Shteti i do të dhënat tua nga Facebook – ti je ndoshta terrorist

Përgatiti: Skender Mustafi

 Në një lloj mbështetjeje të asaj analize të bërë tek artikulli “Big Data – thika me dy teha“, ku kam trajtuar të dhënat dhe shfrytëzimin e tyre për të marrë vendime të cilat kanë të bëjnë drejtpërdrejtë si me fatin e individëve ashtu edhe me fatin e shteteve, organizatave, instituteve. As në atë artikull e as në këtë nuk do të merrem me atë se si duhet të silleni me shpërndarjen e të dhënave private në internet. Nga përvoja shoh se shumë persona nëpër mediet sociale shprehen shprishur dhe pa menduar rreth çështjeve të ndryshme të cilat herë kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me personat e tjerë, por madje edhe me organizata, kompani, institucione shtetërore e shtete. Se sa me rëndësi janë të dhënat nëpër mediet sociale, për të marrë vendime, mund të shihni interesimin e shteteve për të nxjerrë të dhënat për shtetasit e tyre.

Të gjitha shtetet të cilat parimisht e kanë të lejuar Facebook-un, psh. Kina, Irani etj. e kanë të ndaluar, janë të interesuara të marrin të dhënat e plota për profilet e shtetasve të vetë. Tabela e më poshtme paraqet të dhënat publike të Facebook Inc. për kërkesat e ndryshme të bëra nga shtetet e gjithë botës për shtetasit e tyre në periudhën Janar 2014 – Qershor 2014 (Government Requests Report 2014). Ndër to Shqipëria ka bërë 4 kërkesa për 6 profile ku 3 kërkesa i janë miratuar dhe të dhënat e 5 profileve i janë dorëzuar. Në anën tjetër Kosova ka bërë 9 kërkesa për 25 profile ku 4 kërkesa i janë miratuar dhe të dhënat e 11 profileve i janë dorëzuar. Ndër shtetet më me shumë kërkesa dhe që kanë pranuar të dhënat e më shumë profileve janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 15’433 kërkesa pë 23’667 profile ku sipas Facebook u janë dorëzuar të dhënat për 18’969 profile. Më pas vije India me 4’559 kërkesa për 5’958 profile e që ka arritur të pranojë të dhënat për 3’031 profile. Ajo që patjetër duhet theksuar, është fakti se në shumë raste shtetet të cilat kërkojnë të dhënat nga Facebook e kanë të rregulluar me ligj mbledhjen e të dhënave dhe kërkesa e të dhënave bëhet me urdhër nga gjyqi.

Gjithsej nga 80 shtete në periudhën Janar 2014 – Qershor 2014 kanë bërë 34’936 kërkesa për 49’467 profile, ku Facebook ka miratuar 21’514 kërkesa duke dorëzuar të dhënat e 31’024 profileve. Bazuar në këto statistika këtij rrjeti social, Facebook, çdo  30 minuta  i bëhet kërkesë për 2 profile.

Rrjetet sociale nuk janë vend për tallje publike, aq më pak për tallje me shtetet dhe “sigurinë” ose sigurinë e tyre.

facebook

ShtetetKërkesaPërdoruesMiratime %PërgjigjeProfile
Argjentina25436431.89%81116
Brazili1307226935.20%460799
Kanada26338853.99%142209
Çile30743550.49%155220
Kolumbia526438.46%2025
Kosta Rika360.00%00
Republika Dominikane111327.27%34
Ekuadori130.00%00
Guatemala110.00%00
Meksiko17026750.59%86135
Paraguai110.00%00
Peru122416.67%24
Shtetet e Bashkuara154332366780.15%1237018969
Shqipëria4675.00%35
Armenia4625.00%12
Austria638417.46%1115
Bahrejni110.00%00
Belgjika20924656.94%119140
Bosnja6666.67%44
Bostova120.00%00
Bullgaria34100.00%34
Kroacia192478.95%1519
Qipro131669.23%911
Republika Çeke111227.27%33
Danimarka151740.00%67
Egjipti5620.00%11
Estonia7742.86%33
Finlanda283242.86%1214
Franca2249259930.24%680786
Gjeorgjia110.00%00
Gjermania2537307833.94%8611045
Greqia12816756.25%7294
Grendlanda330.00%00
Hungaria577833.33%1926
Islanda2250.00%11
Irlanda545061.11%3331
Izraeli11114451.35%5774
Italia1869265849.28%9211310
Kosova92544.44%411
Kuvajti490.00%00
Britania e Madhe2110261971.68%15121877
Emiratet e Bashkuara660.00%00
Turqia15324960.78%93151
Zvicra326225.00%816
Suedia24733480.57%199269
Sudani110.00%00
Spanja51486036.58%188315
Afrika e Jugut210.00%00
Senegali110.00%00
Arabia Saudite000.00%00
Rumania162050.00%810
Katari220.00%00
Portugalia35440340.40%143163
Polonia28837727.08%78102
Palestina110.00%00
Omani110.00%00
Norvegjia255040.00%1020
Holanda414556.10%2325
Mali i Zi220.00%00
Monako12100.00%12
Moldavia34100.00%34
Malta859462.35%5359
Luksemburgu4525.00%11
Lituania8937.50%33
Litenshtajni110.00%00
Tailanda110.00%00
Tajvani25241757.14%144238
Koreja e Jugut131423.08%33
Singapori12913975.97%98106
Rusia000.00%00
Filipinet62883.33%523
Pakistani11616035.34%4157
Zelanda e Re728154.17%3944
Nepali220.00%00
Malaizia192426.32%56
Japonia220.00%00
India4559595850.87%23193031
Hong Kongu203860.00%1223
Brunei110.00%00
Bangladeshi7170.00%00
Australia61065060.33%368392
Afganistani110.00%00
Gjithsej3493649467 2151431024
Mesatarja0.34%

 

 Referencat

  •  Facebook, Government Requests Report, së fundi vizituar më 6 Nëntor 2014 tek https://govtrequests.facebook.com/

Komentet nga Facebook:

Po këto keni lexuar?!!

Leave a Comment