Si të përpunoj një GIF në PhotoShop

Autor : Skender Mustafi

Përpunimi i fotove dinamike, GIF fotove, është akt i bashkimit të dy e më shumë fotove në një foto të vetme. Kusht i realizimit të animacioneve është që fotografitë të kenë ndryshime.

Në shembullin tonë kemi marr vetëm dy foto për të realizuar një efekt të thjeshtë:
Foto nr. 1 ka madhësi origjinale 335px : 60px.
Foto nr. 2 është rezultat i përpunimit të vogël të fotos nr. 1.. Ndryshimet janë minimale edhe atë: ndryshimi i ngjyrës në të majtë dhe ndryshimi i madhësisë në 334px : 60px.

1
2
3

Përpunimi në PhotoShop

1. Në Photoshop hap një dokument të ri
2. Në dokumentin e hapur përpunon aq “Layer” sa dëshiron. Në rastin tonë Foto nr. 1 dhe Foto nr. 2 janë layer nr.1 dhe layer nr. 2 tek dokumentin në Photoshop
3. Kalo tek Windows -> Animation : në pjesën e poshtme të programit do të paraqitet një shirit në të cilin ato “layer” që ke punuar në foto tani i gjen si pjesë të animacionit
4. Djathtas, tek Photoshop, ke listë e “layers” të përpunuar. Tek kjo listë thjesht mund të përzgjedhësh cilin nga efektet dëshiron të e përdorësh dhe cilin jo.
5. Tek shiriti poshtë secilës pjesë të animacionit mund të caktosh kohën e paraqitjes.
6. Pasi që të kesh rregulluar fotot dhe kohën e tyre të paraqitjes kalo tek File -> Save As dhe përzgjigh GIF

Komentet nga Facebook:

Po këto keni lexuar?!!

Leave a Comment