Si t’i gjejë dhe largoj fotografitë e dyfishta nga kompjuteri?

0

Autor: Skender Mustafi

Kohëve të fundit na janë bërë shumë foto, jo vetëm nëpër celularët e mençur, por edhe në kompjuter. Na është bërë zakon që herë pas here ti hedhim në kompjuter fotografitë nga celulari dhe aparatet e fotografimit. Kësaj i shtojmë edhe fotografitë të cilat i dërgojmë ose na vien përmes Viber, WatsApp e aplikacione tjera qoftë të celularëve, qoftë të kompjuterit. I gjithë ky aktivitet i fotografimit e dërgim-pranimit të fotografive bën që fotografitë e njëjta të shumëfishohen në kompjuter. Ja një zgjidhje të problemit, për ata të cilët kanë dëshirë të pastrojnë këtë rrëmujë në mënyrë që të dinë saktë sa fotografi kanë dhe se këto fotografi assesi nuk duan t’i humbin.

  1. Për të gjetur fotografitë e dyfishta në mënyrë automatike shkarkoni softuerin DupDetector i cili është falas dhe shumë efikas.
  2. Instaloni aplikacionin (versioni momental nuk instalon asgjë fshehtas, kështu që mund të klikoni vetëm “next” dhe të mbaroni instalimin.
  3. Hapeni programin e instaluar i cili në hapjen e parë duket si më poshtë:
    dupDetector1
  4. Tek dritarja e parë përzgjidhni metodën e krahasimit. Si mundësi bazë aplikacioni ka funksionin e parë “Krahaso të gjitha fotografitë përbrenda dosjes primare”
  5. Kalo tek “Get data” për për përzgjedhur dosjen që ju përzgjidhni sipas dëshirës. Pra, ju mund të përzgjidhni një dosje duke pasur mundësinë të përfshini edhe nëndosjet të cilat përmban ajo dosje dhe kjo mundësi lexon të gjitha fotografitë. Ky hap mund të merr ca kohë, varësisht nga madhësia e dosjes.
    dupDetector2
  6. Kaloni tek “Find dups” dhe përcaktoni përqindjen e dallimit mes fotove që doni të krahasoni. Nëse dëshironi të grisni edhe fotot e ngjashme atëherë mund të rrisni dallimin mes përqindjeve, përndryshe përqindja standarde është në rregull. Shtypni “Find dups” si në foton më poshtë:
    dupDetector3
  7. Hapi (6) do të zgjasë varësisht sa foto keni në dosje. dhe varësisht nga karakteristikat të cilat përzgjidhni për krahasim. Karakteristikat për krahasim mund t’i përcaktoni duke klikuar tek “Setup…” si në foton më sipër. Por kontrollimi i fotove bëhet shumë shpejtë.
    dupDetector4
  8. Së fundi, kaloni “View dups” për të parë fotot e dyfishta ose/edhe të ngjashme dhe për të grisur ato që nuk i doni. Sigurisht që nëse nuk dëshironi të grisni ndonjë ngra fotot mund t’i tejkaloni ato.
    dupDetector5

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakShembull i një letre autorizimi
Artikulli tjetërJeta virtuale dhe virtualiteti real
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *