Si ta largoj Delta-search nga Google Chrome?

Përgatiti: Skender Mustafi

Delta-Search është një nga përvojat më të bezdisshme që më ka ndodhur. Unë tek shfletuesi që e shfrytëzoj standard, Google Chrome, kam caktuar një faqe si faqe të “shtëpisë”. Kjo ndodhë tek të gjithë shfrytëzuesit të cilët kanë përvojë sadopak në shfrytëzimin e shfletuesve. Ajo që ndodh shpesh herë është se gjatë instalimit të ndonjë softueri falas nga interneti, instalohet dhe një shirit i njohur si Delta-Search dhe me tu instaluar ky shirit gjithashtu faqja e parë e shfletuesit zëvendësohet me nyjën e kësaj faqeje (http://www1.delta-search.com/?babsrc=HP_ss&mntrId=2CA15442490C1717&affID=121564&tl=gbn321908&tsp=4951) dhe fusha e kërkimit me të dhënat e kësaj faqeje. Dhe papritmas me të hapur shfletuesin u hapet faqja më poshtë:

delta-search

Për ta çrrënjosur këtë shirit dhe këtë faqe të bezdisshme nga kompjuteri juaj pasoni hapat më poshtë:

1. Kaloni tek START i kompjuterit dhe në fushën poshtë kërkoni: Internet Options

internet options

2. Tek Internet Options zëvendësoni nyjën e Delta-Search me faqen tuaj të preferuar ose p.sh. me http://www.google.com dhe shtypni OK

internet options

3. Tani kaloni tek Google Chrome tek Setting

Google Setting

4. Tek dritarja gjeni:

a) fillimisht grupin On Startup dhe tek 

Google chrome setting

Pas këtyre veprimeve mund të e mbyllni Google Chrome dhe problemi juaj është zgjedhur.

Vini Re: Për ta larguar shiritin nga kompjuteri juaj kaloni tek Start dhe tek fusha kërkoni Uninstall e program dhe do të paraqitet një mundësi me të njëjtin emër të cilën e klikoni dhe në listë gjeni Delta-Search dhe e çinstaloni nga kompjuteri juaj.

Suksese!

Po këto i keni lexuar?