Si të mbroj dokumentet në Excel?

Përgatitit: Skender Mustafi

Excel mundëson që ju të mbroni punën tuaj, na ju vetë ose nga të tjerët. Ju mund të mbroni qelitë, apo faqet apo tërë librin e punës. Them se e mbron dokumentin nga ju vetë sepse ju mund të përdorni formula në përpunimin e një dokumenti ku realizoni llogari të ndryshme. Disa nga qelitë mund të jenë të punueshme, pra të ndërroni vlerat, kurse disa mund të jenë  rezultate të llogarive të realizuara. Ju mund të mbroni qelitë të cilat nuk keni nevojë të i ndryshoni me qëllim që të mos të ndodhë të e shkatrroni dokumentin llogaritës duke prishur rastësisht ndonjë nga formulat. Realizimi i mbrojtjes sipas hapave të mëposhtëm mund të realizohet tek Excel 2003, 2007 dhe 2010.

  1. Kaloni tek qelitë që dëshironi të i mbroni dhe përzgjidhni ato (Nëse dëshironi të e mbroni faqen e tërë atëherë shtypni në tastierë CTRL + A).
  2. Shtypni me të djathtë mbi qelitë e përzgjedhura dhe në listë shtypni “Forma cells”
  3. Tek dritarja e hapur kaloni tek “Protection” dhe në të gjeni dy mundësi ku mund të zgjidhni të dyja apo njërën nga ato.
  4. Nëse përzgjidhni vetëm “Locked“, atëherë programi nuk lejon që përmbajtja në atë qeli të griset, por kodi duket.
  5. Nëse përzgjidhni vetëm “Hidden” atëherë programi do të fshehë përmbajtjen, por ajo mund të fshihet.
  6. Nëse përzgjidhni që dy mundësit (pra 4 dhe 5) atëherë programi realizon të dy veprimet
  7. Pastaj kaloni tek shiriti i mundësive në kokë të programit dhe përzgjidhni “Review” dhe përzgjidh llojin e mbrojtjes (shih figurën)
  8. Nëse përzgjidhni “Protect Sheet“, atëherë mbroni vetëm faqen e punë të cilën jeni duke punuar.
  9. Nëse përzgjidhni “Protect Workbook“, atëherë mbroni të gjitha faqet e punës në një libër pune në Excel.
  10. Pasi që të përzgjedhur llojin e mbrojtjes do të hapet një dritare e re (dritarja në mes të figurës) ku duhet të vendosni fjalëkalimin për të mbrojtur dokumentin. Katrorët e pëzgjedhur duhet të jenë të njëjtë si këtu në foto. Fjalëkalimin dy herë duhet vendosur.
  11. Për të liruar qelitë nga mbrojtja atëherë atëherë kaloni tek “Review” dhe përzgjidhni llojin e mbrojtjes që keni bërë dhe e jepni fjalëkalimin.

Po këto i keni lexuar?