Si të përmirësoj performancën e Windows 7?

Përgatiti: Skender Mustafi

Windows 7 është sistem operativ shumë i përshtatshëm për veprim, posaçërisht në krahasim me Windows Vista që mendoj se ishte një dështim i Microsoft-it. Sidoqoft, Windows 7 realizon shumë veprime parësore dhe dytësore si në ofrimin e mundësive efikase gjithashtu edhe në ofrimin e një pamjeje tërheqëse. Për të realizuar veprimet të tilla Windows kërkon shumë resurse që automatikisht ndikon në uljen e performancës së veprimit.

Nëse keni probleme me performancën e Windows 7, ka një mënyrë se si të përmirësoni atë. Puna është që ju duhet të hiqni dorë nga pamja e bukur grafike, megjithatë ky është një flijim i vogël në krahasim me atë se kompjuteri juaj dukshëm do të veproj më mirë. Sidoqoft, pas disa dite do tu mësohen sytë me atë pamje dhe nuk do tu pengojë, për dallim nga bllokimi dhe veprimi i ngadalshëm që pengon në çdo kohë.

Pasoni 4 hapat e mëposhtëm.

1. Kalo tek START dhe tek “Computer” kliko me të djathtë dhe në fund të listë përzgjidh Properties” (shih figurën poshtë).

2. Tek dritarja që hapet pas realizimit të hapit të parë (shih figurën poshtë) kalo tek “Advanced system settings”.

3. Me realizimin e veprimit në hapin e dytë do të hapet një dritare e re “System Properties”, kaloni tek “Advanced“. Tek kjo faqe e dritares keni 3 pjesë dhe e para është “Performance” e cila ndihmon në menaxhimin e efekteve vizuale të Windows-it të instaluar në kompjuterin tuaj. Shtypni “Settings…” (shih figurën poshtë).

4. Me realizimin e veprimeve tek hapi i tretë hapet një dritare e re e cila ofron 3 mundësi:
  1. Let Windows choose what’s best for your computer” – që nënkupton atë se vetë Windows kontrollon mundësite që ka kompjuteri dhe optimizon mes efekteve dhe performancës.
  2. Adjust for the best appearance” – Windows përzgjedh efektet për pajmen më të mirë.
  3. Adjust for the best performance” – Windows përzgjedh efektet ashtu që kopjuteri të veproj më mirë, më shpejtë, por me më pak efekte vizuale.
  4. “Custom” – shih listën e mundësive dhe pëzgjidh efektet sipas dëshirës.

Po këto i keni lexuar?