Si t’i gjej dokumentet shpejtë në Windows 7?

0

Përgatiti: Skender Mustafi

Nëse tanimë diskun e kompjuterit tuaj e keni stërmbushur dokumente dhe mendoni se ndoshta veç më keni filluar të i dyfishoni gjërat, ose e mbani mend se e keni një dokument megjithatë nuk mund të e gjeni dot, atëherë kjo është e thjeshtë. Së paku tek Windows 7 puna e kërkimit të dokumenteve është lehtësuar dhe efikasiteti është rritur dukshëm.

Çka mund të kërkoj?
Ajo që duhet mbajtur mend nga dokumenti që ju kërkoni varet nga lloji i  dokumentit. Nëse dokumenti është i shkruar në MS Word ose në ndonjë teks dokument tjetër si txt, php, html, css etj. atëherë mund të shfrytëzoni edhe ndonjë fjalë ose fjali specifike që gjendet përbrenda dokumentit. Pra kërkuesi nga këto lloj dokumente kontrollon edhe përmbajtjen e brendshme dhe u sjell rezultat. Nëse dokumenti është në PDF, ose formate tjera , foto, video, programe e të tjera, atëherë duhet të mbani mend diç nga titulli i dokumentit.

Si të kërkoj?
1. Kaloni tek “Start”, në pjesën e poshtme majtas në ekran dhe tek kutiza e zbrazët shkruani fjalën ose fjalinë për kërkim (shih foton). 2. Nëse shtypni dokumentin e caktuar , atëherë u hapet dokumenti.
3. Nëse shtypni “see more results” atëherë u hapet dosja me më shumë rezultate.

Suksese!

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *