijët se çfarë zogu mund të ishte ai, bariu tha:
– Ma sa e di unë, sigurisht – sorrë, por siç kishte për të dashur ajo vetë – shqiponjë.

Porosia e përrallëzës: Kjo përrallë na mëson se nuk duhet për shkak të smirës ndaj tjetrit të mundohemi ta imitojmë atë dhe të mundohemi të bëhemi të fuqishëm si ai, ngase kjo mund të na kushtojë sikur edhe sorrës.

Referenca
– Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në rs të maqedonisë sipas planit dhe programit arsimor. ISBN 86-369-0018-2

Komentet nga Facebook:

Po këto keni lexuar?!!

Leave a Comment