Si të shkruaj një plan biznesi?

Autor: Skender Mustafi
BSc. Administrim Biznesi
MSc. Menaxhim të Sistemeve Informative në Biznes

Plani i biznesit duhet të jetë i shkurtër, i qartë, informativ dhe tërheqës. Aq tërheqës për vendimmarrësin të cilit i dorëzohet ky plan saqë ai në bazë të këtij plani do të dëshirojë të flasë edhe një herë me ju ose madje edhe do u ndajë kapitalin për investim.

Pra, plani i biznesi shkruhet për të përshkruar gjendjen momentale tuajën me qëllim të mbledhjes së kapitalit për investim.

Plan i shkurtër, theksuar më sipër, nuk do të thotë me faqe, por në të shkruar. Kështu që nëse keni vendosur mua të më shkruani një plan, atëherë mos më bezdisni me përshkrime kot, me zgjerime e me fantazi.

 Një strukturë tërheqëse dhe të përshtatshme që vlerësojë të mund të e shfrytëzoni për rastet tuaja mund të e gjeni në PDF dokumentin e ngarkuar.

Kini kujdes, gjatë përpilimit të tabelave dhe grafikëve për të dhënat financiare dhe planifikimin financiar, DUHET TË JENI REAL. Duhet të shfrytëzoni metoda të ndryshme të analizës së të dhënave dhe të mos i fryni ato sepse askush nuk ha barë. Posaçërisht ata të cilët japin para, janë shumë të kujdesshëm, andaj analizoni realisht.

Suksese!

Po këto i keni lexuar?