Si të përpiloj Foto Album në Powerpoint?

Përgatiti: Skender Mustafi

Ju ndoshta tanimë shumë herë keni pranuar prezantime të përgatitura në PowerPoint. Këso lloj prezantimesh gjithnjë duken të jenë atraktiv për lexuesit, shkaku i përgatitjes së tyre duke përdorur përmbajtje të ndryshme, animacione si dhe zëra të ndryshëm.  Por ajo që është me rëndësi: Keni tentuar që ju vetë të përpiloni një prezantim të tillë?

Kjo nuk është e rëndë. Pasoni hapat më poshtë dhe do të arrini që në fund të keni një foto prezantim tuajin.

1.Hape PowerPoint, shtype Insert dhe pastaj pullën Photo Album. Në fund (shih foto) përzgjidhe New Photo Album për të hapur një album të ri.
2. Në këtë dritare të re, shtyp pullën File/Disk për të përzgjedhur fotografitë të cilat dëshironi. Për të përzgjedhur më shumë se një foto mund të shtypni Ctrl në tastierë dhe fotografitë e pëlqyera me mi.
3.Pasi që të keni përzgjedhur fotografitë e dëshiruara dhe t’i keni futur në PowerPoint, ato do t’i gjeni tek kutia “Pictures in album”. Tani mund të i radhisni ato sipas dëshirës, të i rrotulloni, të ndërroni dritën ose madhësinë.
4.Tek mundësitë për përzgjedhje tek “Album Layout”, në fund të dritares, mund të përzgjidhni se sa foto dëshironi të keni tek çdo foli (slide) tek PowerPoint dhe mund të pëzgjidhni kornizën e dëshiruar. Gjithashtu mund të përzgjidhni pamjen e dëshiruar për secilën foli.
5.Tek Picture Options mund t’i bëni të gjitha fotografitë bardh e zi, si dhe të shtoni nëntituj për fotot. Për të redaktuar nëntitujt duhe që të bëni atë për secilën foto veçmas.
6.Pasi që të keni kryer konfigurimin e parapëlqimeve tek foto albumi juaj, shtypni pullën Create dhe PowerPoint automatikisht do të krijojë një prezantim me fotot e përzgjedhura.
7.E vetmja gjë që u ka mbetur për fund është përzgjedhja e prapavijës së albumit. Këtë mund të e bëni duke shtypur Design dhe duke përzgjedhur dizajnin e dëshiruar. Tentoni të përzgjidhni një që i përshtatet albumit tuaj. Për ata që e njohin më shumë PowerPoint, përpiloni një dizajn sipas dëshirës suaj dhe e integroni tek albumi.

U kry përpilimi!

Tani ruajeni atë si PPT dhe shpërndajeni përmes postës elektronike. Ju mund të e ruani e pastaj të e dërgoni përmes postës, ose të kaloni tek Save & Send në PowerPoint dhe automatikisht të e ruani dhe dërgoni.

Vini Re: Ruajeni albumin edhe si PPT edhe si PPS sepse vetëm si PPS nuk mund që më vonë të e përpunoni, por vetëm si PPT mund të e përpunoni.

Po këto i keni lexuar?