Si t’i rris shpejtësinë Google Chrome?

0

Autor: Skender Mustafi

Kur për herë instalova Google Chrome, vërtetë ishte softuer mahnitës. Shfletuesi hapej “akoma pa klikuar” mbi ikonë. Madje edhe faqet e internetit hapeshin shumë shpejtë. Deklarata e më sipërme na është ngulitur shumicës nga ne në kokë. Dhe me të vërtetë pas instalimit Chrome është shumë i shpejtë. Ajo që ne harrojmë në këtë rast është se ne me kohë e mbushim Chrome dhe nga një shfletues e shndërrojmë në një mjet multifunksional dhe në një shportë mbeturinash dhe kjo ndikon në ngadalësimin e shfletuesit. Më poshtë kam radhitur x veprime të cilat mund të shfrytëzohen për të shpejtuar Chrome. Ose më mirë të them për t’i kthyer freskinë e mëhershme këtij shfletuesi.

1. Ç’aktivizoni “plugins”-ët

chrome Plugins
Kaloni tek pjesa e shfletuesit ku shkruani adresat e faqeve të internetit dhe shkruani chrome://plugins. Tek dritarja e posa hapur ç’aktivizoni të gjithë plugins për të cilët zakonisht nuk keni nevojë. Kuptohet që këto plugins në rast nevoje mund të aktivizohen përsëri. Ç’aktivizimi i plugins-ëve ndikon në rritjen e shpejtësisë së veprimit të shfletuesit për shkak të mos ekzistimit të nevojës për kontrollimin e tyre nga proceset. Sidoqoftë, nëse dëshironi më shumë informacione mbi plugins, tek dritarja e posa hapur në anën e djathtë sipër mund të klikoni mbi ikonën me plus ( + ).

2. Ç’aktivizoni ose grisni shtesat (extensions)

chrome extensions
Kaloni tek pjesa e shfletuesit ku shkruani adresat e faqeve të internetit dhe shkruani chrome://extensions. Tek dritarja e posa hapur mund t’i ç’aktivizoni të gjitha shtesat për të cilat nuk keni nevojë çdo herë ose çdo ditë ose madje mund t’i grisni ato shtesa të cilat i shfrytëzoni shumë rrallë. E mira është se kur keni nevojë për këto shtesa, thjeshtë mund t’i instaloni shpejtë dhe lehtë. (Kurse nëse nuk dëshironi të harroni këto shtesa, atëherë i shtoni tek lista e nyjeve të pëlqyera (Favorite) përmes shkurtesës Ctrl + D ose përmes klikimit të yllit në anën e djathtë sipër.) Vini re: Ç’aktivizimi i shtesave bëhet duke shtypur kutizën dhe duke zbrazur atë, kurse duke shtypur shportën e mbeturinave shtesa largohet tërësisht nga Google Chrome.

Për më shumë, për dallim nga “plugins” të cilat janë aplikacione të palës së tretë dhe që shfrytëzohen për më shumë se një shfletues, shtesat (extensions) të cilat paraqiten në listën e dritares së posa hapur janë të programuara posaçërisht për Chrome.

3. Patroni depon e fjeshtë (cache)

chrome clear cache
Depoja e fshehtë e skedave të ruajtura (anglish: cache) është dosja në kompjuterin tuaj ku ruhen skeda të ndryshme nga faqet e vizituara në internet të cila ndihmojnë shpejtimin e hapjes së faqeve. Kjo depo është shumë me vlerë kur kemi të bëjmë me vizitën e faqeve të njëjta shpesh herë, por meqë çdo ditë përveç faqeve të njëjta ne vizitojmë edhe shumë faqe tjera të ndryshme, është shumë mirë që këtë depo të e zbrazim. Një depo e mbushur pas një periudhe të gjatë do të thotë punë për shfletuesin për të lexuar skedat e duhura gjatë vizitës së faqeve të ndryshme. Më e preferuar është që çdo herë pas një periudhe të caktuar të bëhet zbratja e depos, le të themi varësisht nga intenziviteti i vizitave tuaja në internet, çdo 2-3 javë.

Për të kaluar tek dritarja për pastrimin e depos shtypni në tastierë Ctrl + Shift + Del.

4. Kalo incognito

chrome incognito
Incognito është një mundësi të cilën ofron Google Chrome e që pamundëson përcjelljen e veprimeve tuaja gjatë vizitës së faqeve të internetit, nuk mbahen shënime rreth shkarkimeve tuaja si dhe “cookies” grisen pas mbylljes së faqes. Njëkohësisht kalimi në këtë gjendje ndikon në hapjen më të shpejtë të faqeve të internetit.

Për të kaluar në “Incognito” shtypni në tastierë: Ctrl + Shift + N

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprak10 ueb tablloidë me thënie interesante
Artikulli tjetërTëhuajsimi i kurbetçiut
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *