Si të instaloj lloje shkronjash (font-e) në kompjuter?

Përgatiti: Skender Mustafi

Llojet e ndryshme të shkronjave na mundësojnë që të mund të realizojmë dizajnime më të bukura përmes programeve të ndryshme kompjuterike ose/edhe të shkruajmë ose të përgatisim prezantime tekste të rregulluara me shkronja interesante. Lloje të ndryshme të shkronjave mund të shkarkoni nga interneti ose të shihni tek ndonjëra nga faqet e internetit të paraqitura në listën e artikullit mbi burimet e ndryshme për lloje shkronjash.

Isntalimi i llojit ose llojeve të shkronjave në kompjuter bëhet si vijon:

  1. fonteShkarkoni fontin e caktuar nga cilado faqe e internetit.
  2. Kaloni tek dosja ku keni shkarkuar llojin ose llojet e ndryshme të shkronjave dhe i përzgjidshni ato. Pra, ju mund të instaloni një lloj ose disa lloje shkronjash përnjëherë.
  3. Pasi të keni përzgjedhur shkronjat të cilat dëshironi të i instaloni, klikoni me të djathtë mbi shkronjat e përzgjedhura.
  4. Pasi të keni shtypur me të djathtë sipër listës e shihni “Install” ku duhet të klikoni për të instaluar shkronjat. Vini re, mund të ju paraqitet një herë ose më shumë një kuti informimi, kjo ndodh nëse tentoni të instaloni fonte të cilat tanimë gjinden në kompjuterin tuaj. Pra, ju mund t’i zëvendësoni ato që tanimë i keni, por edhe mund të mos i zëvendësoni.

P.S. Për të larguar llojet e shkronjave të caktuara nga kompjuteri juaj, duhet të kaloni tek dosja e cila njihet me emrin “Fonts” dhe atje të përzgjidhni dhe fshini shkronjat e padëshiruara.

Suksese!

Po këto i keni lexuar?